Aksident tragjik në Janinë, vdesin babë e bir nga Shqipëria

29 Gusht 2013, 11:00Kronika TEMA

Një aksident tragjik me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Janinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 në kilomentrin e 10-të në aksin drejt Kakavijës, ku një automjet me targa greke në të cilin udhëtonte një familje shqiptare është përplasur më një autobus dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen babë e bir, 36 dhe 10 vjeç, ndërsa është plagosur dhe fëmija tjetër vetëm 6-vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, raporton “Ora News”.

Shoferi i makinës gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa i biri i tij 12-vjeçar, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesin e mjetit e kishte zënë gjumi, çfarë është bërë shkak dhe për përplasjen e tij me autobusin.

19 komente në “Aksident tragjik në Janinë, vdesin babë e bir nga Shqipëria”

    1. mira says:

      Po si udhëtonte ky me dy fëmijë të vegjël në orën 3 të mëngjezit…!?

      Faji është i shoferit shqiptar që siç janë këta, të pirë, të lodhur, të droguar ngasin makinat….. Fëmijën e ka vendosur në sediljen e parë, ndoshta dhe pa rripin e sigurimit.

      1. hejjjjjjj - ti mira o miri says:

        Emerin e paske per te mire,por ate MALLIN QE MERRKE ti paska tha trute…

  1. Sokoli says:

    Ngushellime ! Fatkeqesi e madhe !

  2. delfini says:

    Ngushllime,ju preft shpirti ne paqe,fatkeqesi shume e madhe.

  3. xhovani says:

    GJYNAH NJE FATKEQESIE E MADHE,,PER FAMILJEN E TYRE

  4. berati says:

    OH SA GJYNAF FATKEJSI SHUME E MADHE NGUSHELLIME FAMILJES ZOTI TI PREHE NE PAQE.

  5. otto says:

    Ngushellime familjes per kete humbje te madhe.

  6. tom fin says:

    ngushellime,ju prehte shpirti ne paqe
    p.s.sa idiote je moj mira rrote k..i

  7. Joni says:

    Sa lajm i hidhur! Ngushellime familjareve. Shpirti ju prehte ne paqe babe e bir!
    Sa keq, sa keq….

  8. l says:

    mira je nje budallacke e tera ti ngre nervat me keto qe thua ishte i pire ishte i droguar c,donte ne oren 3 te mengjesit etj njerez jemi kemi halle probleme dhe ta dish makina u perplas me autobuzat shqiptare nuk thua ngushellime po flet sikur ti ke mare droge

  9. toni says:

    O ti gjyqtar qe gjykon te tjeret,ca te keqe ka thene Mira,kur nuk je i zoti mos udheto ne 3 te mengjesit,dhe kur nuk ke mend mos e ver femijen ne vendin e vdekjes si i thone vendit te pare te pasagjerit.Nga do qe kam pare shoferet Shqiptare jane te pa afte,por e forte eshte kur i shikon te debatojne me policet duke menduar se jane ne shqiperi.E kam pare vete nje Shkodran qe mundohej te paguante nen dore ne Kroaci,por kur e shtrine pertoke e mori vesh se nuk ishte ne Shqiperi,tipi ne fjale kishte gjith rruges qe bente parakalime te gabuara dhe me shpejtesi,tipike si ato qe bejne rruges Lac-Shkoder,kur hunda ju fut ne balte e mori vesh se si behet ligji.

  10. tr says:

    TONI ketu jemi jo per te diskutuar nga erdhi si ndodhi si ecin shqiptaret etj etj qe thua ti ti mund te kesh shume te drejte nuk jemi
    kundra por keto diskutohen here tjeter mendoj une pa te keq por kur ka ndodhur nje tragjedi si kjo dhe ne keto momente ka vetem nje fjal Ngushellime familjareve. Shpirti ju prehte ne paqe babe e bir!

  11. gentian says:

    mira
    mos ka shkelur rregulloren qe ka udhetuar ne tre te mengjesit? ne te gjithe boten njerzit udhetojne naten! kjo eshte nje fatkeqesi, qe mundet ti ndodhe çdo njeriut, sot i ndodhi kesaj familje, neser ty Mira! prandaj mos u shprehe keshtu me fatkeqesin e tjerve!
    ngushellime!!

  12. Pavarësia says:

    Kudo, në Shqipëri por dhe jasht territorit të saj, fati i zi ndjek kryesisht shqiptarët. Edhe ky rast është jashtzakonisht i dhimbshëm. Lutem që, të afërmit, veçanërisht prindërit, në se i ka, të bëhen të fortë për të përballuar këtë dhimbje të pa matëshme.

  13. xeni says:

    e ka zen gjumi..por gjithsesi ngushllimet per te dy fatkeqet e shkrete

  14. I u prehte shpirti ne qetesi ! Kjo eshte nji dhimbje teper e rende dhe e padurushme per gjysherit dhe gjyshet e tyre , me shume …..

  15. agim says:

    gjunah per allahun ,dhe me e keqja djalit te vogel ne
    spitalin e janines i eshte prere kemba , dhe sapo eshte
    zgjuar nga narkoza ka thene ku eshte babai dhe
    vellai , ngushellime familjes , varimi behet ne pobrat
    te beratit ,te mprehen ne paqe allahu i ruajt shpirtrat e
    tyre amin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje