Babai i të vrarit në masakrën e Vlorës: Djalit i morën unazën, policia nuk gjurmoi vrasësin

9 Gusht 2013, 10:26Kronika TEMA

Babai i Sokol Isufajt, 34 vjeçarit që humbi jetën në masakrën e Vlorës, është i irrituar me lajmet që qarkulluan ato ditë se djali i tij ishte shënjestra e sulmit.

Duke folur për Shekullin, Asqeriu thotë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem.

Madje akuzon se policia, duke u marrë me shokun e djalit të tij, ‘harroi’ vrasësit.

“Shoku i Sokolit është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për orë të tëra nën dhunë dhe presion për të treguar në lidhje me një sërë ngjarjesh. Policia mendoi të mbante shokun e tij brenda, ndërsa dy autorët patën kohë të mjaftueshme të bridhnin. Si mund të ikë autori i vrasjes së tre personave nga vendi i ngjarjes me makinë, ndërsa ambulanca dhe policia nuk kanë pasur nga të hyjnë për të kryer detyrën”, akuzon ai.

Familja Isufaj madje akuzon se çanta me sendet personale të Sokolit është sjellë në shtëpi dorazi, pa ndonjë autorizim apo procesverbal. Ajo që ka shqetësuar familjarët është se atij i mungon unaza e martesës. Të indinjuar, ata dyshojnë se unaza mund të jetë grabitur./ep

9 komente në “Babai i të vrarit në masakrën e Vlorës: Djalit i morën unazën, policia nuk gjurmoi vrasësin”

  1. fl says:

    Hajde, hajde, medet ku jemi. Vetem disa sherbime baze si rendi, shendetesia po te reformoj tamam qeveria e re i ka hallall 1 milon vota

  2. berati says:

    kafsheri hajduteri fukarallek maskarallek.o popull po e cudisim bote me keto lajme .po nejse aty policia o kote se ne shqiperi bohet polic kushdo me shkolle pa shkolle hec atu BABILONI ALBANIA .

  3. alban4eva says:

    i kane marre unazen prej floriri te marteses??? po ku eshte cudia ketu? ne Albanistan te vjedhin edhe breket, e jo me unaze floriri-..!! ky eshte Albanistani i S-halè shpelles, kjo eshte policia folklorike shqiptare, me barkun te goja.. barinj me uniforme..!!

  4. ari says:

    kjo qe thot ky ndoth ne shqiperi, neper spitalet kush vete i aksendintuar apo i vdekur na aksidentet kur del, leket nuk i kan asnjeher me vete se i kan grabitur

  5. lisdushku says:

    sala zgjoi kanunin,policia luan rolin e kodoshit.kush hedh nje gur perpjete nje dite do ti bjere ne koke.

  6. gazi says:

    Ngushullime – ska asnje lloje force ta lehtesoj dhimbjen e vdekjes se shume parakohshme te djalit vetem 34 vjec ……….

  7. Mentari says:

    vjedhja e qytetareve ne Laberi Eshte kutlure e vjter Labe dhe kurren e kurren suk ka per tu ndrequr apo hequr.nuk eshte suprize vjedhje e unazes se djalit te ketij te ndjeri nge polici Lab apo nga ndonje lab tjeter.njerez te shemtuar te kombit shqiptar.

  8. Niku says:

    Zoteria qe kerkon unazen, mund te pyes ne Policine e Vlores efektivin e saj z.Klodian Jashari.Por kujdes pasi te keni dal nga zyra e tij,eshte mire ta kontrolloni dhe nje here veten se mos ju ka humbur gje sendi, se ai eshte EKSPERT.

  9. Arben says:

    Niku une e njoh personalisht personin per te cilin ju shpreheni dhe ai nuk fare i tille. Ka mundesi qe ju mund te jeni ndonje nga ata persona qe ai ka arrestuar ose ndeshkuar dhe ju nuk keni cfare te beni tjeter dhe shkruani te pa verteta ne bllogje te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje