DESHMIA tronditëse/ Diana merrte ende frymë, ambulanca u vonua 30 minuta

2 Gusht 2013, 11:39Kronika TEMA

Shpesh thuhet se shumë jetë njerëzish në Shqipëri do ishin shpëtuar nëse ambulanca mbërrin në kohë.

Një dëshmi tronditëse që vjen pas ngjarjes së Vlorës tregon se si Diana Ademi, një nga viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie, vazhdonte të merrte frymë, por ambulanca u vonua për 30 minuta. Madje edhe kur erdhi, nuk e mori atë, por mori dy viktimat e tjera.

Anada, një nga dëshmitaret okulare, rrëfen për GSH këtë moment tmerri.

“Unë kisha shkuar si çdo ditë me disa shoqe të miat në plazhin tek “Kalaja”. Gjithçka ndodhi ishte e papritur. Dëgjuam të shtëna, por fillimisht mendova se ishin fishekzjarrë, po kur kthej kokën shoh që të gjithë po vraponin të tmerruar. Aty e kuptova ç’po ndodhte. Filloi një breshëri plumbash dhe nuk dinim nga të shkonim, ku të fshiheshim.

Sipas zhurmës që dëgjova, të shtënat dukej se vinin nga shkallët. Pasi mbaroi breshëria e parë, filloi një tjetër mbi të gjithë plazhin. Plumbat më erdhën tek këmbët. Pastaj prapë një ndalesë dhe prapë një breshëri e tretë. Më shumë u tremba për vëllain e vogël, të cilin po e mbuloja me trupin tim.

Kur u duk se çdo gjë mbaroi, njerëzit filluan të vraponin të largoheshin dhe unë po vrapoja të gjeja kushërirën time, e cila ishte në breg të detit, afër Serdit të plagosur. Po bërtisnim për ndihmë po askush nuk e kthente kokën. Kur u ngjitëm të largoheshim, aty tek një shezlong afër ishte një grua e shtrirë me fytyrë nga dielli, vetëm. Unë u çudita dhe mendova mos po flinte. U afrova, kur pashë që ajo ishte e plagosur me plumb afër veshit. U tmerrova!!! Fillova të kërkoja ndonjë të afërm të saj, po s’kishte asnjëri.

E morëm, disa çuna e ngjitën lart dhe unë u përqendrova më shumë tek ajo. Nuk e di pse iu afrova dhe ajo merrte frymë. Kraharori i hidhej përpjetë. Ambulanca u vonua 30 minuta ose më shumë dhe kur erdhën morën 2 të plagosurit e tjerë pasi nuk kishte vend.

Unë u mundova ta ndihmoja atë gruan, po çfarë mund të bëja?! Policia ishte aty dhe nuk e merrte. Pak më vonë iu afrova dhe njëherë asaj ti matja pulsin. Aty e pashë që ajo vdiq. U tmerrova…nuk di ç’të them. Pastaj e mori ambulanca, ndërsa ne na mori policia për të dëshmuar. Kemi ndenjur atje deri vonë. Çfarë të them më tepër, ky ishte tmerri i asaj dite. Falenderoj Zotin që jemi gjallë”./ep

44 komente në “DESHMIA tronditëse/ Diana merrte ende frymë, ambulanca u vonua 30 minuta”

  1. Dean says:

    Ouuu,lesh,lesh ju me lajme te tilla.
    Akoma me ate muhabet,a thua se ne Bote s’ka ndodh asgje qysh prej asaj dite.

    1. anonimi says:

      Faktikisht eshte nje lajm i trishte por edhe me te trishtueshme jane faktet qe edhe sikur ambulanca te kishte ardhur ne kohe asaj perseri nuk do te mund ti ishte shpetuar jeta . Kjo pasi autoambulancat tona nuk kane kushtin dhe mjetin me minimal per nje reanimim(ndihme per te jetuar nepermjet aparatuarave kjo e mundesuar fillimisht nga mbajtja ne jete e pacientit nga ndihma e mjekut si masazhi i zemres dhe frymemarrja artificiale) edhe shumica e mjekeve qe sherbejne ne ato autoambulanca nuk zoterojne aftesi profesionale per nje reanimim te nje te semuri ne gjendje kritike. Kjo sigurisht qe nuk eshte per fajin e tyre( as timin, pasi edhe une jam nje nder ta)por per fajin e nje shkolle bastarde Mjekesie qe ka Shqiperia qe nuk te mundeson te mesosh as ndihmen e shpejte te pakten ta praktikosh se per te lexuar neper libra mund ta bejne te gjithe nuk eshte e thene qe duhet te jesh mjek.Per te mos shkuar me tej pastaj qe te diskutohet qe autoambulanca duhet te mberrije brenda 5 deri ne 10 min dhe per kete kohe jane pergjegjes te gjithe njerezit qe ndodhen aty prane (ehe pse nuk jane mjek) per te ofruar ndihmen e pare deri sa te mberrijne mjeket e ndihmes se shpejte pra AUTOAMBULANCA, edhe neper qendra me frkuentim te larte te njerezve sic jane edhe plazhet duhet te kete ne afersi paijse qe bejne te mundur rikthimin ne jete te njeriut kur pushon zemra ata qe quhen Defibrilatore ose DEFI, te pakten ata njerez qe kane marre nje patente makine jashte shtetit dhe kane bere kursin e ndihmes se shpejte e kane pare kete paisje, kurse mjeket ne shqiperi nuk kane mundesi ta shikojne te gjithe e jo me ta perdorin.

    2. Tironci says:

      dean mos e dhente Zoti te jesh prane dikujt qe jep shpirt, te kalon krejt jeta para syve, sheh vdekjen tek merr jeten e dikujt si pa te keq… e them nga pervoja…por kujt ja them.

      1. Dean says:

        Tironci,jam 100% dakord me ty dhe,dua ta injorosh komentin e mesiperm,pasi nuk ka te beje me rastin ne fjale.Gjithashtu,me vjen shume keq per c’a ke perjetuar ne 1 moment te jetes tate.Nuk ja uroj askujt.
        dhe sikur thote 1 shprehje Angleze:C’a nuk te vret,te ben me te forte.Keshtu edhe puna me ate qe ke perjetuar ti.
        Gjith te mirat.

    3. shkodrani-londer says:

      a ka redaktore kjo gazete apo i nxirrni lajmet pa i kontrolluar, car lesh lajmesh jepni aman. po mirrte fryme para se te vdiste.

      Qenka vonuar ambulanca – tani e ka fajin ambulanca dhe ai qe qelloi.

      Lajme – pjerdhi kali ne der te hanit…..

      edhe gjinit i ka pjell lopa 3 vica. Vici i pare doli para 2 te tjerve, dhe vici i fundit doli i treti.

      Ky nuk eshte lajm per publikun dhe per me keq mund te sjelle vetem trishtim per te afermit e te ndjeres.

      Gazetare pa shkolle te mesme se te larten e kane be tek kristali

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Njerezit s’kan buk me ngrene, kurse ju diskotoni Diana qe nu jeton me. Fuck that.

    1. dorela says:

      Te drejte ke shoku..njerezit s’kane buke po nuk u duhet vetem buka u duhet edhe ambulanca. E meqe deri tani ketu vdes per mos eficense te sherbimti te paramedit e spitalor ia vlen ti theksohen keto probleme me shpresen qe te korrigjohen gabimet. Vetem ketu ke ne mileti mendojne akoma per buke e jeta njeriut eshte gjeja me me pak vlere. Buke buke po njeriu nuk rron vec per nje cope buke…

    2. Korabi says:

      Ore sa e ke IQ ti, 60? Robi vdiq per mungese profesionalizmi nga ambulancieret ti thua “fuck that”. Ndoshta truri yt i vogel nuk peshon dot se sa e rende eshte ajo qe ka ndodhur. Po ske faj ti fajin e kane doktorret qe te lene ty ne internet.

    3. x says:

      Kurr mos pac buke me henger o injorant qe e ke menjen ke buka,komento rreth temes se artikullit se sje ke furra bukes ktu!

  3. Nikiu says:

    Per parafolesit, njerezit duhet te sensibilizohen qe te dijne se si te veprojne ne situata te tilla. Njerez si ju e kane lene kete vend prapa, ju jeni te destinuar ta riperserisni hitorine per shkak te memorjes tuaj prej peshku, qe pas 3 ditesh ju dukerkan lajme bajate…

    1. Dean says:

      E ke ne terezi ti mer plako.Ti je viktime e gazetave me thashetheme.
      Kjo histori nuk ka te beje fare me Shqiperine.
      U rrezua 1 autobus me Studente ne Himare dhe per kuriozitet po e ndiqja me vemendje SKY News,gjith diten.As qe e rruajte pallen fare.As si lajm nuk e dhane,lene mo me u ”mallengjy”.
      Po ne pse duhet ta rruajm per ata?Kaq inferior te jemi??
      Kjo eshte jeta.Ca lindin,ca vdesin.

      1. skelari migrues says:

        Dino, njeriu perpiqet qe ti ule probabilitetin e vdekjes vetes, aty ku ka mundesi…quhet standart dhe qytetari. Qellimi i shkrimit nuk eshte te shaje perendine, apo kanalet e lajmeve, por te tregoje (per aq sa mund te jete e vertete), qe me pak perpjekje per permiresim standartesh, te ulim probabilitetin e vdekjeve aksidentale. Uroj te mos humbesh ndonje te aferm nga ndonje budallallik, apo neglizhence, qe te behesh me i duruar me hallet e te tjereve…

        1. Dean says:

          Skelarak i emigruar,eshte faji im,pasi komenti nuk ka te bej fare me artikullin e mesiperm.
          Jam dakord me c’ a shkruan ti.

      2. Nikiu says:

        Nuk e di se cfare burimi informacioni eshte Sky News pasi une si Shqiptar ne Shqiperi, nese dua te shoh se c’thote bota per ne, ndjek kanale prestigjoze si BBC, CNN, Retuers etj. Te garantoj qe te gjitha e kane trajtuar si lajm, sadopak. Ajo mbetet nje tragjedi e brendshme dhe na perket neve ta analizojme deri ne detaj, jo botes. Njerezit duhet ta mesojne se perse humbi nje jete, cfare impakti pati ajo jete te njerezit qe la pas etj etj. Keto detaje na bejne te mendohemi me shume se dy here per pasojat e veprimeve tona…

      3. Korabi says:

        Ore Dean, behet fjale per ate gruan qe vdiq ne Vlore dhe jo per Lady Dianen se me duket po e ngaterron. Lexo artikullin ose te pakten shih foton ilustruese nga plazhi ku ndodhen vrasjet. Shko pi noi birre plako se eshte dhe vape.

      4. Wendy says:

        @Dean
        Hahahahaha Lady Diana u rrezua ne Himare,thote ky Korabi!

        1. Korabi says:

          Kush te jep me pi ty Wendi? Kushdo qofte ai ben shume gabim, se shih rezultatin.
          Deani ka ngaterruar Dianen se duket qarte nga postimet e tij kur e trajton vdekjen e “Dianes” si te huaj plus qe tek postimi i pare thote qe ka shume kohe qe ka ndodhur , nderkohe Diana per te cilen po flasim eshte shqiptare dhe vdiq ne Vlore para 3 ditesh.

    2. inspektori says:

      Kete desha t’ju them edhe une po e paske thene para meje. Nuk ka pasur faj Saliu qe ka sunduar 22 vjet pa i hyre ferre ne kembe kur sheh keto komente te uleta qe e shohin jeten e robit si statistike. Ky popull bageti eshte kultivuar me mungesen e kompasionit dhe te harreses dhe eshte i destinuar qe te perserise gabimet e meparshme se s’ka ndergjegje dhe harron shpejt. Per momentin vjellin vrer duke u munduar t’ju lene fajin gjoja “malokerise” nderkohe qe me vone del natyra e tyre vertete e mosperfilljes qe ne fund te fundit eshte si motoja e atij qe e shajne kaq shume dmth e Saliut qe thote “pas meje le te behet qameti”. Po kur ka bere ndonjehere ndonje gje me mend ky popull bageti? Nuk behen gjerat me zor.

  4. era says:

    Per 2 parafolesit legena qe kujtojne se njerezit jane pula,o legena kane vdekur njerez te pafajshem sepse ndihma e shpejte ka ardhur pas gjysem ore .A nuk e kuptoni o te mbaruar se ka vdekur motra apo nena e dikujt e cila edhe mund te shpetohej? Ky eshte mentaliteti i degjeneruar shqipetar,per sa kohe nuk me ndodh gje mua fuck te tjeret,duke e haruar se neser mund te jete radha e njerit prej nesh.

  5. juli says:

    si eshte e mundur qe akoma ne bote te kete njerez kaq pak te dhimbshem sa keta qe kane shkruar me lart.edhe nje jete njerezore qe humb jeten eshte nje humbje per te gjithe ne ,aq me shume per nje grua te pafaqshme qe kish ardhur me pushime pas nje viti pune ne mergim.turp qe gjera te tilla degjohen akoma ,dhe shpresoj qe ata qe kane kryer kete krim te vene ne burg te perjetshem.
    ngushellimet me te sinqerta gjithe familjes se dianes.

  6. Bardhi says:

    Nje popull qe ka komentues si shumica e e ktyre qe komentuan me larte,do te vdes si delet ne stan,atje ku nuk as veteriner.jemi nje popull qe per koke banori mbajm vendin e parte ne bote per krime dhe ate shumica e krimeve jane te nivelit me te ult,dhunime,krime ne familje,plaqkitje,vjedhje me dhune e cka jo tjeter.dhe po ky popull mbush gojen demokraci ne cdo hap,ky popull s’punon gje dhe i kerkon te gjitha t’mirat.Mos harroni se cdo popull ka at fat qe meriton dhe ate qeveri qe zgjedh vet.nuk ka perspektive ne trojet shqiptare nese nuk del ndonje revolucionar me ndjenja kombtare,me vra e me pre(fatkeqesisht)agjente te sherbimeve te huaj,qe jan te shumt ne Shqiperine ton,dhe te vendos nje sistem gjysem diktatorial per nje kohe.Pas disa vitesh do ti thurret lavdi(prap fatkeqesisht) Enver Hoxhes qe s’ka lejuar te dali jasht Shqiperie jashtqitja shqiptare dhe te na dij bota c’pis rrace jemi.
    Eh medet,si vraponim pas Nanes Parti e Shokut Enver!Tani pas demokracise!!!

  7. elinor says:

    Lexoja shpesh nje D. Ademi qe komentonte ketu. Me c’mbaj mend ajo ishte teper e sakte ne komentet e saj. Kam frike se eshte pikerisht ajo. Njeriu ndjen dhimbje per cilindo qe iken ne menyre kaq te pakuptimte por aq me teper nje person te cilen e kemi pasur pjese te debateve virtuale ne kete forum.
    Dean, je llastuar teper keto kohet e fundit dhe dukesh si nje kalama i vogel qe sillet keq ngaqe kerkon vemendje. Mos je dashurruar a gje? Pse kaq insensitiv more rob zoti??

    1. inspektori says:

      Mendoj qe Nuredini nuk e ka lexuar artikullin fare dhe ka menduar se eshte Diana e Anglise.

    2. Dean says:

      E verteta,o elinor,eshte se kam fol pa e lexuar artikullin,pasi qysh ne titull kam kujtuar se ishte per Dianen e Anglise dhe sa here qe lexoj tituj te tille bombastik i shmangem leximit te artikullit,pasi eshte kohe e humbur dhe nuk dua qe t’i kushtoj as1 minute vemendje lajmeve te kesaj natyre.
      Sidoqofte,pavarsisht se ne kete menyre robi mbron vetveten nga lajmet e kota,pasi lajme te kesaj natyre jane 1 Agresion i vertet per individin,kjo te con edhe te besh komente krejt pa lidhje dhe te ben qesharak,sikur ne rastin e komentit tim.E pranoj gabimin tim dhe u kerkoj Falje gjith komentuesve qe me te drejte kane komentuar kunder meje,pasi edhe une do kisha reaguar ne te njejten menyre.
      Ndersa per Dianen,si dhe per 2 viktimat e tjera,uroj nga zemra qe tani te prehet/n ne Paqe ne Parajsen e Zotit.
      Ndersa per sherbimin shendetsor ne Shqiperi,mos te rente ne pjese se te gjith e dime se sa sketerre eshte.
      Ngushullime edhe familjareve te viktimave.

      1. Wendy says:

        @Dean
        Edhe une keshtu mendova kur e pashe titullin por kur pashe edhe fotografine u binda twice qe ishte per Lady Dianen sepse mu si ne Trafalgar Square ndersa cadrat e kuqe si flamuj angleze,prandaj S’kane ndonje gje te keqe keta nuk kane pse revoltohen.

        1. Dean says:

          Pikerisht,Wendy.Pervec efektit viziv,une kam lexuar para disa javesh,titullin e 1 artikulli,ne 1 gazete Angleze online,nuk me kujtohet cila,se Diana kishte qene e gjalle pas asidentit ……..etj.,dhe e bera lidhjen menjehere,pa u menduar fare.
          Ndersa me “elinorin” kemi te tjera “divergjenca”.
          E ka fiksim te me kapi “mat”.

          1. elinor says:

            Dean, ne fakt dikush tjeter po te thoshte qe nuk eshte per Dianen e Anglise por mendova se mos e kane me tallje. Nuk me shkonte mendja kurre se titulli mund te ngaterrohej me princeshe Dianen. Jam i bindur se gazetari do i referohej asaj me titullin ‘princeshe’, jo me emer te pare si me pase mbaru maturen me ate.
            Nejse, thjeshte u cudita se si ti mund te tregoheshe aq indiferent ndaj nje ngjarjeje te tille. Me c’kam vu re ketu nuk me eshte duke se dicka e tille eshte ne karakterin tend, aq me teper ne drejtim te femrave. Ti vetem me verioret e ke inatin, megjithse e kam vu re se te pelqen pak kjo vajzukja me siper. Sa per dijeni, shkadrone e ke, veriore dmth. A e shef se si te del zot, aq sa “i duket” ai beton ne foto dhe ato shkalla primitive sikur jane ne Angli…..te Bathores.
            Nejse, ma merr mendja se te gjithe e pranojne ndjesen tende.
            Meqe jemi tek lajmi, nuk e di per ty por une jam i bindur se kjo zonja Ademi eshte ajo qe komentonte ketu. Me c’tregonte ajo nuk jetonte ne Shqiperi dhe nga komentet dukej se ishte nje zonje e vertete. Me duket sikur ka vdekur dikush qe e njihja nga afer.

            1. Dean says:

              S’e kam inatin me verioret,por me maloket e trash.Me te gjith ata qe e kan sulmuar Jugun per ta “cliruar” nga “greket”.
              Edhe ti verior je,dhe e di shume mire se nuk kam asgje me ty.
              Ndersa sa per viktimen,c’a do te themi,asgje nuk e sjell dot mbrapa.Po te jete ajo qe mendon ti,eshte me tragjike akoma,pasi duket se Shqiperia eshte “dashuria” qe vret.Eshte llogjike te vritesh nga urrejtja,por eshte ironi e gjalle te te vrasi vendi yt te cilin e ke dashur aq shume.

          2. Wendy says:

            [email protected] djali eshte prape kjo eshte wendy qe me do te miren,une kendej ajo andej,une andej ajo kendej!!!
            Por qe te jap mendimin tim sinqerisht,edhe mua mu duken ne pamje te pare ato cadrat si flamuj angles derisa e lexova me kujdes titullin.KLm

  8. ikandeja says:

    Kur lexon lajme te tilla, me duket sikur asgje ska ndryshuar ne keto 20 vjet..

    1. enea says:

      Jeni gabim, kur lexon lajme te tilla eshte e sigurt qe ne keto 20 vjet gjithcka ka shkuar per keq.

  9. Pushues diten e masakres says:

    Une kam qene te Uji I Ftohte ne Vlore kur ka ndodhur ngjarja dhe kam pare ambulancen te bllokuar ne trafikun e krijuar nga nje makine e parkuar keq. Policia ka kerkuar per afro 20 minuta shoferin, I cili i shifte nga lokali dhe nuk afrohej. Shoferi levizi makine pasi erdhi karrotreci. Poiicia nuk mori asnje mase ndaj shoferit qe kishte bllokuar rrugen.

    1. mirel says:

      Ka vend per ta rrasur shoferin brenda ne burg.
      Fshati digjet k. krihet i thone kesaj.

      1. Korabi says:

        Kush ta fusi te vdekurit? Ne boten e qyteteruar ai qe ka bllokuar rrugen do hynte ne burg per vrasje nga pakujdesia dhe do i kishte bere te pakten 5 vjet burg. Por ne jemi ne Albanistan dhe kjo nuk ndodh, ne krye te prokurorise kemi nje dhalle te thartuar, qe e vuri Saliu pikerisht per te mos bere asgje.

  10. tmerr says:

    @ Dean, @Berisha dhe Basha…, eshte shume fatkeqsi te shikosh se si jeni imunizuar komplet nga te ndjerit dhimbje per te tjeret.

    po, shume gjera te tjera kane ndodhur keto dite sepse njerezit harrojne cfare ju ndodhi edhe nje ore me pare me shpresen naive se nuk do ndodhi prape., ashtu sic harruan shqiptaret krimet e enverit, saliut…

    shqiptaret kane nevoje per pak CPR-COMPASSION,PASSION AND RESPONSIBILITY!

  11. Eno says:

    Po atehere cthone kot qe i vrau rikosheta, ata paskan qelluar mbi plazhistet

  12. robi says:

    tek ne jeta vlersohet – nuk cmohet aspak.

    Nuk kemi ende shtet – perderisa zgjedhim idiotet ne krye – te pakten ta kuptojme me ne fund se nga vjen e keqja.

  13. Ne vitet e 70ta , kur vazhdoja shkollen e larte me korrespondence , por dhe nga informacionet politike qe organizoheshin ne c’do qender pune apo edukimi , ndigjonim dhe lexonim se , “demokracia borgjeze eshte DEMOKRACI FALCO” . Eshte e vertete se po aq falco ,sa ishte vet komunizmi i aplikuar ne SHqiperi , eshte edhe kjo DEMOKRACIA “Berishjane” sot . Kale karroce , do ishte fjala me e paket qe duhet te thuhet per kete kryeminister ne ikje , te cilit kure me , mos ja pafshim fytyren e rrudhosur nga marazi se si te sajoje genjeshtra per ta paraqitur veheten si shpetimtari i njerezve , prej te keqes komuniste . QUDITEM , A nuk u mjaftuan keto fakte atyre votuesve , sigurisht qe kesaj rradhe ishin shume pak , se , kur nje pjese e njerezve kryesisht njerezit e pushtetit dhe nga ata afer pushtetit , levizin me makina 50 mije e me shume EUROSH , KURSE MJETET E SHERBIMIT TE URGJENCES QE KUSHTOJNE SHUME ME PAK , u mungojne spitaleve . Nuk e dime se sa do i qendroje dklerates se saj zonja ARTA DADE ,se po nuk u fut ne burg Sali Berisha ajo do e dorzonte mandatin . Kjo duhet bere me deomos EDHE NGA DEPUTETET E TJERE ,ne menyre qe ne vitet ne vazhdim SHQIPERIA TE shmang ardhjen ne qeverisje te elementeve te tille qe mendojne me shume per garantimin e karrjeres se tyre , se sa per zgjidhjen e halleve qe ka vendi per cdo dite . Shmbuj te modeleve te mira te demokracive perendimore po shofim per dite ,siq po bene shteti demokratik italian me ish kryeministrin Berluskoni , siq ka ndodhur me ministra ne GJermani , apo ne te tjera vende me demokraci te avancuar . Le te shpresojme tek qeveria e re e projektuar nga zoti RAMA .

    1. KERCOVARI says:

      ore hani mut sa te deni se as BERISHA as PD-ja as RAMA me PS-en apo demokracia e qka dij une apo me mir JU, kan faj, per krimet qe ndodhin… krime ka ku do edhe ne europ po edhe ma keq se ne shqiperi, ne vendet perendimore te vrasin e as 5 vjet burg nuk i bejn.

      boll o komunista hengret per berishen e per pd, do te ja shofim rames tani.
      VIVA RAMA va paloft aj tani

      tung

  14. dritani says:

    U gjet edhe fajtori i vertete! Shoferi i ambulances.
    Ky eshte shtet dhe kjo eshte gazetari investigative.

    1. enea says:

      Jo, nuk eshte ky qellimi i shkrimit, por shkrimi te thote qe pergjigjia ndaj te lenduarve, te plagosurve eshte zeeeeeeerrrrrrrroooooooooo.

      Shkrimi nuk hedh faj mbi shoferin, por me mungesen totale te cdo infrasktukture.
      Se po te ishte Shqiperia nje vend civil, ajo vajze edhe mund te kish shpetuar. 30 min vetem ne xhunglen e afrikes ndodh.

  15. lali says:

    Diana, 16 vite pa ardhur në Vlorë, u vra, nga nje koqe e Vlores e kafsh me fytyr njeriu”,kafshat qe nuk pertypet per turistet”Shqiptar nga emigracioni qe e duan Vloren .Duam te ndegjojme Shpetim Gjiken dhe komentin e tij.Spitalet e anbulancat tashme dihen mos paç nevoj per to,se je i vdekur.Atehere pse i paguani keta bashibozuke.Taksat pse i mblidhni kur nuk ofroni sherbimet ne kohen e duhur,e tje.Varroset në Babicë të Vlorës emigrantja 53-vjeçare Diana Ademi ngushellime familjes…

  16. kel ukaj says:

    I dashur “anonim” ke shume te drejte. Nuk njoh shume vende, por njoh mire Veriun e Italise. Ne zona turistike, bregdet e liqene jo 30 minuta por as 60 sekonda e arrin ndihma e shpejte. Jo vetem jane te disiplinuara gjerat e ne funksion permanent por edhe deti e liqeni jane te limituara ku lahen njerzit ku hyjne skafet e vegjell etj etj. Jane persona te pergaditur per te shpetuar njerzit qe rrezikojne te mbyten ne uje. Ne vendet turistike ka edhe pista per elikopterret qe jane te shumta. Nuk mund ta imagjinoje nje mjek shqiptar se me çfare shpejtesie vehet ne levizje shteti, makina e ndihmes se shpejte etj etj. Eshte me te vertete impresionante. Se do te ndodhte nje gje e tille ne Italine e Veriut (nuk flas per Jugun mafioz) shume persona te mjekesise do te merreshin nen pergjegjesi penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje