Përplaset një makinë në Shkodër, humbasin jetën dy të rinj

5 Shtator 2013, 14:41Kronika TEMA

Ndërsa në Britaninë e Madhe u përplasën 130 makina pa asnjë viktimë, në Shkodër është përplasur vetëm një makinë, duke shkaktuar dy viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Shtoj në aksin Shkodër- Han i Hotit.

Një makinë tip BMW me targa italiane ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe.

Viktimat janë Ervin dhe Eugen Ndreca, të dy rreth 20 vjeç.

Ata janë kushërinj mes tyre.

3 komente në “Përplaset një makinë në Shkodër, humbasin jetën dy të rinj”

  1. Ripjellje says:

    Por në UK nuk ecën asnjë pa vënë rripin e sigurimit. Ngushëllime familjeve.

  2. paradox says:

    quhet rripi i sigurimit dhe te shpeton jeten, por ne shqiperi njerezit preferojne te shesin pordhe ne vend qe te jetojne. nuk behet ai vend deri sa ka njerez te trashe qe nuk dine te mbrojne jeten e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje