Mat/ Xhaxha e nip mbyten në një gropë uji

6 Gusht 2013, 10:57Kronika TEMA

Një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur sot në Macukull të Matit si pasojë e rënies në një gropë me ujë.

Policia në vëndgjarje konfirmon se gropa e ujit prej 8 metrash ka thithur xhaxhain Ramazan Pili dhe nipin 14 –vjecar.

Mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër, por pasi është zhdukur në ujra është zhytur dhe xhaxhai i tij, 52 vjeç, Ramazan Pili. Por as 52-vjeçari nuk ka arritur të dalë nga gropa e ujit që ka një thellësi prej 8 metrash.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe banorë të zonës të cilët po përpiqen të gjejnë trupat.

Mësohet se në Macukull gropat përmbajnë ujë me temperatura të ftohta dhe kjo për shkak të borës që shkrin me vonesë dhe klimës malore që ka ky vend. /A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje