A1Report dhe Shqiptarja.com denoncojnë: Berisha na vuri gjobë fshehurazi

12 Gusht 2013, 17:44Kronika TEMA

Grupi mediatik i A1Report dhe Shqiptarja.com ka denoncuar një gjobëvënie të fshehtë nga ana e qeverisë.

Ata thonë se është bllokuar një llogari bankare e grupit të tyre, pas gjobës së vënë në mënyrë të fshehtë prej 275 mijë lekësh, pa asnjë njoftim.

“Metoda e gjobave të fshehta, pa mundësi apelimi, aplikohet nga tatimet e Berishës prej shumë vitesh kundër qindra e qindra biznesmenëve që nuk kanë qenë brenda klanit të tij ose kundër atyre mediave të pavarura nga Qeveria.

Drejtuesit e Shqiptarja.com dhe A1Report e cilësojnë këtë gjobë “si të disatën hakmarrje primitive të Sali Berishës dhe klanit të tij, që edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci, nuk ka mësuar akoma të respektojë lirinë e kujt mendon ndryshe prej tyre”.

Preteksti i gjobës prej 275.000 lekë te vendosur nga policia tatimore ishte emri i grupit mediatik të vendosur në një nga makinat në përdorim të punonjësve tanë,” thuhet në deklaratën e këtij grupimi mediatik./ep

1 komente në “A1Report dhe Shqiptarja.com denoncojnë: Berisha na vuri gjobë fshehurazi”

  1. hasan says:

    Po makina me targen Sali Berisha?A u denua Sala nga tatimet a?Ky njeri do te mbetet i lig e i poshter deri sa te veje ne varr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje