Pesë kufoma në qytete të ndryshme të Shqipërisë brenda 24 orëve

3 Gusht 2013, 18:39Kronika TEMA

Pesë persona kanë gjetur vdekjen në zona të ndryshme të vendit në 24 orët e fundit.

Ditën e sotme një tjetër kufomë është gjetur në segmentin rrugor Burrel- Klos.

Policia bën të ditur se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur kalimtarë të rastit në afërsi të urës së Luses.

Sipas banorëve të zonës, gruaja rreth 40 vjeç, ka rënë nga lartësia, teksa mblidhte bimë mjekësore.

Kufoma e gruas ndodhet në morg, pasi nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë ditën e djeshme, një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal tek kodrat e qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, ndërsa viktima u identifikua si Servet Zavalani.

Sipas njoftimeve 60-vjeçari ishte shpallur i humbur nga qendra rezidenciale për të moshuarit në Korçë, pak ditë më parë, ku edhe jetonte.

Pas hetimeve, policia tha se viktima nuk kishte shenja dhune në trup, dhe vdekja e tij ka shkaqe natyrale.

Një tjetër ngjarje ndodhi mbrëmjen e djeshme një tjetër trup i pajetë u gjet në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.

Pasditen e djeshme në zonën e Dajtit është gjetur pa jetë një 17 vjeçar, që besohet se ka humbur jetën nga ataku në zemër.

Mbrëmjen e të premtes, një vajzë 7-vjeçare u gjet e vdekur në rrugë nga prindërit në Shkodër, pasi ishte aksidentuar nga një kamion.

Lajmifundit.com

4 komente në “Pesë kufoma në qytete të ndryshme të Shqipërisë brenda 24 orëve”

  1. Flamur Berdellima says:

    Na felliqe emrin o Flamur. Prinderit nuk do pagezojne me femijet e tyre me Emrin Flamur!
    Mallkuar qofsh!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html

  2. ardian says:

    ce kerkoni kot flamur noken do jet gjekundi duke i rene me dore,kerkoni kulicajn se ai e komondon kete ministri,vrasje dhe humbje jetesh me keq se ne meksike perpara thote njeri me te meta mendore ndofta i referohet bandave kriminale se ndryshe ska kuptim…

  3. Argita says:

    MALLKUAR QOFTE SALI VRASESI ME FAMILJEN E TIJ

  4. loro vlora says:

    Buletin lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje