Vëllai i Dallëndyshes: Motra dyshonte për tradhti, s’më tregonte për dhunën

7 Gusht 2013, 11:53Kronika TEMA

Xhevahir Fejzo, vëllai i Dallëndyshe Jazxhisë, që u ekzekutua nga i shoqi Edmiri pak ditë më parë, thotë se ajo nuk i ka treguar për dhunën.

“Vetëm gruas sime i kishte treguar. I kishte thënë që ka një hall shumë të madh, probleme me burrin, por i ishte lutur që ne vëllezërve të mos na thoshte asgjë. I kishte treguar time shoqeje edhe për dyshimet që ajo kishte se Edmiri mund të kishe ndonjë lidhje jashtëmartesore. Por, nga ana tjetër, kishte frikë të kërkonte divorcin. Përveç frikës se mos dëmtonte fëmijët, e kishte edhe disi të theksuar mentalitetin se çfarë do të thonë njerëzit. Gruaja ime i kishte thënë që për këtë s’kishte pse të shqetësohej, se fëmijët tani ishin të rritur dhe për më tepër ata do ta kuptonin. Janë ndarë çifte me 5 fëmijë e më shumë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Por, ajo siç duket nuk donte të divorcohej,” thotë Fejzo për gazetën Panorama.

I pyetur se përse mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë, Fejzo thotë: “Të paktën sipas logjikës sime, gjithçka ka ndodhur nga mosmarrëveshjet. Ata kanë pasur prej shumë kohësh grindje, mosmarrëveshje. Prej vitesh nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Dhe gjithmonë shkak për grindjet e tyre ka qenë bërë pija. Ai ka  pirë gjithmonë. Me sa di unë, probleme të tjera nuk kanë pasur. Fëmijët nuk u kanë sjellë shqetësime kurrë, sepse si vajza, si djali kanë qenë fëmijë shembullorë. Vetëm sa u bëheshin krah prindërve të tyre, në asnjë rast nuk u kanë shkaktuar probleme”.

Fejzo thekson se nëse ai do e dinte për këtë situatë, do e merrte motrën në shtëpi dhe do i kishte shpëtuar jetën.

I pyetur nëse Edmiri pinte alkool, Fejzo thotë: “Po, po edhe më përpara. Unë kështu e mbaj mend gjithmonë. Madje, unë kam 6 vjet që nuk kam pasur asnjë komunikim me dhëndrin vetëm për këtë arsye. Sepse pinte dhe i sillte shqetësime sime motre. Por, kohët e fundit kishte filluar të pinte edhe më shumë. Tani mësova se ishte bërë edhe i dhunshëm. Unë këtë nuk e dija. Nuk e dija që ai vinte dorë mbi Dallëndyshen, se nuk do e kisha lejuar në asnjë mënyrë”./ep

17 komente në “Vëllai i Dallëndyshes: Motra dyshonte për tradhti, s’më tregonte për dhunën”

  1. elinor says:

    “Po ta dija qe e dhunonte nuk do e kisha lejuar!”
    Duket ky qe eshte kungfu-ist! Gruaja ta ka fajin qe “nuk” te ka treguar.

    1. jimmi says:

      kjo eshte kultura albanezit 10000000000 vite mbrapa koncepti i jeteses alkol bixhoze kurva edhe perfundimi vrasje keshtu perfundofshin qe te gjithe injorantet e ketije kombi se shteti nuke e drejton moralin e cdo familje

  2. moisiu says:

    Elinor,me duket se kungfu qenke ti qe nuk paske pak dhemshuri njerzore ,tema nuk duhet te paraqese komentin e cdo personi,aq me teper qe jane ceshtje familjare,ai ndjen dhimbje per motren dhe shprehet per te lehtesuar brengen e tij.

    1. elinor says:

      Po pra, Moisiu, jam i sigurte qe ky ndjen shume dhimbje per motren por ka shume mundesi qe me teper dhimbje se ky ndjejme ne ketu. Te gjithe jemi trima mbas luftes. Kishte kaq vite qe e dhunonte te shoqen, e kishte kercenuar disa here qe do ta vriste, shkoi puna deri aty sa e shoqja te kerkonte mbrojtje nga gjykata, e shume te tjera……e shoqja e ketij e dinte por vetem ky nuk dinte gje!! Krejt e besueshme!

      1. Tironci says:

        mu kujtua historia e nje nene, e kish martuar vajzen, perri cupe 19 vjec, pas dy vitesh martese, i shoqi filloi ti hynte ndajak. vinte vajza e shkrete te prinderit e i ankohej, vellezerit dhe i ati i thonin aaa shko te burri, bindju burrit e budalliqe te tilla, nderkohe qe e ema i pergjerohej djemve dhe te shoqit ta mbanin vajzen ne shtepi dhe ta ndante burrin, por jo..nuk donin djemte dhe i shoqi, pas 2 vitesh te tjera i shoqi e mbyt vajzen dhe deklaron qe vrau veten, nderkohe qe policia arriti ne variantin origjinal qe i shoqi mbyti vajzen. rezultati, i shoqi beri 3 vite burg, dhe doli, sot jeton i lire. e ema e vajzes……. shkon cdo dite te varri i se bijes duke qare…. a ka dhimbje me te madhe se kjo? vellezerit dhe baballaret e nje vajze qe dhunohet nga i shoqi duhet te jene te paret qe te reagojne pa ndodhur me e keqja, sepse pasi ka ndodh e keqja…e vetmja gje qe mbetet eshte te hane m… e tyre dhe ta QEPIN ATE MUT HALE SE NA E SHPIFEN

        1. VESNA ROSSI says:

          Te lumte goja!

    2. klea says:

      jo more Moisi nuk eshte vetem ceshtje familjare rshte nje ceshtje e madhe eshoqerise shqiptare se po vriten grate nga burrat kaqole pijanece drogaxhinj dhe familja ben te paditurin te afermit bejne te paditurin dhe shoqeria duhet te ngreje zerin.Nena dhe gra shqiptare analizoni jeten tuaj dhe mesoni vajzat qe ne moshe te njome te hapin gojen dhe te dine te mbrojne veten e tyre se pari ne familje se te gjitha keto vijne nga ndjenja e nenshtrimit qe edukohet tek femrat qysh ne moshe fare te njome.

  3. ARUSHA says:

    DHE JU SHUME TE MENCUR E NDIHMUAT TE SHKONTE NE ATE BOTE ;BURRAT SHQIPTARE NUK DINE TE NDIHMOJNE NJERI , QOFTE SI BURRA ,QOFTE SI VELLEZER , SE E DUN VEHTE E TYRE SHUME DHE NUK JU PUNON LLOGJIKA DHE ANALIZA , SE NUK LEXOJNE LIBRA PER TU BERE BURRA TE DITUR DHE TE MENCUR DHE NE FUND VETEM VRISNI DHE SAKATONI FAMILIEN SHTETIN DHE KEDO QE JU KUNDERSHTON juve !

  4. - says:

    kesaj i thone m’ka cu nana me la gojen; vellai do te hiqet si vella.

    e motra kishte shkuar ne gjykate per tu ndare, ky thote kishin grindje.

  5. - says:

    bej shurren baces tani.

    familjaret ne shqiperi bejne sikur ndihmojne duke bere nje sy qorr dhe nje vesh shurdh se kane frike se mos ju shkon motra/vajza ne shtepi dhe duhet ta mbajne…

  6. mira says:

    Besoj qe gruaja nuk ka dashur ti fuse ne sherr vellezerit, ka patur hall e shkreta se mos therreshin, cte besh, e kaperceu me jeten e saj.

  7. luani lepur says:

    mire o xhezo vllai mire e ke ,, filuat si grate e liga , jo e dija jo se dija , ate e dinte gjithe lagja dhe nuk e dije ti si vlla ,, e dije qe pinte e te gjitha qe para 6 vjetesh dhe se dija qe e rrinte, ça behet kshu , po ti si vlla vete nuk interesoheshe ,,o kokeloqe ,,, ik pi ndonje gote per vete andej , pa leri ato je e dija jo se dija , jo se pashe jo s’me pane ….

  8. ?! says:

    bo noi i leke ky miku nga kto intrevistat qe jep?!

    pa e dija se dija eshte loje e vjeter. mora kalbet ne varr tani.

  9. gruaja says:

    nje keshille kam per te gjitha grate qe abuzohen nga burrat sidomos ato qe jane ne shqiperi- ai qe te qellon ose rreh nje here do e bej dhe njeqind here dhe ai qe kercenon e ka menduar prandaj mos rrini dhe prisni deri sa ta beje IKNI ME VRAP!

    fshihni leke menjane dhe merrni atobuzat ose tragetin dhe hikni…

    shteti dhe shoqeria i kane lene grate dhe femijet e shkrete ne meshire te fatit.

    1. Tironci says:

      TE IKIN NGA SYTE KEMBET AS FAMILJAREVE TE TYRE MOS U THONE SE KU JANE. TE SHPETOJNE KOKEN SE JETA E TYRE VLEN ME SHUME SE OPINIONI I DYNJASE QE VEC BEJNE SI LLAPAQENE NE VEND QE TE SHOHIN HALENE E TYRE

  10. elinor says:

    Ku te ikin o Tironci? Nuk kane se ku te mbyten. Shteti duhet te marre masa mbrojtese ndaj femrave dhe femijeve por ajo qe une mendoj se mund te behet me shume nga i gjithe komuniteti eshte ngritja e ndergjegjesimit ndaj dhunes ne familje. Per kete, fillimisht, ne cdo lagje a komune te vihen ne sherbim psikologe dhe sherbime te tjera sociale ku viktimat e dhunes te gjejne perkrahje morale. Gjithashtu, edhe policia duhet te kete njesi te vecanta qe te jene trajnuar te perballen me te tilla ceshtje. E si mund te behen te gjitha keto ne nje shtet qe eshte pertoke? Rritja e denimeve ndaj dhunes ne familje mund te ishte nje opsion megjithese kam shume pak shprese se ajo do te ndikonte sadopak ne uljen e rasteve te dhunimeve ne familje. Behet fjale per individe te deshperuar te cilet nuk e llogarisin as jeten e tyre, jo me te kene frike nga burgu.
    S’kemi c’bejme, grave do t’u duhet qe te rrijne urte e te durojne edhe per pak kohe. Te rregullohet pak politika dhe ekonomia dhe te gjitha sa thashe me siper vijne me vone.

  11. balzac says:

    Xhezo te keqen ty Dallendyshja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje