Arrestohen dy vëllezër të dyshuar për vrasjen e shqiptarit në Piacenza

3 Shtator 2013, 13:21Kronika TEMA

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, T.U. 28 vjeç dhe M.U. 30 vjeç, në aeroportin e Malpensës pak para se të merrnin avionin për në Tiranë.

Bashkë me ta ishin edhe e shoqja dhe e bija e më të riut prej vëllezërve, që sipas hetuesve nuk kanë të bëjnë me ngjarjen.

Sipas prokurorisë, që ka konfirmuar lajmin e arrestimit në një konferencë për shtyp, dy vëllezërit nuk jetojnë në Itali e nuk kanë lidhje me territorin ku ka ndodhur vrasja, dhe nuk kanë precedentë penalë.

Të marrë në pyetje, vëllezërit kanë preferuar të mos përgjigjen, por gjithsesi ata janë arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim.

Hetuesit vazhdojnë punën për zbardhjen e motiveve të vrasjes e për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje