Aksident në Durrës, vdes djali 10 vjeç, plagoset i ati

6 Gusht 2013, 14:09Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se nga aksidenti është plagosur rëndë edhe babai i fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezë të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një shtyllë betoni.

Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Shkak për aksidentin sipas tyre është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa ka shkatërruar mjetin, ndërsa djali 10-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se, trupin e drejtuesit të mjetit, i cili ishte rreth 30-vjeç, e kanë nxjerrë me vështirësi nga makina. Është dashur rreth 30 minuta që ta lëviznin nga vendi, duke sharruar derën kryesore.

Dy autoambulanca më pas kanë transportuar trupin e të atit në spitalin e Durrësit, ndërsa atë të djalit të tij në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./A.XH

12 komente në “Aksident në Durrës, vdes djali 10 vjeç, plagoset i ati”

  1. YETI says:

    Si ka mundesi per dite? Kush e ka rradhen neser?

  2. dritani says:

    Po nuk u lidhen femijet keto histori do te degjojme.
    Shteti nuk e ben punen e vet (polici qe duhet te gjobise shoferin) nderkohe qe ne vazhdojme te paguajme per gabimet e te papergjegjshmeve.
    Ky mender baba do te marre demshperblim per femijen nga shoqerite e sigurimeve, para qe dalin edhe nga xhepat tane.
    Kur i tregon ndonje shqiptari se sa eshte gjoba ne Europe po nuk lidhe femijen ta kthen gjithe pordhe: “Ca i duhet policit; kalamoni im osht”!

    Si me ia shpjegu?!

  3. Dr. John says:

    Vazhdoni mbajini femijet te sedilja pare biles ta vene dhe koken te xhami para.

  4. plaku Mere says:

    prape nje Merçedez me marmite BMW’je.
    Zot ruajt kalamaqte pa te rriturit kokat hengshin me kete mendje qe kane

  5. anonimos says:

    ishte pilot ai kujton se ka makine te re dhe ajo do e ruaj nga aksidenti,, e re dru e dru ,, po i ke rruget ti mor fshatare o fshatare,, kur dikush te thote ne tabele me 60 km me 60 se ajo 60 eshte shkruajtur me gjake po sa ta kuptosh ti ehe,, eshte vone ngushellime per femijen

  6. ari says:

    Une punoj me ambulance ne uk,
    Kam.pare shume aksidente po femijet jane te lidhur me rryp ne karrige femije te ulur, dhe aksidenti ka vetem.demtime materiale,
    Edhe ne autostrade 110 km/h shpejtesi nuk vdes femija ketu.
    Duhet ndergjegje disipline kontroll nga policia dhe tv te japi raste reklama te promovoje rendesine e rrypit.x

  7. sebastian. says:

    Kur hodhen bustin e profetit enver, per zotin ishte e barabarte me kryqezimin e krishtit.
    Zoti u zemerua dhe I mallkoje shqipraret.
    I perzuri nga vendi I vet.
    I vuri shenje ne balle qe ti dalloje dhe urreje gjithe bota.
    I beri te urrejne njeri tjetrin.
    I beri qe femijet e tyre te mos flasin gjuhen e tyre por te mesojnw gjuhet e tjera.
    I dha fatkeqesi dhe varferi te medhaja.
    I shkaterroje familjen.
    Urren vellai vellain dhe motra motren.
    I shthuri moralisht femren.
    E shperfytyroi

    1. sula says:

      Ne jemi te gjithe sebastian.

    2. hirushja says:

      E sakte.Te gjithe e dine por shumica bejne sikur nuk e dine.Kot nuk thone:njeriu vlerson cka patur kur e humb ate.

  8. Andon says:

    Kur mori pushtetin djalli Enver:

    I izoloi shqiptaret ne vendin e tyre
    I vuri ne balle yllin komunist
    I beri te dalin deshmitare te rreme kunder njeri tjetrit
    I beri qe femijet e tyre te mesojne marksizem leninizem, dhe u tregonte se si vuanin Amerikanet nga uria
    “U dha pasuri perrallore,” dhe siguroi buken ne vend, ne nje kohe qe amerikanet “e gjore” kishin mberritur ne Hene.
    “Uli malet e ngriti halet” shkaterroi mijera familje
    Spiunonte vellai vellain dhe motra motren


    Dhe nje palle si ty eshte produkt I atij regjimi

  9. sebastian. says:

    Desha te shtoja.
    I dha sali berishen qe me ane te tij te zbatonte mallkimin dhe zemerimin e tij.
    Kur shqiptret do te kuptojne kete gje dhe ta pranojne enverin si profetin e tyre ashtu si aziatiket buden, te krishteret krishtin, myslimanet muhametin, atehwre paqja do sundoje mbi ahqiptaret dhe begatia.
    Kisha katolike dhe myslymanet kane vrare me miliona dhe nuk gjykohen.
    Pse ne e gjtjohme enverin se ka vrare 20_30 vete?

    Ne te gjithe jemi sebastiane.

  10. sebastian. says:

    Ndal kush kalon?
    _ jam andoni me bidon.
    Ndal se te qellova.
    _te hengsha mutin
    Se ne breke e leshova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje