Kërkoi ryshfet për lirimin e të paraburgosurit, gjykata e dënon me ... 9 muaj burg oficerin e policisë

5 Shtator 2013, 13:47Kronika TEMA

Lirimi i të paraburgosurve në këmbim të parave dënohen nga drejtësia shqiptare vetëm më 9 muaj burg.

Madje për gjykatën shqiptare nuk përbën asnjë problem edhe nëse rastet me abuzimin me detyrën janë të përsëritura.

Kështu ka ndodhur me ish- oficerin e Policisë së Shtetit, Enton Softa, i cili dënohet vetëm 9 muaj heqje lirie, pasi kishte kërkuar para në këmbim të lirisë së të akuzuarve për vrasje.  Kështu ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Berat.

Rasti pa frikë mund të konsiderohet ndër skandalet e radhës të drejtësisë shqiptare.

Nga ana e togave të zeza, Softa është shpallur fajtor për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Sipas hetimeve të prokurorisë, oficeri i policisë së qarkut të Beratit, mori 8 milion lekë duke i premtuar babait të një djali të arrestuar se do të ndërhynte për t’i ndryshuar masën e sigurisë.

I arrestuari, sipas burimeve të prokurorisë, është Lavdërim Ago, ndërsa ngjarjet kanë ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Në këtë kohë Softa ka hyrë në tratativa me njerëz të familjes  së të arrestuarit për të mundësuar lirimin e tij.

Personi që ka negociuar me oficerin është A. Ago, i cili pasi ka pranuar paktin, ka kërkuar edhe ndihmën e policisë për të ndërhyrë, pasi shuma e kërkuar ishte shumë e lartë.

Sipas hetimeve, Softa e ka kërkuar shumën për t’ia dhënë prokurorit E.B, ndërsa i riu i arrestuar është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim që në momentin kur është dhënë sinjali i mundësisë së ndërhyrjes së oficerit tek prokurori.

Arrestimi i ish- oficerit të policisë është bërë në muajin maj, ndërsa sot gjykata e shkallës së parë në Berat vendosi dënimin me 9 muaj burg.

Për ish- oficerin e policisë kjo nuk ka qenë hera e parë që përballet me drejtësinë për veprën penale të abuzimit me detyrën.

Në vitin 2008, ai u mor i pandehur, por më pas është shpallur i pafajshëm nga ana e gjykatës, duke u rikthyer sërish në punë. Sipas dosjes së prokurorisë, çështja ndaj Softës nisi pas denoncimit të shtetases Jonida Qejvani.

Vajza denoncoi se ishte  shoqëruar disa herë në polici dhe ishte detyruar të pranonte se kishte prostituuar në Belgjikë.

Nga hetimi i ngjarjes mësohet se gjatë shoqërimit të 22-vjeçares, është vepruar në kundërshtim me ligjet, pasi është mbajtur për rreth 22 orë në komisariat, por procesverbalet e këtij shoqërimi nuk janë dorëzuar asnjëherë pranë prokurorisë së rrethit./l.ç

1 komente në “Kërkoi ryshfet për lirimin e të paraburgosurit, gjykata e dënon me … 9 muaj burg oficerin e policisë”

  1. leon says:

    PRANDAJ HAJNE PLUMBA DHE KETA POLICE,,,PRANDAJ HAJNE DHE ATO QE PAGUAJNE..SA DALINN NGA BURGU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje