E hënë e përgjakshme në vend, krimi nuk njeh të ndalur

2 Shtator 2013, 22:39Kronika TEMA

Muaji i parë i vjeshtës ka nisur sërish me krime në Shqipëri. dy të ekzekutuar dhe një i vetëvrarë është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ekzekutohet biznesmeni në Durrës

Ekzekutohet teksa gjerbte kafenë e mëngjesit. Masat e forta të sigurisë, rojet e shumta apo dhe makina e blinduar nuk e kanë shpëtuar nga vdekja Plarent Shehun.

Ky është fati i biznesmenit durrsak, Plarent Cani, i cili është qëlluar për vdekje mëngjesin e së hënës në zonën e quajtur, “Rrota e Kuqe” në Durrës.

Sipas dëshmitarëve, babai i tre fëmijëve ka qenë duke pirë kafe me shoferin e tij, kur është qëlluar me një breshëri plumbash, çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Plarent Cani njihet në qytetin e Durrësit si biznesmen ndërtimesh, ndërkohë që në dosjet e policisë italiane njihet si anëtar i një prej grupeve të trafikut të lëndëve narkotike. Megjithëse në maj të vitit 2006 Plarent Cani rezulton të jetë i dënuar me 14 vjet heqje lirë, 40 vjeçari ia kishte dalë që shndërrohej në një biznesmen, duke ngritur dy kompani ndërtimi nga shtatori i vitit 2006 e deri më sot.

Tentativat e shoferit për t’i shpëtuar jetën biznesmenit kanë dështuar, për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Sipas policisë, 40 vjeçari ka humbur jetën pa mbërritur në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit.

Përveç shoferit të viktimës, për grupin hetimor kanë dëshmuar ngjarjen personeli i lokalit ku edhe u ekzekutua biznesmeni. “Plarenti vjen shpesh në lokalin tone, sepse aty afër ka dhe pallatin që po ndërtohet. Si zakonisht ishte ulur jashtë lokalit bashkë me shoferin e tij, kur pak minuta pasi ishte ulur, ka ardhur një motor me shpejtësi. Në të ishin dy djem, njëri prej të cilëve zbriti dhe iu drejtua Plarentit. Nuk foli asnjë fjalë, por i’u afrua shumë tavolinës dhe qëlloi menjëherë. Zbrazi të tërë karikatorin e pistoletës. Viktima mori një plumb në kokë dhe një në kraharor, ndërkohë që pasi e qëlluan të dy djemtë u larguan me qetësi”, mësohet të ketë deklaruar një prej kamerierëve të lokalit.

Sipas dëshmisë së tij, dy djemtë që kanë marrë pjesë në ekzekutim ishin veshur njësoj, me xhaketa të zeza dhe me pantallona xhinse.

“Kishin një motor të zi të fuqishëm dhe nuk kanë hequr në asnjë moment kokoren. Ata u larguar me shumë qetësi pas ngjarjes sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, mësohet të ketë dëshmuar kamerieri. Por përveç plumbave të gjetur në vendngjarje, policia duket se nuk ka prova të mjaftueshme për të zbuluar dhe arrestuar autorët e vrasjes, që për nga mënyra e ekzekutimit dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.

Atentat të fortit të Bulqizës

Biznesi i kromit vazhdon të shkaktojë viktima në qytetin e Bulqizës. Përplasja mes bandave që sundojnë galeritë e nëndheshme mendohet se të jetë  motivi i ekzekutimit të Qerim Markut në qendër të qytetit.

Nga ky atentat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, 60-vjeçari Semi Ismaili, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në momentin e krimit viktima ishte duke kaluar në afërsi të një servisi makinash, ku kishte ndaluar një makinë e llojit Benz, ngjyrë e kuqe.

Sapo ka identifikuar Qerim Markun, një djalë ka dalë me shpejtësi dhe ka hapur zjarr.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se vrasja e Markut është e lidhur me konkurrencën e biznesit të kromit.

Nga blutë dyshohet se Qerim Marku ka qenë në shënjestër që prej muajit shkurt, ku pati një përplasje të armatosur mes dy bandash për kromin.

Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa, pasi kishte frikën e një atentati.

Disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku.

Nga shkëmbimi i zjarrit më 29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar. Burimet bëjnë të ditur se autorët ishin vënë në vëzhgim të tij dhe e ekzekutuan rreth 100 metra larg pallatit ku banonte, pranë spitalit rajonal.

Nga ana e bluve ende nuk është ndërtuar një identikit i saktë rreth autorit të krimit, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë të ngjarjes, të cilët kanë treguar me detaje momentin e vrasjes.

Ndërkohë që janë ngritur postblloqe në gjithë zonën, si dhe janë marrë në pyetje persona me të cilët viktima ka pasur konflikte.

Vetëvritet brenda në makinën e tij 40 vjeçari

Vetëvritet me armë zjarri një 40 vjeçar në Durrës.

Ngjarja u shënua paraditen e djeshme në sektorin Rinia.

Sipas policisë, 40 vjeçari Shkëlqim Mullai është vetëvrarë në automjetin e tij.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vetëvrasja është kryer me një armë zjarri pistoletë model 54. Pranë trupit të viktimës u gjet edhe një letër lamtumire ku ai shkruante mbi vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëvrasjes janë bërë problemet ekonomike, pasi viktima kishte marrë një shumë të madhe kredie në bankë, të cilën e kishte të pamundur ta shlyente.

7 komente në “E hënë e përgjakshme në vend, krimi nuk njeh të ndalur”

  1. ANALISTI ZVICER. says:

    sante mbeta diri ne oret e vona pa fjetur,por ky emri QERIM MURKU me zgjoje kurreshtje shume-shume ta madhe,qe ne vitin 1998 kame njoftur ne zvicer nje djale-burre nga tropoja i cili quhej QERIM MARKU ku ka qen shtat gjat dhe me nje pamje te trupit si SKEDERBEU dhe u betuam te 2 te se ne qofse takojme serbe ate mbemje do ti RRAFIM KEQ ne sheje HAKMARRJE per LUFTEN e KOSOVES qe u bejke ate kohe.ne qofse eshte ky vrari QERIMI qe une po foli e njoftur eshte po si te VDISTE nje VLLA I IMI dhe spresoje se JO,sepse ka qene ZEMER SHQIPTARI i pa FRIGUESHUM.

    1. Shoqata 21 Janari says:

      Krimi do vazhdoje te beje kerdine nese nuk denohen fajtoret qe jane veshur me pushtet!

      NUK KA LIRI
      PA DREJTËSI,

      http://goo.gl/k7nqap

      1. mira says:

        @analisti zvicër

        Hë dhe ti si Qerimi do ta hash, mos u bëj merak… Ajo që më bën përshtypje është se ti analisti qënke një kriminel që lexon gazeta. Lavdi Qerimit dhe shokëve të tij kriminela…..Lavdi mafies së kromit!

    2. ish shoku Qerimit ne Itali says:

      Po ai eshte fatkeqsisht, njeri fantastik, ne nje rast me ka dhene nje ndihme te madhe si patriot qe ‘ishim’ dhe e zgjidhem bashke..gjithsesi ja shperbleva dhe e futa me nje pune si SEKURITY ne nje nga klubet me te njohura te atij qyteti e pastaj AI ma riktheu shperblimin me ftoi te punoja per nji nate ne koncertin e Vasko Rosit etj etj…
      Por ti analisti nga Zvicra, meqe e paske njoft po te tregoj nje histori qe i kish ndodhur atje qe i kish ngelur peng dhe na e thoshte shpeshe neve duke qene se ishte njeri shum i drejte dhe i ndjeshem….
      Pasi nji Kosovar e kish mashtruar me 5000-franga (zvicerane) nga terbimi qe kishte thoshte:
      Edhe sikur me trenin e mallrave te perplasem fytyren e atij biri te k.. nuk e haroj..
      Keto rrjeshta i shkrujta per nder te Qerimit, un Genc B. i uroj PARAJSEN.

  2. ANALISTI ZVICER. says:

    mua se pari emri i tije u perputh me ate QERIMIN MARKUN qe kame njoftur per 3 jave dhe ka ikur nga zvicrapra para 14 viteve,dhe sdo thote qe eshte QERIMI i VRARE,por edhe po te ishte ka QENE nje DJALE TIPIK SHQIPTAR dhe njeri FORTESISHT KOMBETAR dhe fort i revoltuar per ngjarjet e kosoves ate kohe,dhe thejke ku ta takojm nje SERBE tja THEJME TURININ.pra une vetem mburrem me qerim markun per at qe po foli,e jo per QERIMAT e tjer,por te gjithe QERIMAT JANE VLLEZER te MI dhe sdua qe tju ndodhe e KEQJA me e VOGEL,e deri te krimi munde tju ndodhe te gjithve.pra QERIRIMI spaska vare ASKEND,por eshte vet VIKTIM.ngushllimet e mija familjes se qerimit i cili qerim qoft.

  3. ANALISTI ZVICER. says:

    edhe nje sqarim se nese eshte qerimi qe po foli une ai me ka thene se eshte bga TROPOJA dhe 4-5 her kame ndejtur me te ne GJENEVE,por qerima ka shume ne SHQIPRI dhe jane njoftuar me shume shqiptar te kosoves e jo vetem me mua dhe ju qe folni se kush ja ka dhen 5000 franka,une nuk jame POLIC qe ti marre ne pytje te gjithe SHQIPTARET ne PERENDIM se me kene njoftohen e qfar jete kane,une i beje RESPEKTIN GJDO SHQIPTARI njesoje dhe fare ska pas te beje ai QERIMI qe kame njoftur me ndonje te KEQE.pra LARGOHUNI nga MENTALITETI OTOMANO-TURK dhe te SHPIFNI e ETIKETONI te GJITHE.ka te tille qe edhe ADEM JASHARI pote ishte gjalle ja kishin ngjitur 100 mi shpifje,ka qe krtitikojn edhe SKEDEBEUN.ISA BOLETININ,HASAN PRISHTINEN e ISMAIL QEMALIN.mos harroni se edhe ISA BOLETINI ka VRARE SHQIPTAR ESPIHUNA te TURQVE e SERBEVE dhe njerin nga TA nje katundar te vetin sepse i kishte thene se bolle me luftra se TURKU do tna ndihmoje e tani duhet shkuar ne xhami,a vet TURKU COPOJE TOKANT SHQIPTAR..isa i thote ju mor quran a po me folni per ROBRINE SHQIPTARE apo sessi te shkojne shqiptaret ne xhami dhe ja futi PLUMBE ne LULE BALLIT QAUSHIT te GJANDARMIRIS OTOMANE.

  4. kel ukaj says:

    ” Analisti Zvicerr”, Ai patrioti i modh e ka hanger. Shendet i bahet. Nuk bahet bisnes me kallash. Nuk vidhet pasuria e kombit (patria) e kur je patriot po ne shqip e kena atdhetar ose kombetar. Asht vetem fillimi, pas Qerimit do te qerohen te tjere.
    Po amnet mor “Analisti i Zvicrres” a njeh nga ata patriotet Kosovare qe sa te njohin te kerkojne para borgj. Une kam provuar me ndonje, me shuma te vogla, (me shume per ti njohur) por asnjeri nuk mi ka kthyer shumat. Shuma te vogla, vetem sa te turperojne e nuk te pasurojne. Kam njoh edhe Serbe te cilet jane shume korrekte. Njehere me nje Serb u zura me fjale. Serbi me tha “mos me çaj me bythen as me Kosoven, as shqiptaret dhe as serbet e serbine, kam hallet e mija, e i kam problemin ma te vogel”. Une u ngrita e i dhashe doren. U ndame si miq as u rrahem dhe as u vrame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje