Aksidentet rrugore kushtojnë 110 milion euro në vit

28 Gusht 2013, 10:25Kronika TEMA

Nga: Përparim Halili

Situata e qarkullimit rrugor në Shqipëri është alarmante. Kemi një qarkullim rrugor, me organizim e qëndrim rrumpallë në të gjithë aspektet, me bilanc “lufte”, me shpërfillje ndaj realitetit dramatik që ndodh. Përditë ndodhin aksidente, madje dhe në ato rrugë që janë ndërtuar e që në fjalimet e ish-kryeministrit Sali, figurojnë si “autostrada të standardit botëror”. Pothuajse nuk ka ditë, pa 3-6 aksidente rrugore. Ka 22 vjet që ndodh kjo “luftë” e cila shkakton viktima e invalidë, por veçanërsiht në 6 vitet e fundit ka marrë përmasa masive e tragjike. Edhe në muajt korrik-gusht 2013, qarkullimi rrugor ka rezultuar si një “luftë”, mesatarisht me 8 viktima dhe 40 plagosur në javë. Po përse ndodh dhe prej kujt shkaktohet, gjithë kjo masakër rrugore që “ha” dhe gjymton qindra e mijëra jetë njerëzish, që “gëlltit” qindra milionë euro lekë në vit nga buxheti i shtetit?

 Të gjithë thonë: “Jemi në rregull…”

Kudo që pyet, në të gjithë institucionet shtetërore dhe shërbimet private që lidhen me qarkullimin rrugor, deklarojnë të njëjtën përgjigje shabllon: – “Aksidente ka shumë, por ne jemi në rregull me ligjin, me kontrollin, me organizimin, me zbatimin e ligjit”! Policia rrugore psh, deklaron se është në krye të detyrës dhe zbaton ligjin dhe e rregullat e qarkullimit. Kontrolli i shfrytëzimit të mjeteve, po kështu deklaron se është në rregull me detyrimet që ka si shërbim në kontrollin e shfrytëzimit të mjeteve gjatë qarkullimit. Qendra teknike e kontrollit të mjeteve (kolaudimi), deklaron se nuk bën asnjë lëshim në kontrollin teknik-fizik të mjeteve që aprovohen të dalin në qarkullim. Ministria e Transportit, deklaron se ka ndërtuar rrugë me standarte dhe është në rregull me detyrimet ndaj qarkullimit rrugor. Autoshkollat që lëshojnë lejet e drejtimit (patentat), po kështu deklarojnë se janë korrekt dhe rigoroz në kriteret e lëshimit të tyre. Drejtoria e doganave, deklaron se nuk lejon futjen në Shqipëri të automjeteve që kanë dalë nga afati teknik dhe fizik i përdorimit. Po kështu edhe drejtuesit e mjeteve që bëjnë aksidentet, derklarojnë se… janë në rregull! Po, mirë, po kush po i gjakos dhe po i mbush përditë rrugët e Shqipërisë me aksidente, me viktima e të gjymtuar aksidentesh rrugore?! Mos vallë “fati i keq”, apo shërbimi i keq dhe organizimi rrumpallë, nëpunësi, polici e shefi rrugor i korruptuar? Apo mos vallë, rrugët e ndërtuara me korrupsion, lëndë të para, projekte, parametra e cilësi rrumpallë? Apo mos vallë, shteti indifferent, i munguar e shpërfillës në këtë lloj shërbimi publik? Çfarë ka ndodhur e po ndodh realisht me transportin rrugor në Shqipëri? Po flasim me problematika e fakte konkrete, për “predhat” që po shkaktojnë pa ndalim çdo ditë, javë e muaj “gërdece” rrugorë në Shqipëri.

“Autostradat e Saliut”, rrugë rurale… të asfaltuara

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Transportit Sokol Olldashi, agjitatorët demagogë të PD dhe gramafonët politikë e “analistë” të ish-pushtetit të Saliut, prej 5 vitesh vazhdojnë e thonë me kapardisje, se qeveria “Berisha” ka “ndërtuar rrugë me standarte evropiane e të sigurta për transport masiv njerëzish e mallrash”. Nga bisedat me specialistë të projektim-ndërtimit të këtyre rrugëve, pranohet nën zë se rrugët nacionale në Shqipëri të ndërtuara në 7 vitet e fundit dhe të bëra e mbetura gërmadhë prej 8 vitesh të pushtetit “Berisha”, janë jashtë parametrave e teknik e fizik të përdorimit, si psh, në akset Vlorë-Sarandë, Fier-Berat, Tepelenë-Berat, Përmet-Tepelenë, Përmet-Leskovik, Lushnjë-Berat, Ersekë-Korçë, Elbasan-Gramsh, Gjirokastër-Sarandë, Bushat-Pukë, Fier-Ballsh, Burrel-Peshkopi, Fushë Krujë-Milot, etj. po kështu dhe “Rruga e Kombit” për shkak të parametrave të munguar fizik e tek

nik jo normal me të cilat është ndërtuar është ktrhyer në burim aksidentesh të shumta, apo akset Durrës-Rrogozhinë, Fushë Krujë-Lezhë, Fier-Lushnjë etj. Sipas “inventarit” dhe deklaratave të qeverisë “Berisha”, kemi “rrugë me parametra të larta fizike, teknike, sigurie dhe të kompletuara”. Në fakt, ekspertët deklarojnë, se rrugët e Shqipërisë, teknikisht e fizikisht janë thjeshtë rrugë rurale të asflatuara. Po sjellim disa fakte.

– Në 85% të gjatësisë të rrugëve nacionale shqiptare, nuk ka as mbikalime dhe as nënkalime, ndërkohë që në kaset nacionale, ka 473 nyje ndërprerëse qendrash banimi e lëvizjesh kalimi të detyruara të popullatës dhe hyrje-daljeve të ndërmjetme.

– Në afro 40% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, mungon sinjalistika e nevojshme dhe e detyrueshme për një vetë-menazhin normal e të sigurtë të qarkullimit, prej drejtuesve të mjeteve.

– Në 35% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe sinjalistika orientuese e qarkullimit është e vendosur në kundërshtim të plotë me kushtet konkrete praktike të orientimit për qarkullim rrugor noraml e të sigurt.

– Në 20% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe shenjat orientuese të qarkullimit, janë të padukshme dhe jashtë përdorimit nga dëmtimet, vjedhjet ose fshirja e figuracionit.

– Në 60% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, sidomos autostradave, madje dhe mbi mbikalime, tabelat orientuese të qarkulllimit rrugor janë të mbuluara prej rekalamave gjigande të firmave private, të cilat janë ngjitur me paretet anësore të rrugëve, ndërkohë që sipas ligjit duhet të jenë mbi 20 metër larg tyre.

– Në 70% të rasteve, policët e kontrollit rrugor, në mënyrë të kundërligjëshme, qëndrojnë të fshehur dhe shfaqen befasisht në rrugë duke ngritur tabelat për ndalim vetëm 30-40 metër përpara mjeteve, duke futur drejtuesit në presion ndëshkimi, në ankth, stres dhe humbje të befasishme të kontrollit të drejtimit të mjeteve.

– Afro 65% e rrugëve nacionale në Shqipëri, janë vetëm me 30% kompletim, siguri teknike e fizike për të qarkulluar nromalsiht e pa pasoja.

Drejtues mjetesh jashtë standartit ligjor, moshor, mjekësor e profesional

Natyrisht që çdokush ka të drejtë të blejë, të posedojë dhe të përdor automjet, por jot ë gjtihë atra që kanë dëshirë, mund të jenë pjesë drejtuese mjeti për qarkullim rrugor privat, ose si mundësi biznesi e (vetë)punësimi. Po sa e zbatojnë institucionet ligjzabtuese dhe vetë shqiptarët, detyrimin ligjor që parashikon përdorimi i këtyre automjeteve, për të patur siguri në qarkullimin rrugor për veten dhe të tjerët? Sa ushtrohet kontrolli ligjor, administrativ dhe madje mjekësor fizik e mendor, mbi ata që këkrojnë të jenë drejtues të mjeteve? A janë të aftë fizikisht, normal mendërisht, të kuyalifikuar profesionalisht e në standartin ligjor moshor, ata që transportojnë udhëtarë? Sipas specialistëve e vëzhguesve në terren, faktet dhe në këtë aspekt janë tepër shqetësuese, disa prej të cilave po i bëjmë prezent.

– Në 35% të rasteve, transportin e udhëtarëve e bëjnë drejtues mjetesh të pa kualifikuar e të paaftë fizikisht, madje në shumëm raste dhe të paaftë mëndërisht për këtë lloj shërbimi.

– Afro 32% e drejtuesve të mjeteve, janë persona deri në 50-60% të alkolizuar kronik, ndërkohë që 30% i drejtojnë mjetet në gjendje të dehur dhe 25% në gjendje të droguar.

– Afro 15% e drejtuesve të mjeteve, janë persona të pa pajisur me leje drejtimi false dhe të pa kualifikuar si drejtues mjetesh, ndërkohë që 5% e drejtuesve të mjeteve qarkullojnë edhe pse janë të pezulluar me afate kohore të ndryshme, për shkelje e aksidente rrugore.

– Afro 30 % e drejtuesve të mjeteve të transportit të njerëzve dhe 25%  e drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave, rezultojnë “pacientë” me sëmundje kardiake, tensioni e psikike, ndërkohë që afro 20% e tyre rezultojnë të moshuar mbi 60-65 vjeç.

Çdo vit, buxheti i shtetit humbet 110 milionë euro prej aksidenteve rrugore

Sipas një statistike të nxjerr nga Ministria e Financave, çdo vit në Shqipëri bëhen aq aksidente rrugore, sa përveç qindra jetëve të humbuar e të gjymtuara njerëzore, kostoja e tyre totale vjetore që paguan buxheti i shtetit arrin në shifrën 110 milionë euro humbje për buxhetin e shtetit. Po t’i referohemi raportit vjetor të Bankës Botërore për Shqipërinë, llogaria rezulton se kostoja për 1 vdekje në aksident rrugor është e brabartë me 495 mijë dollarë. Psh, vetëm nga aksidentet në vitin 2007 (277 aksidente) ekonomisë shqiptare i humbën afro 320 milionë dollarë shpenzime e pagesa shërbimesh dhe sigurimesh. Çfarë po ndodh me rrugët dhe qarkullimin rrugor në Shqipëri?! A ka politika “qeverisëse” për transportin rrugor në Shqipëri dhe sa reformohen, sa respektohen, sa ndiqen e sa zbatohen detyrimet që burojnë prej tyre? Sipas fakteve, rezulton se politikat e transportit rrugor, janë në letra, por janë “asgjësuar” e ja

në nxjer jashtë funksionit, prej demagogjisë dhe shpërfilljes së politikave elektorale, prej emrimeve klienteliste, prej pazareve tenderuese me rrugët e sinjalistikën rrugore, prej skemave përfituese të grupeve e klaneve të interesave që krijojnë lidhje me pushtetet. Po përmendim disa fakte, nga organizimi rrumpalllë në qarkullimin rrugor..

– Vetëm në 7 % të rasteve të aksidenteve, shkon në kohën e duhur ndihma e shpejtë dhe e specializuar teknike e mjekësore në vendin e aksidentit, ndërsa në 93% të rasteve, kjo ndihmë shkon pasi aksidenti e ka “bërë punën e vet”.

– Vetëm për shkak të vonesës së ndihmës së specializuar e operuese teknike, rezulton që në 36 % të rasteve të aksidenteve, të shkaktohen vdekje që mund të evitohen nga dhënia e ndimës së kualifikuar në kohën e duhur.

– Afro 40% e drejtuesve kryesorë të sektorit të shërbimit të qarkullimit rrugor janë emëruar në funksionet e larta me klientelizëm politik e nepotik, në kundërshtim me standartet kualitative, profesionale e menazhuese të detyrave që kryejnë.

– Afro 60% e inspektorëve të policisë rrugore dhe të punonjësve të nivelit të ulët në shërbimin rrugor në terren, janë pa kualifikimet përkatëse që kërkon pozicioni i punës, ndërkohë që 25% janë jashtë standartit të moshës që parashikon vperimtaria aktive në këtë lloj shërbimi (50-55).

– Prej 6 vjetësh, që nuk mblidhet Komiteti Ndër-ministror për Sigurinë Rrugore edhe pse e ka detyrrim administrativ rutinë ligjor, të mblidhet, të bëjë analiza e amendime ligjore dhe administrative çdo 6 muaj, në përshtaje me zhvillimet faktike në terren.

– Prej 15 vitesh, nuk realizohet kualifikimi dhe testimi i detyrueshëm 6 mujor i drejtuesve të mjeteve të transportit masiv të njerëzve si autobuzë, minibuzë e furgona.

– Në 22 vitet e fundit, janë regjistruar 19 mijë e 740 aksidente me 8970 viktima, me 23 mijë e 472 të plagosur (me pafatësi të përkohëshme në punë) dhe me 2186 invalidë (me pafatësi të përherëshme në punë), me kosto, që i kushton buxhetit të shtetit mesatarisht 110 milion euro për çdo vit.

6 komente në “Aksidentet rrugore kushtojnë 110 milion euro në vit”

  1. mira says:

    në vitin 2007 (277 aksidente) ekonomisë shqiptare i humbën afro 320 milionë dollarë.

    Tani duket që ja keni fut kot… 320,000,000 $. Shikojini përsëri të dhënat se shifrat janë të paimagjinueshme për një vend të varfër si ky joni…!

  2. Silva says:

    Kjo eshte cfare ndertoi dhe na la trashegim regjimi 22 vjecar i malokerise dhe anarkise.

  3. kendveshtrim tjeter says:

    Kete shqetsim kaq madhor,do ta permblidhja ne dy pika kryesore

    1-Shumica e aksidenteve,kane erdhur si pasoje e parakalimit te gabuar.Te “nxituar”do kete vazhdimisht.
    Po te “zgjuarit” shteti ku eshte ?
    Zgjidhja e munguar eshte,na mungojne rruget paralele.Jo rruge ku shkembehen automjete ne dy krahet.
    Shpenzimet e spitalit ushtarak,mund te shkurtohen ndjeshem,me to te ndertohen rruge paralele.

    2-Ne rruget tona nuk ka korsi emergjence!
    Ambulancat ne vendin e aksidentit e kane te pamundur te shkojne
    ne kohen e duhur,ato mund te mbeten te bllokuara ne trafikun
    e Tiranes,kur te mbrijne ne spitalin ushtarak,ka mbaruar çdo gje.

    Korupsioni i ka lene rruget tona pa sinjalistik.
    Çdo shqiptar qe ka jetuar ne emigracion e ka te veshtire te futet ne Tirane,tek TEG-u,eshte nje “eresire” e plote sinjalistike.
    Nga eshte hyrja per ne Tirane,pyet nje emigrant shqiptar!
    Turistet imagjinar,e kane te pamundur te udhetojne ne rruget tona,ata drejtohen me sinjalistik.

  4. Luani says:

    Artikull shume me vend, sot eshte bere shume e rrezikshme te levizesh neper rruget e Shqiperise.
    Kam vetem nje shenim lidhur me artikullin, mendoj se problemi kryesor jane menyra si jane ndertuar rruget. Rruget kombetare nuk duhet asnjehere te sherbejne edhe si rruge qyteti/fshati. Keshtu qe qe ne fillim nje pjese e madhe e rrugeve jane konceptuar gabim. Kjo nuk vjen vetem nga qeverisja aktuale po edhe nga qeverisjet e meparshme.
    Gjithashtu edhe vendosja e policeve cdo 7 hapa (sic ka thene kryeministri ne ikje) eshte shume e gabuar si taktike. Zgjidhja e vetme eshte vendosja e kamerave dhe gjobitja permes tyre. Kjo eviton korrupsionin dhe shkakton automatikisht kontroll me te mire te aksidenteve.

  5. Teta says:

    Me fal po c’pune ka buxheti i shtetit me te aksidentuarit ne rruge.Me sa di une pergjegjese per to jane kompanite e sigurimit, te cilat jane te detyruara te paguajne demet njerezore.Sa per gjendjen e rrugeve konstatimi eshte i drejte.Edhe fakti qe keto kohet e fundit jane shtuar te demtuarit ne aksidentet rrugore pergjegjesia eshte e kontrollit rrugor dhe ministrise se transporteve.

  6. geno says:

    shteti ka pune or Tet, mbasi paguan sherbimet spitalore te urgjencave, shtrimet ne spitale e gjithcka, plus raportet mjekesore, pensionet e invaliditetit dhe pensionet e atyre qe humbin jeten dhe trajtimin e femijeve si jetima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje