Tre momentet e Aides

27 Gusht 2013, 22:48Kronika TEMA
Tre momentet e Aides

Baton Haxhiu

E lexova shkrimin “Burrat dhe Shamitë”.  Jane dy momente që nuk diskutohen dhe as që ishte dashur të debatohen në public. Feja dhe shteti laik. Këto janë të ndara. Ky ka qenë shkrimi im dhe qëllimi I ndërtimit të fabulës përmes simbolikës së Shamisë. Ne shkrim fola edhe për hipokrizinë politike në raport me kushtetutën dhe shtetin laik të Kosovës. Dhe nuk ia heq asnjë presje shkrimit ,“ Shamia”.

Prita rendin e javës në gazetë për të thënë dicka rreth shkrimit të saj. Preka tre momente që më bën përshtypje edhe për mënyrën se si nënkryetarja e Vetvendosjes e prek problemin e shamisë dhe të drejtën e femrës.

Një sqarim për fillim:

Jam rritur afër një prindi(arsimtar) I cili ka bërë revolucion në shkollimin e femrës dhe heqjes e ferexhes mbi kokat e tyre. I ruaj në murin e shtëpisë fotot e viteve 60 (unë skam qenë I lindur atëherë) kur të gjitha femrat kishin dal në qendrën e qytetit në Gllogovc për të bërë ushtrime në gjimnastikë. Të gjitha kanë qenë të veshura me veshje të shkurta. Nga publiku përreth që shikonin duket sikur është një festival cirkusi -balerinësh në mes te një turme me celeshe, që të inatosur deri në flokë prisnin fundin e keq të atij defilimi. Tregimi I kësaj ngjarje ka pasur një përfundim: babai im ka mbetur I ngujuar për një kohë në shtëpi sepse do të vritej nga hoxhët me tespi për një arsye të vetme. Iu ka hequr shamitë nga koka dhe I ka veshur me veshje të shkurta dhe I ka bindur se duhet të shkollohen dhe të mos ndëgjojnë pleqtë me tespi. Kaq.

Kur e kisha pyetur babanë tim ku e kishte marrë guximin të largonte idenë e besimit te ferexhja , sepse për myslimanët e asaj kohe, islami nuk ishte thjeshtë një sistem besimi dhe kulti, ose një sferë e jetës që dallon nga pjesa tjetër e jetës – Islami ishte vetë jeta në tërësinë e saj për banorët e varfër të asaj pjese të Drenicës – më shpjegoi qartë idenë e guximit. Më kishte thënë se ndihej I vetmuar si I shkolluar. E shpjegonte idenë e besimit në islam më ndjenjën e përjetimit,  duke thënë se I qëndroja larg fesë se nuk besoja se mund të bëhesha përparimtar me të. Nuk besoja në hoxhallarët që kishin krijuar zotin e tyre dhe me predikimet e tyre struknin gratë në ferexhe dhe ua mbulonin fytyrën.

Kur shkova mëpastaj në shetitjen e parë në Evropë, tregonte ai, e pash aromën e qyteteve se ekzistonte një zot I ndryshëm nga ai që tregonin ata tipat e hoxhëve analfabet me tespi dhe me mjekërr. Por babai im e kishte kuptuar, gjithashtu, se po ata provincial të prapambetur , me mjekërr e tespi, edhe po ta rruanin mjekrrën dhe ti heqnin tespit skishin c’ti bënin provincializmit.

Ata, thoshte ai, ishin të zgjuar në një gjë. Duke qenë të padishëm dhe analfabet e bënin sundimin mbi njerezit me mjekërr dhe tespi.

Ai kishte kuptuar qartë se Misioni shpirtëror I Muhamedit që kishte përfunduar me vdekjen e tij, misioni politik dhe fetar ishte kudo nga pasardhësit e tij. Ata po lënin shenjën e sundimit dhe  kishin mbetur në kohën e mesjetës ku shteti dhe feja ishin bashkë.

Ti kthehem konstatimeve te Aides

“Do të më kishte pëlqyer që këta burra – mbrojtës të të drejtave dhe lirive të grave, të flasin me të njëjtin pasion për prostitucionin në Kosovë ku gratë e zhveshura reklamohen si mall, për vajzat e mitura që po trafikohen nga rrjeti i organizuar kriminal dhe për forma të ngjashme të skllavërisë moderne të femrës”, shkruan z. Aida.

Konstatimi tjetër është  shumë pikllues: Aida në shkrimin e saj thotë: “Pikërisht këtë lloj të shtypjes duan ta vazhdojnë sot, duke e konsideruar shaminë si shenjë e shtypjes nga burrat e familjes, duan t’i ndëshkojnë këto vajza me largim nga shkolla, duke ua mbyllur kështu perspektivën e punësimit dhe pavarësimit”.

I drejtë konstatimi sikur shtytja për ferexhe të mos ishte krejt politike dhe e blerë me para. Dhe pyetja që shtron aida ka të bëj me të vërtetën e mbulimit që sikur ajo nuk po e sheh.

Në retorikën e saj sikur thuhet se vërtetë duam ti përjashtojmë gratë e mbuluara nga shoqeria jonë duke I lënë analfabete! Apo duke e kthyer ndryshe retorikën e saj a mos duke I lënë analfabete po kërkojmë t’i përjashtojmë nga shoqëria femrat e mbuluara.

Është I dhimshëm konstatimi, por fakti se të mbuluarit u kthye në lojë politike , në symbol të saj, është cështje shtetit për ta mbrojtur dhunimin e vajzave me shamitë mbi kokë. Dhe pastaj është përcaktim I vajzave kur rriten të vendosin për shaminë. Vendosja e shamisë me dhunë, me para, si simbolikë e dhunës  është e ngjajshme me dhunimin fizik, shpirtror dhe seksual. Dallimi është në formë por jo në përmbajtjen e saj.

Sikur shamia të ishte symbol I përparimit; sikur kjo mbulesë mos të paguhej të prindërit në moshën kur femra nuk kupton rëndësinë e fesë do ti jepja drejtw Aidws. Por tw mos harrojmw se edhe virgjëria është e mbrojtur me ligj deri në moshën 16 vjecare dhe po abuzove me dikë të asaj moshe ligji parashikon dënim.

Po e prekim anën tjetwr tw femrws – anwn sentimentale dhe psikologjike të dikujt që mbulohet, atëherë Aida, jam I bindur se një vajzë e cila e sheh të mbuluarit si urdhër të zotit dhe e kthen atë në flamur të islamit, më vonë e ka të vështirë të futet në shoqëri kokëzbuluar. Sepse pastaj e përftyronë veten të turpëruar.

“Feminizmi vlerëson gratë në bazë të asaj se çka kanë në kokë dhe jo çka mbajnë mbi kokë. Feminizmi nuk është emancipim në formë, por në përmbajtje. Feminizmi angazhohet për barazi, përfshirë këtu të drejtën e shkollimit, punësimit, trashëgimisë, vendimmarrjen… Shoqëria jonë ka nevojë për gra shkencëtare, ligjëruese, ekonomiste… me apo pa shami, kjo nuk ka rëndësi. Gjithashtu feminizmi ka të bëj me të drejtën e grave për të vendosur nëse duan t’i mbulojnë apo t’i zbulojnë pjesët e trupit të tyre. Unë si feministe, jam për lejimin e shamisë në shkolla!”

Dhe ky ligjërim I Aidës, me ngjajshmëri të bollshme, I lexuar në debatin për shaminë gjatë tri viteve të kaluara edhe në Francë, ka një botë të veten argumentuese. Por në këtë rast shembujt në botë tregojnë më bollëk se forma ka përcaktuar përmbajtjen. Dhe shamitë kanë qenë model I zvetnimit dhe jo I përparimit. Dhe po them edhe këtë herë se nuk I besoj zotit të pashkolluarve dhe femrave të mbuluara. Sepse ato shpesh mbeten të vetmuara. Njerëzve “krenar” që u pëlqen vetja të dalluar krejtësisht, mbeten të vetmuar. Zoti nuk I do ata, po as ti. Dhe për të qenë religjioz në shpjegimin e kësaj, them se shpjegimi I fesë për djallin thotë se ai(djalli) u dëbua nga parajsa sepse ishte kryeneq dhe I vetëm.

Dhe në fund një konstatim politik për ata që gjykojnë mbi të drejtën demokratike të sunduar, sic janë insistuesit e shamive,  ikin nga përparimi demokratik: Këta janë politikan kryelartë që don një popull të bindur. Kryelartët synojnë vetëm pushtetin, dhe I japin mend gjithkujt.

Por,  krejt në fund desha të them se Aida dëshiron të mbrojë me të drejtë parimet demokratike nw jetwn e varfwr tw Kosovws: Pyetja wshtw: në jetë cka është më e rëndësishme: parimet apo të jësh I lumtur. Edhe pse në ligjërimin logjik tuajin  mund të thuash si përgjigje, se në jetë nuk mund të jesh I lumtur po nuk pate parime. E drejtë, por në një vend si ky I yni ku nuk vlerësohet njeriu është marrëzi të sakrifikosh veten për shaminë. Parimet e mëdha dhe besimi kanë kuptim në vendet ku njerëzit kanë mirëqenje.

Prandaj, refuzoi shaminë sepse ky symbol I takon varfërisë, dhe sundimi mbi femrën është mbi vendet në varfëri. E njerëzit në varfëri skanë ku të kapen vecse te besojnë. Edhe kur I shtynë me dhunë. Edhe pse kur besojnë e dijnë thellë se ajo nuk është e drejtë.

 

56 komente në “Tre momentet e Aides”

  1. S says:

    ZOTI BATON largouhu nga kosova se me keto ide qe ke turqit e kosoves kan per te vrar..Te me kuptoni drejt un jam dakort me ju por a te kuptojne talebanet e kosoves??”Urime per shkrimin..

    1. Turi says:

      Ateistet, si artikullshkruesi, nuk mund te percaktojne menyren si te jetojne, vishen e sillen, te atyre qe kane gjithe te drejten te mendojne e jene ndryshe.

    2. ina says:

      une nuk e kuptoj pse mesimet e babes tend na u dashkan te behen argumenta politike per te vendosur se cfare duhet te veshin femrat. per te ardh keq qe diktatura e te vendosurit per trupin e femres te vazhdoje madje edhe ne emer te progresit shoqeror. sikur vetem per nje moment te reflektojme e te kuptojme cmendurine e te pasurit guxim per t’i thene dikujt hiqe shamine… diktatura vazhdon, ne forma te reja, e kamufluar me gjuhe moderne, por vazhdon e qete te vendose diktatin e saj edhe permes penave me gjoja progresiste.

      PS: sa per te sqaruar ate lukunine qe do filloje me epitete te zakonshme ne kete faqe (psh: sorre arabe, talebane etj etj) as jam e mbuluar as nuk kam ndermend te mbulohem, por do mbroj deri ne fund te drejten e femres mbi trupin e saj.

      1. fl says:

        Ma do mendja jane shumice ato femra qe me Diktature ja u imponojne shamine, jo e kunderta. Ndaj komenti jot me duket furtune ne gote uji.

        1. ina says:

          ou ke bo na i studim ti e ke nxjerre statistika. me thuaj nje studim te mirefillte, me jep autoret dhe ku eshte botuar dhe do te ta pranoje pasi te shohe metodologjine e perdorur. keshtu fjale kafeje, me shume jane me dhune se pa dhune, se ky eshet varianti qe te intereson eshte muhabet pa bereqet. ajo shprehja “furtune ne gote uji” kerkon tjeter kontekst per t’u perdorur. me mire perdor ato fjale qe ua di mire kuptimin sesa perdor shprehje ne hava.

      2. adi says:

        Mire e ke o ina, mbroje te drejten e femres mbi trupin e saj (dhe jo vetem te femres madje) po mbro dhe ato vajzat e vogla qe i mbulon familja qe ne moshen 11, 12, 13 vjec dhe nuk kane asnje mundesi te mbrojne lirine e tyre.

        1. ina says:

          patjeter qe e mbroj dhe e denoncoj edhe ate praktike me po te njejten force. paradoksi eshte qe ndersa atyre qe i mbulojne femijet me force i themi te prapambetur, ketyre qe i zbulojne me force i themi te perparuar… deri ketu ka arrit trushpelarja, por kete nuk e shohim pasi cdo gje rreth e qark (media, programet televizive, revistat e modes, reklamat) te thone te zhvishesh eshte perparim. per mua te dyja jane veprime teresisht arbitrare persa kohe qe detyrojne me force femren e femijen se cfare te veshe.

      3. feti mustafai says:

        pjatohem plotësisht motër INA. Por kësaj mëlmese të vjelur me dekor proslav, e pro krishteizëm do ja shtoja dhe këtë- sikur Batonit t’i kishte ndodhur ndonjë tragjedi që do kishte përmasa të tilla që detyrimisht do vendoste pro shamisë atëherë nuk do bënte bujë rreth këtij fenomeni. Unë e mboj mendimin që femra të vendosë vetë mirëpo nuk e edukojmë drejt atij guximi. Shembuj të tërë ka që mbulesa është më faqebardh për shqiptarët sepse kjo dhe e ka bërë të veten ndër breza në histori. Jo rastësisht e kemi pranuar 80% islamin. Lexo Ervehejën e Muhamed Kuçukut-Çamit. Besa shqiptare dhe morali i lart i femrës e ka bërë këtë. Shumë shembuj kemi kur dhe ku bëhen devijimet morale. Në Botë përqindja e mahdhe e smundjeve venerike vjen nga shoqëritë jo muslamiane dhe kështu me radhë…profi

    3. Elmazi says:

      saken se i prekin flokun Batonit,se e pesojne me urrejtje e perbuzje e do shkojne anej nga kane dale,i hankshin mune ata gjysmen e gjysmen tjeter ti o S ule.

  2. Landi- Sverige says:

    Urime per kete shkrim qe shpresoj te ndricoj sa me shume mendje te erreta!

    1. ERA says:

      Urime per shkrimin z Baton dhe eshte e vertete aty ku ka varferi aty i shtrin rrenjet islamizmi i prapambetur.Ky shkrim eshte nje shuplake per te gjithe ato apo ata si ne Kosove apo Shqiperi te cilet me islamizmin kerkojne te mohojne prejardhjen tone ilire.

  3. Chloris says:

    Bravo z. Haxhiu!

    Aides i paska bere qark te shkurter truri! Nuk ka turp te na dale ne mbrojtje te shamive te paguara! Kjo zonja mos eshte paguar te shkruaj nje artikull te tille? Pagesat jane te shumellojshme, me para, me privilegje, ose dhe me vota te mundshme ne zgjedhjet e ardhshme, ndajme torten bashke me ata qe ne emer te Allahut i ze dalldija dhe sot kerkojne shamite dhe bertasin per ndeshkimin e femrave dhe aprovojne dhunen dhe rrahjen, neser me siguri do kerkojne dhe gjuajtjen me gure, mos do e aprovoje dhe kete gje kjo zonja?!

  4. Elmazi says:

    Nje bravo per te vetmin editorialist qe ka Kosova dhe qe na pelqen dhe ne te arsimuarve te Shqiperise,Tiranes apo Durrsit.Sa keq qe nuk ja dini kimetin.Batoni replikon me nje grua te mencur,te ditur,por dhe shume evropiane ne teresine e saj dhe kjo eshte nenkryetarja e VV-sjes.Panvaresisht se ajo mbron nje teme qe me se shumti duhet ti perkase grave me shami,pasi vetem ato mund te flasin per veten me mire se kushdo.I rafinuar mendimi Aides per simbolin e shamise,por gjithsesi ai eshte frenues social,ku vete Aide do te mbetej e vetme ne perpjekjen e saj politike nese nuk do kishte te emancipuara si ajo, por pafundesisht grari me shami e me dimite.Sa do doja qe kjo pike qe calon shume tek ato te vetvendosjes si nje parti ne rritje,ne simpati qe vjen e shtohet ne popull kete rol shume edukues per civilizimin e ri perendimor ta kultivonte ose te pakten te mos pengonte.Gjithmon kapen tek e kunderta e veshjes se tepert fetare qe perendimi e ka me zveshjen e tepert,por kjo nuk eshte e perendimit imoraliteti eshte shoqerues i shtresave te varfera,por nga perendimi ate qe qe ai vet propagandon eshte veshja normale,civile(kostumi per burra e per gra) sigurisht pa perdorur detyrimin per veshje apo per zveshje.Por morali borgjez ka dhe nje veshje tipike standart per meshkuj dhe femra e qe kjo eshte ajo qe kerkohet ne nje shtet me se shumeti Laik.

  5. Nik says:

    Keto dhimbje tregojne qe Kosova po lufton mete keqen(fene) dhe do te fitoje…jane dhimbjet e lindjes.

  6. H.Behaj says:

    Pergezime dhe komplimentet e mia zoti Haxhiu per forcen e argumentit dhe kthjelltesine e mendimit. Lexova nje analize ku mbleksen ne te shume element si guximi intelektual, qartesia e mendimit, Inteligjenca e ku mbi tere keto qendron e verteta ne ato qe shprehni. Respektin tim i nderuar se kesisoje i sherbehet nje kauze te madhe qe ka te beje me konceptimin e drejt te asaje qe kemi me te shenjte jetes.

  7. Splinter says:

    O Baton!
    Pse ore disk upon tema qe se ke idene se si duhet te diskutohen.
    Ik ore pirdhu me gjithe baben tyt gjasme ai na paska qene I civilizuar
    Civilizimin Svjen nga lakuriqesia por vjen nga edukimi shaken or dhe ai shpirteror,por kur ske Lexuar asnje liber per fene e babes dhe gjyshit tend atehere ske se si te diskutosh nje teme kaq te rendesishme te fese Islame.
    Mos harro z Baton se feja Islame eshte nje nder fete me rritje me te madhe ne perendim.
    Po ku di gamori se ku o bari mre jahu.
    Ma do mendja se nga shkrimi jot edhe Western Countries si ke vizituar se po ta kosher bere ate atehere do te kishe pare gra me shamije ne poste te ndryshme te shoqerise si bisnes law human resources ,medicine ,education, deri tek keshilltare e kryeministrit britanik David Cameron sic islet Baronesh Varsi etc….
    Por miopia jote eshte aq e madhe sa ti s’shikon dot me larg se hunda jote,
    Ben mire ju te. shut up. Prick.

    1. xxxanticennnn says:

      splinter,
      kur e ke rradhën për të shku me “punu” në turqi;-((??
      merr ndonjë maskë antigas me vete,këtu janë lirë!!

      1. xxxanticennnn says:

        baton të mbështes në këtë artikull pavarsisht se e ke shkruar pak si shumë rrëmujë dhe nuk ke shprehur një mendim të qartë!po prap se prap ke bërë një gjë të mirë!

      2. Splinter says:

        Looool! Very clever.
        Une jetoj e punoj ne United Kingdom por edhe potential shkolla e te punoja ne Turqi se kam problem fare.
        Turqia esh nje vend I NATOs dhe popullsia eshte 90% muslimane keshtu qe se kam problem fare.
        As an Networking engineer mund te gjej Pune ku te dua. Prandaj don’t bother about me .

        Per mua eshte njelloj si ne Dubai ,States ,UK,Germany ose Turqi .

        1. J.Noli says:

          Njelloj eshte per ty Anglia me Arabine,pasi Anglia u jep perparesi Arabeve. Ndersa Arabet nuk e bejne te njejten gje me Anglezet

        2. xxxanticeeeeeennnn says:

          splinter
          dy pyetje të shpejta:
          _disa si ti përdorin,mbajnë në dorë a në gojë këtë “Looool”in,ti e paske të gjatë ka dhe më të shkurtër,çdo të thotë,kjo fjalë??
          -“Looool! Very clever”,nuk e njoh anglishten,por mëduket se do të thotë “very clever”shumë e/i zgjuar,e ke për mua apo për vete??
          po ta kesh për mua,ke të drejtë!po ta kesh për vete e ke gabim!!nuk e ke kuptuar se çdo të thotë ajo puna në turqi!!
          është thjeshtë mbulesë për tu këthyer në thes të zi nga siria!!
          ps:nuk di në e kam shpjeguar sakt,ose thjeshtë për ty!!??

    2. Jeti says:

      Qenke nje rrote ti, shikoje veten ne pasqyre qe te reflektosh.

  8. lili says:

    Baba Juaj ua ka hequr shamite nga koka….
    Ketu eshte problemi per nje féministe:tek perdorimi i ketij’va ka’ qe tregon se keto gra kane kalluar nga sundimi i fejes tek sundimi i laikut,ama gjithmone pa u pyetur grate….Dmth prape sundim…prape objekt i burrave _me 2 rr -sic thomi kur behemi motrat bashke e tallemi me burrat tone, pa te drejte me vendos e me zgedh vete si subjekt i lire!
    Kur aida thot jam per vetin tim kunder shamise,po mbroj te drejten e cdo femer mbi 16 vjece per te vendos shamijen,aida mbron te drejten tone .Si kunder meshkullit qe na duan te shpluara,si kunder meshkullit qe na duan te mbulluara.Aida mbron te drejten tone me vendos vete nepermjet emancipimit intelektual,ku dija eshte vlera kryesore.pra ketu bâtoni ‘laicard’edhe aida ‘shamimbrojtes ‘ bashkohen…
    Une si femer près qe bâtoni te luftoje per shkollimin e vajzave,dmth te kerkoje nga shteti kushte qe mundesojne kete shkollim’shkolla ne fshat,siguri rrugeve,siguri bile edhe ne vete shkollen ku nuk duhet te trembemi nga hepshet e profesorit etj…Près qe bâtoni te luftoje shtypin ku femera shfytezohet si pin up,près qe bâtoni te luftoje kunder stereotipeve neper mediat ku kufizohemi ne rolin e nenave ose bimbove,e ku nuk gjindemi kur n’a te hapesire qe na takon si 50% te publikut te ketyre mediave…

  9. lulzim says:

    Shkrimi ka një të mirë/ Paska kallxu batoni se ke pasê babën udbash, populli ne Kosovê e njeh mirë historinê kriminele edhe të babës udbash edhe të të birit udbash;
    qysh mund te botoni njê shkrim polemik, kur me pare nuk i keni biotuar shkrimin e aides;

    1. J.Noli says:

      Thone se hoxhat e Kosoves nen Jugosllavi mesoheshin prej UDB

  10. artan says:

    Gjithe bota diskuton per shkence, art, sport, kulture…. e ne diskutojme a duhet me mbulu femren si arabet e shek te 6t apo jo?

    Mjere ne. Na asht qep ky islami si muti mbas kepuces a nuk na len rehat. Ne bajm me ec perpara, dhe ai na terheq mbrapa si nje kunder e keqe, per te na mbajt ne mjerim e prapambetje orientale.

    Dhe sot ne Kosove e Maqedoni shume shqiptare jane arabizuar dhe islamizuar e jane kthyr ne njerez te trashe e injoranta me bisht. E pergezoj Batonin per keto shkrime. Eshte nje lufte e deshperuar, por plot integritet per te ruajtur shqiptarine prej asimilimit islamo-aziatiko-injorant.

  11. dn says:

    Baba Juajpaska bâ révolu ion…ne 1960¡!!pak i vonuar ne revolucion apo jo,kur dihet se ferexha u hoq qe ne kohen e Mbreterise ne hapesiren shqiptare,qe ishte me shumice mysliman. Qindra vajza u shkolluan qysh para luftes se dyte pa shami o bâton,Motrat Qiriajsi,institutions Nena Mbreteresh,Normalja e Elbasanit bene kete revolucion .Ferexhjia eshte bajtur ma shume ne periferin e botes shqiptare e rralle ne shqiperi ,eshte shpegimi politik anashkallohet nga bâton:ferexhjia ishte mbrotje kunder shkijeve,shenj se nuk jemi shkane botekuptimin e popullit te shqiperise periferike,ne kontakt me shkaut.Ky refuzim i shkaut ishte ajo qe ka brengos udbashin haxhiu ne vitet 60,udbashi qe ka detyruar grate me Dale me te shkurta ,jo per emancipim,poper hhâter te shkaut….UDBashi qe me shoket e tij vrau Marie Shllakun,qe erdhi si mesuese ne kosove bashke me qindra mesueses tjera me shkollue vajzat ne kosove,pa provokime po ma atdhedashuri si bija te nje kombi!
    Baba Juaj ishte i vetmuar jo sepse pruni dijen,po sepse ishte UDBash,qe perdori edhe grate per te fituar poena tek shkau!
    Ka nje dallim shume te madhe ndermjet revolucionite te Marie shllakut e shoqeve te saja, edhe revolucionin e babes tuaj:ato ishin ne sherbim te shqiptarise,kurse baba juaj te serbise.Sic duket ju edhe sot ju vazhdoni revolucionet e vonuara,qe Shqip i thomi tradheti.
    Sepse lufta Juaj kunder shamise ska per qillim shamine po ka si qillim krijimin e pasqyres se kishe jemi nje vend fundamentalist islamik,teze kjo e kamotshme e Serbise….

    1. albert says:

      dn!
      Perse nxiton kaq shume dhe perse genjen kaq shume?
      Batoni nuk flet per Shqiperine e kohes se motrave Qiriazi por flet per shqiptaret e Jugosllavise pas viteve te 45-ta. Dhe ne ate kohe shqiptaret e Kosoves ishin analfabete dhe te prapambetur. Te dale dikush dhe te luftoje kunder prapambetjes (shamise) ishte atdhetarizem ore dn, pavaresisht se ty te duket se babai i batonit ishte UDB-ash. Une mendoj ndryshe, mendoj se armiqte tane duan qe shqiptaret ta bartin ate shami, te jene islamike.
      dn,Marie Shllaku nuk u mor me shami. Ajo ishte atdhetare qe me pushke ne dore luftoi per bashkim. Dhe sigurisht qe vizioni i saje (pas lufte)do te ishte i njejte me vizionin e babait te Batonit-heqja e prapambeturise nga koka e shqiptareve. Fatkeqesisht enderren e saj e nderpreu bashkepunetori i ngushte i UDB ose i OZN – Nazmi Kursani, i cili i tradhetoi tek serbet te cilet e pushkatuan.
      Per mendimin tim shkrimi i z. Haxhiu eshte shume i mire dhe shume i guximshem.

  12. maqo says:

    Baton, prindin mesues dhe me gjithe keto gabime drejshkrimore, me “w” ne vend te “ë”-se. Hiqe ate “kryeneq” se re ne batakun analfabeteve. Je shume i varfer ne ide, nuk ke dale dot nga provincializmi jugosllav. Deri sa te fillojme te hame me luge floriri, rrofshin mesuesit syçele per shale dhe minifunde.

  13. Ruzhdi says:

    Jepi Baton e mos u ndal se shumica e popullit shqiptare te perkrahe me keto idet e tua dhe tonat perparimtare.

  14. Bora says:

    Ej po seriozisht e keni ju me kete punen e fese? Kur na mori koka ere neve kshu, apo i mbaruam te gjitha hallet e tashi per argetim i futemi islamit. O njerez thirrini mendjes, cdreq lirie eshte mbajtja e shamise me ke tallet surrati juaj, kjo Aida vete eshte e mbuluar qe na llap keshtu? Nje kalama qe rritet ne nje familje me mam te mbuluar e gjithe burrat e fisit qe mendojne se shamia eshte detyrim mund te quhet e lire per te zgjedhur? cjane keto plehra qe kane filluar ta bejne fene teme te rendesishme ne trojet tona. Pak halle kane grate e shkreta, pak jane te dhunuara nga familja , shoqeria qe tiu shtohet edhe zgjedha e nje feje mesjetare qe kudo perhap dhune. Ku ka fe njehere qe nuk ka dhunen per te tjeret qe mendojne ndryshe ne baze te saj? Po siu vjen turp, siu vjen turp qe beni rolin e intelektuahales se Parisit ku femrat me vullnet te lire na vendosin te mbulohen? Nese ka nje gje per te cilen them faleminderit cdo dite jane prinderit e mij qe gjithejeten kane qene kunder ketyre matrapazeve hajdut qe tallen me varferine dhe injorancen e shqiptareve te shkrete. Nese zoti eshte vertet ashtu sic hoxhallaret plehra predikojne atehere na duhet vertet nje zot qe te na shpetoje nga ai. Besimi ne zot eshte injoranca me e madhe e njerezimit.

  15. Bahri says:

    Une mendoj se batoni me te vertet eshte shume I aveancuar me idet e tija por qka ti bejm qeveris qe e kemi qe eshte e financuar nga organizata islamiste te cilat Ja kan mbyllur gojen me Leke te flliqura prandaj edhe heshte para te keqes kur te gjithe bota e shehe se tek ne ne kosove pas luftes nuk ka me besimtar te mirfillt por vetem njerz te felliqur me pantallona deri ne gjunje mjekra te gjata saqo nga nje here te duket se je ne Islamabad apo Iran . Turp per qeverin tone qe heshte para nje te keqe te madhe qe po I kanoset kombit tone.

  16. ARUSHA says:

    SHAMIA KA KUPTIM NE VENDET ME SHKRETETIRE KUR FRUN ERA DHE NGRE REREN NE QIELL POR JO NE JETEN E GJELBERUAR E TE NGROHTE ;AJO MUND TE VENDOET NE DIMER (KUNDRA TE FTOHTIT )SIGURISHT NE FORME TE BUKUR DHE ME NGJYRA TE BUKURA QE TI NGJALLE KENAQESI FEMIJES QE E SHIKON NE RASTET E JETES SE GEZUAR E PA ASNJE TRAGJEDI E JO TE VISHSET SHAMIA E ZEZE TE MBULOSH FYTYREN KUR JE NE GJIRIN NATYRES ME LULE E PEME E TE GJELBERUAR SIC E KA BERE ZOTIDHE TA GEZOSH ATE !

    SHKENCAT NATYRORE DUHEN MESUAR DHE BEHESH ME I MENCEM PRA SHKOLLA DHE LIBRI JANE GJERAT ME TE BUKURA E PASTAJ SPORTET PUNA E DORES PIKTURA BAMIRESIA ETC

  17. Foti says:

    Keshtu duhet te jene shqiptaret si ju si z.Kristo Frasheri etj… si rilindasit perndryshe nuk mund te kete Shqiperi.

  18. Duka says:

    Vitet e 60 nuk kena guxu me prmend Zotin dhe ramazanin na e prishnin me zor arsimtaret.

  19. MIRI says:

    Problemi qe ngre Aida merret nga Batoni ne menyren me diletanteske dhe dashsakeqe.
    Bato-ni, (betony I komunizmit dje dhe I lakuriqesise sot!) e trajton ceshtjen kokeposhte, bile si megaloman (alias-gjeluc) I jep vetes te drejten ta duartokase “beme-gjemen” qe vjell.
    Sa per perrallat “me babane”, do te imitoje Xhaxhin Envder, qe…eh, me baba Qenin…

  20. Vali says:

    Baton,pershendetje!
    “Muhameti” per kohen e tij ka qene perparimtar dhe me kembengulje eshte perpjekur te coje shoqerine perpara ne cdo fushe.Po te ngjallej “Muhameti” sot do ti vinte turp kur te merte vesh se kush mban emrin e tij ne goje,dhe cfar perpiqen te implementojne ata ne shoqerine Kosovare. Do te thshte me gojen plot se ai donte nje shqeri te ndryshme nga kjo e sotmja ne Kosove dhe te njgashme me ate perendimore.
    Permbajtja e kertij shkrimi duhet te jete memorja e klases politike te Kosoves.Kjo klase synon te shkoje ne evrope me mendesi e metoda sundimi te popullates si ne kohen kur ka jetuar “Muhameti”.

    1. albert says:

      Per te vetmen gje qe mund te krenohemi me Muhametin a.s. eshte se e ndaloi varrosjen per se gjalli te foshnjeve te gjinise femer.

  21. Sila says:

    Une jam kunder shamive. Por ky eshte nje debat qe Batoni nuk di ta trajtoje. Keto jane probleme universale, qe shkojne larg shembujve te babes dhe kosoves.

  22. A says:

    Pershendetje BATON HAXHIA,
    te kam lexuar shume shkrime tuaja, gjithashtu te kam ndigjuar edhe shikuar edhe ne televizor.
    Mendimi i juaj dhe problemet, shqetesimet qe ngrini mbi disa fenomene te shoqerise shqiptare ne pergjithesi jane me te vertete shqetesuese per mbare opinionin perparimtar e emancipues shqiptar.
    Kemi patur fatin e madh qe si popull jemi dhe jetojme ne kontinentin Evropian, qe eshte kontinenti me shtetet dhe popujt me te zhvilluar ne bote nga ana arsimore, kulturore, sociale. Qe i kane dhene tonin botes atje ku kane shkuar si per shembull ne SHBA, Kanada, Australi, Zelande e Re, etj. Kete bote jane duke e sulmuar si individi, grupime masive per te jetuar, banuar ne menyre qe te ngrihen per te bere nje jete me te mire.
    Sa evropian, sa shqiptare, sa njerez nga shtetet e varfera Evropiane po sulmojne brigjet e Afrikes, te Azise, te Arabise me gomoni dhe me anije si refugjat, me bindje te plote ASNJE.
    Fati i madh qe Zoti na hodhi, ne shqiptareve, ne kete toke te begate, te bukur na natyra dhe klima, por e cuditeshme eshte se ne nuk po e meritojme.
    E para kemi zakon qe nga ana fetare konvertohemi ne besime fetare te tjera, thjeshte per interesa ekonomike dhe privilegje. Si eshte rasti nga te krishtere ne musliman. Kurse tani s’fundmi meqenese emigrojme per punesim ne Greqi konvertohemi nga musliman ne te krishtere orthodokes, bile me shpejtesi marramendese nderrojme deri emrat nga MUHAMED ne KRISTAQ, nga ISLAM ne JORGO, nga MAHMUDIJE ne MARIJE. E kupton BATON HAXHIA sa konseguent jemi ne besimin fetar ne shqiptaret.
    me thene te verteten kemi disa zona te kombit shqiptar si muslimanet shqiptar te Maqedonise, te Kosoves dhe tani s’fundmi edhe ne Shqiperi po futen ndikime radikale ekstremiste islamike ku femren e duan te veshur me shami koke, ftyren te mbuluar, me ferexhe, kurse mashkullin me pantallona trecerekshe, me mjeker si lesh bythe, me nje kapuc ne koke te bardhe te stilit arab. Kete duan ta ndikojne edhe tek te tjeret. Kur i pyete se cfare je me perpara thone se jemi musliman, kurse fjalen SHQIPTAR nuk e permendin fare.
    Perpara disa ditesh media e shkruar Zvicerane, me fotografi me ngjyra kishte publikuar disa femra te veshura komplet, deri edhe me pardesy, duke u lare me pardesy ne nje liqen te Zvicres. Artikulli dhe fotografija shkruante se jane disa femre SHQIPTARE MUSLIMANE te SHQIPERISE dhe per kete duhet te mblidhet Parlamenti i Zvicres qe shqiptareve te Shqiperise ti vendosen perseri vizat hyrese. Ne nje kohe qe keto ishin FEMRA MUSLIMANE SHQIPTARE te GOSTIVARIT ne MAQEDONI. Prandaj ne shume drejtime populli dhe kombi shqiptar jemi duke shkuar mbrapa.
    Me ka bere shume pershtypje kete periudhe qe jane shkruar shume shkrime ku thuhet qe vendet islamike muslimane si TURQIA dhe VENDET ARABE nuk i kane dashur asnje here shqiptaret. E me te vertete per asnje cast, pavaresisht se ka miliona shqiptar ne Turqi, nuk eshte lejuan ushtrimi, hapja e shkollave, kurseve ne gjuhen shqipe per shqiptaret qe jetojne dhe banojne aty. Ne kete menyre ne menyre te pershpejtuar eshte bere asimilimi i kesaj popullsije.
    Kurse tani ne pragun e nje sulmi rrufe te NATO-s dhe SHBA-se ndaj Sirise, doli qe bazat ushtarake te Greqise do te perdoren nga forca, kur ne nje kohe qe qeveria Greke e ka pak problem, qe pervec TURQISE, me shtetet islamike arabe ka marredhenie te mira dhe per me teper keto vende kane SIMPATI per POPULLIN dhe SHTETIN GREK. Ne nje kohe qe Greqia nuk lejon asnje te drejte ndaj komuniteteve muslimane qe jetojne aty.
    Megjithese SHQIPERIA eshte ANETARE e KONFERENCES se VENDEVE ISLAMIKE akoma edhe sot nje shumice e ketyre nuk e njohin KOSOVEN per SHTET te PAVARUR.
    I theme ketyre personave kemi pasur 2(DY) persona SHQIPTARE MUSLIMAN si AHMET ZOGU i I-re dhe shokun ENVER HOXHA, qe integralistet, fondamentalistet, fanatiken fetar, te kujdo besimi fetar do ti kishin shkaterruar ne te gjitha drejtimet.
    Per SHQIPTARET e VERTETE, feja baze eshte SHQIPTARIZMI duke mos shikuar kisha dhe xhamija.
    Te gjithe keto palo fetar musliman librin e KURANIT dhe GJITHE e tjere fetar do ki kishin djegur me deshire ne kohen kur kane jetuar keto dy persona.
    Kurse XHAMITE do te ishin bere STALLA DERRASH. Tung.
    RROFTE SHQIPERIA MODERNE E EMANCIPUAR, E ARSMUAR, E KULTURUAR, E QWYTETERUAR dhe EVROPIANE, sepse ketij kontinenti takojme.

  23. OPINION. says:

    shume i Vogel eshte BATONI te beje STUDIM- ANALIZASH sepse kurgju nuk njef nga politikat SEKTARE TERRORISTE ISLAMIKE qe jane instalur ne kosove dhe nga kosova MAFIJA TURKO-KUAKAZE e BIK-ut me mjeshtri te rralle instaje SALAFIZMIN SEKTAR ISLAMIK edhe ne SHQIPRI.pra shqiperija eshte VIKTIM e ATAKUT SEKTAR nga KOSOVA,ket le ta DIJNE te GJITHE.a motorri i ktyre trasporteve SEKTARE eshte TURQIJA me ERDOGANIN e HASHIM NEO-OSMANIN.shume mire kishte folur mberem nje komentuese ne kometet e saje ne gazetat LE MATIN te ZVICRES profeshoresh e politikave internacionale se TURQIJA me ARABIN SAUDITE,KATARIN jane 3 shtetet kryesore qe organizojne dinakrishte ISLAMIN SEKTAR SALAFIST dhe ne TURQIN e ZEZ u organizuan e trajnuan te gjitha grupet e klanet ISLAMIKE GJIHADIKE SALAFISTE qe te FILLOJNE PRANVERAT ARABE SALAFSTE si ne tunizi,libi,egjypt,siri dhe te destabilizohet e gjithe BOTA ARABE.ky eshte ERDOGAN TURKU nje islamist i EGER SALAFIST miku i RAMES e vllau i THAQIT.

  24. Apache says:

    Baton Haxhiu, ajo cka thoni ne paragrafin e fundit, tregon qarte se si e arrini ju lumturine! Nuk po habitem me se pse ju shiteni kaq thjesht, sa andej-ketej. Per ju mjafton te lepini sahanin, skane aspak rendesi parimet. Dhe ju pas kesaj sjelljeje beni fjale per lirine. Nje pyetje kam per ju: Ju, ndjeheni te lire pasi e keni shitur veten dhe nuk keni te drejte as te mendoni, lere me te shpreheni sipas kokes suaj?

  25. xixa says:

    Paska harruar betoni te tregoje se,ne ate kohe kur babai i tije i shumearsimuare dhe shume perparuare, me cfare mini fundi apo pa te hiq, nena, dhe gjyshja e tije kane qene te veshura apo te zhveshura!!!O Beton, po te me permendej mua emri ndonjehere si spiun i Serbise do te zhdukesha dhe asnjehere nuk kisha dalur ne opinion,prandaj mos kukuris si gjel se nuk je ti ai qe do i rregullosh punet e veshjeve muslimane.Mjafton qe gruaja, motra,nena jote te dalin me bythet perjashta dhe keshtu ti kenaqesh duke i shikuare dhe me siguru edhe masturbuar.

  26. Koz Dynjaja says:

    – Veeshja me mbulese nuk eshte veshje shqiptare – mund te jesh musliman,katolik,ortodoks por veshja eshte kombetare!Ajo veshje qe pretendohet se eshte “muslimane” eshte veshje e zonave arabike ku ashtu jane veshur edhe perpara se te lindte Profeti Muhamet!Shqiperia qe ne Mars 1937 i ka hequr keto shamija e veshje qe qarkullojne sot. Te gjitha jane veshje ne kundershtim me mireparaqitjen e femres dhe te mashkujve. Se edhe mashkujt pretendojne me mbajte mjekra e nje model qesharak pantallonashh. Veshja e popullit shqiptar sipas vendimit te firmosur nga Mbreti Zog eshte ose kombetare ose europiane sic vishemi sot. Dhe ky Dekret ashtu si Dekreti i Autoqefalise se Kishesa Ortodokse dhe shume Dekrete Mbreterore te tjera duhet te gjejne zbatim pasai ato nuk jane rrezua me kunder dekrete por eshte shkelur e lene si ne harrese.tung

  27. alban4eva says:

    ke te drejte o Baton, por kur e ke koken te mbushur me perralla shkretetire dhe gamile, nuk mund ti kuptosh keto gjera..!!

  28. Kujtim KS says:

    Eshte e turpshme per Vetevendsojen qe per interesa elektorale te beje pakt me djallin (mercenaret arabo-turk qe flasin shqip). Vetevendosja qe na flet me aq patos per shqiptarine, per bashkim-kombtar, per deshmore flirton me nje levizje anti-shqiptare qe mohon flamurin kombtar, Skenderbeun, Nenen Tereze. Keta agjitator neo-otoman te financuar me petro-dollar arab duhet izoluar. Shamija eshte vetem kerkesa e pare ne betejen e tyre per t’i shkeputur shqiptaret nga Perendimi. Kerkesat tjera tashme te artikuluara mire jane mesimi fetar (islam) ne shkolla, infiltrimi ne organet e shtetit dhe marrja e pushtetit deri me 2017, diktatura dhe imponimi i sheriatit te e gjithe shoqeria dhe ankorimi i shqiptareve te babai neo-otoman Erdogan.
    Kjo jo vetem qe rrezikon unitetin kombtare dhe rrezikon sigurine e kombit shqiptar nga jashte por eshte e papranueshme edhe nga brenda nga ata qe nuk e praktikojne fene (qe jane shume edhe ne Kosove), te krishteret dhe vete praktikuesit e islamit tradicional shqiptar. Pra kjo qone ne trazira civile brenda dhe hap rrugen per agresion nga jashte.
    Strategji e cuditshme per te arritur bashkim kombetar me shqiponjen dykrenare.
    Keni hy ne rruge qorre Vetevendosje, kthehuni prapa. Ju per perkrah per qeshtjet tjera ne raport me qeverine ne Kosove.

    1. Jeti says:

      Shume dakort me ju, Vetevedosja paska qene per te vendosur islamin ne shtet. Mendoj qe ketyre liderave kosovare ju ka ikur truri. Nje fakt, pervec Egjiptit asnje shtet tjeter i lindjes se mesme se ka njohur Kosoven.

  29. dritani says:

    Mendjet jane si parashutat; funksionojne vetem kur jane te hapura.
    Frank Zappa

    Shtetet laike jane shtetet me perparimtare dhe me te zhvilluara.
    Popujt e “shkretetires” me logjiken e tyre kuranore po mundohen t’i mbushin mendjen kesaj pjese te botes se ju e keni gabim dhe ne mire; ne jemi mire dhe ju jeni keq madje per te qare hallin.

  30. arnaut says:

    Nje shkrim shume i keq dhe i dobet z. Haxhiu. Kam humbur krejt respektin per ju si gazetar dhe po filloj te mendoj se jeni ju ai qe po paguheni per te bere kete propagande te shemtuar anti-fetare.
    Pse na shtini hi syve? Pse perdorni gjuhen anti-fetare te komunizmit ku demonizohej e tallej feja dhe kleriket? A nuk keni qene ndonjehere ne Amerike e Evrope? A nuk keni pare sa kollaj eshte atje per vajzat me shami te ndjekin shkollen pa kurrfare problemi? A nuk keni para sa e sa studente me shami mbushin universitetet e Amerikes dhe Evropes? Sa e sa femra te suksesshme me shami jane ne cdo profesion te mundshem ne Perendim?

    Retorika juaj kunder shamise nuk qendron.

    Shamia eshte nje shprehje e besimit fetar te atyre qe e mbajne dhe ne na takon vetem ta respektojme kete zgjedhje. Pike.

  31. dn says:

    Albert,nena IME kur ishte vazje shume e re ,me shami ne krye,kishte per mesueses marie Sllakun,e cila u dha mesime te gjithave,me e pa shami,pa i fyer as femijet as prinderit e tyre pse ishin te ‘mbrapambetur’ . te gjithe ishin mirenjohes Marise edhe Shqiperise per perkushtimin per zhvillimin te shkollave ne gjuhen tone.Marie shllaku pra krijoj ne kosove revolucionin qysh ne vitet40…kete vetem sa per te relativizuar revolucionin e babes se batonit,edhe per t’i treguar se Maria arriti te mbledh ne shkolle vajzat myslimane me shami po edhe vajza katolike po ashtu me shami mbi krye n’a te kohe, pa problèmes sepse ishte shpirtpaster,edhe punen e kishte mission atdhetare.
    Sa per mbrapambeturine n’a te kohe,po edhe sot serbet ne kosove ku jam rritur déri ne vitet61,kur baba i batonit veproj kunder nationalisteve,Kane bajtur edhe bajne prape shamia te zeza,edhe kur u ktheva ne kosove pas luftes pash ma shume gra serbe me shami ne krye se gra shqiptare me shami ne fushe kosove,po nuk me kujtohet te kem lexuar gje nga bâtoni per shamite e serbeve…apo sheh bâton vetem me nje sy.
    nena edhe pse ne France qe 50 vite mban nje shami’kur asnje franceze nuk i ka thane gje, edhe shamia nuk e ka penguar me na shkolluar e me qene shume perparimtare,po Duke ecur n’evrope me dignitetin e saj e me krenarine e saj.ajo na edukoj aq mire sa 6 vajzat e saja jemi me fakultet ne France.Ama baben e batonin nuk e harrojne shqiptaret e vertet edhe bâtoni e di pse…Prape thème se bâton nuk e ka me shamite,se atehere do te reagonte edhe per shamite e katolikeve apo shamite e serbeve,po e ka per te perhapur idene se jemi nje vend islamisk fundamentalist,teze serbe kjo. Nuk i ka mbetur gje tjeter njerit qe darkojke me stanishiqin kur kosova u shkrumu,per me mbijetuar e existuar ne hapesiren médiatique e politike shqiptare.Prandaj,si baba i tij dikur qe shfrytesoj ‘zhveshjen’e grave te katundit per te rra ne sy te eproreve serbe,edhe ky bâton shrytezon sot grate per te existuar si qe nje politikomediatike…
    Veprim i nje deshtaku paternalist,qe mendon se ende grate e kosoves jane pa tru e nuk dine me shtru vete problemete e tyre

    1. albert says:

      dn!
      Nuk e kam te qarte se a din te besh dallimin ne mes te shamise se grave shqiptare me ato te beduineve te Arabise?
      Mos u merr me Batonin por merru me Aiden dhe sojin e saje qe jane perkrahese te shamise se beduineve ne nderkohe qe kritikojne dhe fyejne veshjet kombetare shqiptare.

  32. Jan B. says:

    Ju lumte zoti Haxhiu. Sa per dijeni: Ferexhete ne Shqiperi jane hequr me ligj qe ne vitin 1927, nga A. Zogu, i cili eshte emancipuesi i pare i femres shqiptare. Shembujt e pare per kete i dhane vete motrat e tij, te veshura me kostume e kapele europiane. Me vjen keq per keta kosovaret qe jane 1500 vjet prapa!

  33. albana shehaj says:

    mendoj se te besosh ne nje zot eshte e shendetshme,por te besh lufte per te imponuar nje fe eshte e pafalshme .ketu ska vend per parime pastaj,zoti eshte nje ,ketu te pakten bien dakort te gjithe.Por une nuk mund te pranoj qe nje prind ta rrit femijen duke i imponuar fene e tij,crendesi ka cila eshte kjo fe,islame apo tjeter,keta famije kur te behen koshient per kuptimin e rendesine e fese,mund te jene te lire te perqafojne ke te duan .NUK E FAL ATE NENE DHE BABE QE VAJZAT E VOGLA I VESHIN ME FEREXHE. E GJITHE KJO ME KUJTON ”ROSAKUN E VOGEL TE SHEMTUAR” TE ANDERSENIT.

  34. Titi says:

    Po me qudit se si po e lavdron Baben e vet po Baba i ti ësht prej UDBASHAVE më të njoftur në Kosov

  35. dani says:

    O baton haxhiu shume koke nje gucimtare i forte qe mer guximine te luashe me ndjenjat e muslimanve . pa bonu bure e mere fole pak edhe per motrat e nderit , per kataliket . mere bene nje debat me nje prift edhe thuji qe grat e juaja jane te prapambetur e duhet ta hjekin shamine , se keshtu jane te prapambetur . per ty o laik duken muslimanet te prapambetur e jo motrat enderit kataliket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje