Zhdukja e 500 fëmijëve shqiptarë në Greqi, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria heshtën

29 Gusht 2013, 19:53Kronika TEMA

Lajmi për zhdukjen e mbi 500 fëmijëve shqiptar në Greqi ka rënë si bombë për Tiranën zyrtare megjithëse askush nuk ka ndërrmarrë asnjëherë një hetim për rastet e denoncuara. Hetimi i Athinës zyrtare për këtë çëshjte nxjerrë në pah edhe elementë të frikshëm se këta fëmijë kanë përfunduar në klinikat helene për trafik organesh. Ndërsa elemeni i dytë më skandaloz është fakti se pas këtij trafiku në shumicën e rasteve fshihen shoqata bamirësie fantazmë. Këshilltari ligjore i Avokatit të Popullit, Andi Bala, tha se ky institucion ka një trashëgimi letërkëmbimesh, materiale dhe dosje që reflektojnë që para 10 vitesh këtë dyshim trafiku.

Në vitin 2004, po nga të vetmet letërkëmbime, thuhet se Komiteti i Helsinkit i ka kërkuar Avokatit të Popullit të Greqisë, që 3 fëmijë, të vetmit që kishin kontakt, të dëshmonin për të ndihmuar organet kopetente për zbardhjen e këtij skandali, por as për këtë hap nuk pati më asnjë informacion.

Në rikthim të së njëjtës dosje e cila ka pushuar një dekadë më parë, Avokati i Popullit në Shqipëri, Igli Totozani, në rolin e denoncuesit, sipas kompetencave të këtij insitucioni, i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjthshme në korrik të 2013-ës, të hetojnë këtë skandal, por edhe pse ka kaluar një muaj, ende asnjë përgjigje, raporton “Ora News”. Sipas ligjit, Avokati i Popullit ripërsërit kërkesën dhe më pas i drejtohet institucioneve më të larta, si Ekzektutivit.

Pak ditë më parë, Ministria greke e Drejtësisë ka kërkuar nisjen e hetimeve  për të mbledhur të dhëna për zhdukjen e mbi 500 fëmijëve shqiptarë, kryesisht fëmijë të komuniteti romë. Shqetësim ky i ngritur në parlamentin grek nga deputetja e së Majtës Demokratike, Maria Gianakou, pas një raporti të publikuar nga Komisioni Kundër Torturave i OKB-së.

7 komente në “Zhdukja e 500 fëmijëve shqiptarë në Greqi, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria heshtën”

  1. nastradini says:

    GREKU KERKON HETIME SHQYPNIA HESHT

    Po ku shkoi PATRIOTIZMI i shqyptareve qe nuk kane lene fqinj pa share me none e babe kur nuk pjerdhin fare per fatin e 500 femijeve te zhdukur zyrtarisht? Sepse numuri i ture eshte shume me i larte sic e tregon edhe filmi dokumentar i nastradinit, por qe ASKUSH ne vendin tone nuk do ta pranoje per fat te keq. Pse keshtu shqyptaret kur vjen puna per te mbrojtur femijet e tyre kur mafia nderkombetare u merr organet e trupave te vegjel per t’i trafikuar ne Bote nuk flet fare dhe ben shurdhmemecin dhe nga ana tjeter kur vjen rasti per te denuar krimet e mafies kosovare ne Shtepine e Verdhe ne Burrel dhe ne Kliniken Frankenshtajn MEDICUS ne qender te Prishtines papritur behen dhe shfaqen si PATRIOTE fanatike te vertete dhe e mbysin me fyerje nastradinin, por edhe cdo tjeter i cilit kerkon te zbardhe vetem te VERTETEN.

  2. mira says:

    @ Leter e nje mjeku specialist

    Po këta përse janë përdorur o mjeku specialist, a janë bërë operacionet në dhoma kirurgjikale të pastra dhe me llambë kirurgjikale(se pa këtë llambë nuk bëhen…)? Atij kinezit 6 vjeçar ja hoqën sytë në arrë dhe ti na theshe se në shtëpinë e verdhë nuk mund të bëhen….Tani unë e kuptoj që ti je i ri dhe kërkon të “dukesh” në komentuesat e tjerë, por me sa po shof unë po të jepen shumë fakte dhe ta bëjnë Muuuuu, që trafiqet e organeve nuk bëhen përherë në ato dhomat kirurgjikale, siç pretendoje zotrote…..!

  3. Katoliku shqiptar says:

    Na e shpifen me kto :”klinika Helene ,populli Helen,qeveria Helene “,nuk na quan kush ne qeveria Ilire ,populli ilir.

  4. gentian says:

    Nastradini
    siç ke ven emirin ke dhe logjiken, ne qofte se keto gjera vertetohen, te dy palet si ato Shqiptare e greke, jane bashkepuntor ne krime te renda! vetem ne ket raste ndodhen Rom dhe grek! do te thot e jejta raze!

  5. Lajmi eshte shume trondites! Avokati i Popullit paskerka ber denoncim ne prokurori ,po prokuroria hesht,qeveria po dihet qe ka heshtur per kete problem ,pasi jane 800 femije ne SHqiperi qe nuk shohin diell me sy. Per keta nuk ka as qeveri,as ligj as kushtetute! Per ta ka vetem nje kanun i mesjetes qe vepron edhe sot. Kryeministri yne ne ikje (ikt e mos ja pafshim bojen) nuk e hapi nje here gojen per kete problem,po na tallej duke kenduar nje kenge per Enver HOXHEN,kur fliste ne mbledhjen e qeverise,duke kritikuar Ramen per pershtatjen e piramides. Po ata 800 femije, qe nuk do t’i gezohen edhe ketij viti te ri shkollor,po te ishte ENVER HOXHA ,do uleshin me shoke e shoqe ne bangat e shkolles dhe do ta kendonin me te madhe ate kenge qe kryeministri i tyre,kryeministri e flet per liri,per njerez te lire,i burgosi qe ne doitet e para te jetes se tyre. Vajt halli t’u vinte ndermendje se jane xhdukur 500 femije SHQIPETAR ne Greqi.
    Si nje mesues i vjeter kam nje apel per qeverine ,e cila merr detyren ne 9 shtator:

    PA RILINDUR FEMIJET E NGUJUAR, NUK KA RILINDJE PER SHQIPERINE ! Le te hane c’te duan,le te hane si femije princash,po te mbyllur brenda shtepise do t’u duket helm. Le te hane ate buken me djathe e domate, ( me qenese disa e perdorin per te tallur kohen e Enver Hxhes) qofte edhe buke misri do t’u duket mjalt e do fluturojne nga gezimi kur te luajne me shoket,kur te mesojne si shoket,kur te shohin bukurine e diellit kur lind e kur perendon,kur te ndjene freskine e ajrit te paster, kur te bredhin duke luajtur e mos te kene frik se do t;i kap plumbi! PO VJEN 16 SHTATORI,PO VJEN DITA E PARE E FILLIMIT TE VITIT SHKOLLOR, I CILI KA FATIN TE FILLOJE PAK DITE PASI KA FILLUAR PUNEN QEVERIA ,E CILA KA PREMTUAR RILINDJEN E SHQIPERISE!

  6. ADN says:

    Keta qe i kane bere keto krime ne Greqi jane: Bijte,vellazerit,prinderite e Anastas Janullatosit,uzurpatorit te KOASH dhe perçaresit te shqiptareve ne baza kombetare dhe fetare. Ky eshte veç nje shembull konkret i racizmit greke. Kjo eshte fetyra greke qe nuk dallon nga ajo serbe ortodokse!

  7. Zef Kallami says:

    I nderuari Nastradin!
    Vetem me kleto shkronjat kapital ke than boll:

    “GREKU KERKON HETIME SHQYPNIA HESHT”

    Greku kerkon hetim sepse asht shtet.Ne heshtim se nuk kemi shtet.Greket kerkojne dhe bajne namin per nji fare Gumet i vrare aksidentalisht atje ne juge te vendit.Ne edhe ne ket rast heshtim duke u pozicionuar fajtor.E nuk mund te piptijme asgje prej gjeje.Arrijn greket te perfitojne teritor vorrezash me kufomat te vdekurish shqiptare.Ato i marrin per grek te rene ne lufte.Ne heshtim.Pra nuk kemi shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje