ILDKP mban sekret deklaratat e pasurisë së Berishës dhe ministrave të tij

6 Shtator 2013, 11:31Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive nuk dha dje asnjë afat për sa i përket kohës në të cilën pasuritë e zyrtarëve të lartë për vitin 2012 do të bëheshin publike, raporton e përditshmja Shqip.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje me rastin e hedhjes së shortit për emrat e zyrtarëve që do të kalojnë për kontroll të plotë, kryeinspektorja Zana Xhuka theksoi se ajo nuk ka dhënë urdhër për fillimin e procedurës që do të bënte të mundur publikimin e këtyre pasurive, pavarësisht se dorëzimi i formularëve nga zyrtarët e lartë ka përfunduar pesë muaj më parë.

Xhuka pyetjes së “Shqip” për sa i përket faktit se pse kontrolli logjik e aritmetik nuk bëhej për anëtarët e qeverisë, në mënyrë që t’i hapej rrugë publikimit të pasurive të tyre theksoi se kjo procedurë do të niste sipas rendit alfabetik, pasi të mbaronte kontrolli i plotë për 400 zyrtarë. Xhuka theksoi se ky kontroll mund të bëhej dhe në vitin 2014, pasi viti i punës së këtij institucioni, nuk ishte një vit normal kalendarik, por nis në 31 mars dhe përfundonte në 31 marsin e vitit tjetër.

Nuk dihet ende se pse kjo procedurë shtyhet, por ajo që dihet lidhet me faktin se drejtuesja e këtij institucioni po i mban larg medias dhe publikut deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë për 2012-n.

Por nga ana tjetër, kryeinspektorja Xhuka duket se nuk merr parasysh as ligjin nr.9049 “për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive”, i cili thekson në nenin 20, pika 5 se kontrolli i plotë kryhet edhe në rastet “kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit”.

Kjo logjikisht të çon në argumentimin se kontrolli logjik e aritmetik, duhet t’i paraprijë kontrollit të plotë dhe jo e kundërta.

Ndërkaq, ILDKP hodhi dje shortin për sa i përket kontrollit të plotë të pasurisë së 4.2% të rreth 4000 zyrtarëve që kanë detyrimin ligjor të deklarojnë pasuritë. Interesant ishte fakti se mes 196 zyrtarëve të zgjedhur nuk kishte asnjë ministër të qeverisë “Berisha”, apo dhe deputetë të rëndësishëm demokratë. I vetmi deputet i djathtë ishte Mehmet Xheka, i cili nuk është zgjedhur të jetë sërish deputet i PD-së në legjislaturën e re parlamentare.

Nga ana tjetër pesë deputetë socialistë do të kalojnë për kontroll të plotë. Edison Konomi, Fidel Ylli, Ben Blushi, Arben Çuko dhe Hazir Gashi u përzgjodhën nga shorti për t’ju nënshtruar kontrollit të plotë të pasurive të tyre.

7 komente në “ILDKP mban sekret deklaratat e pasurisë së Berishës dhe ministrave të tij”

  1. emin Gjana says:

    NQS egziston nje institucion i vetem qe eshte kot dhe me i korruptuari dhe qe mbahet me leket e ketij populli te varfer, eshte ky i verefikimit te pasurive….sipas ketij te fundit, ne kete vend te dhjere,si ministrat,kryeministrat, te gjithe “karrocieret parlamentare” dhe fshatari i shkrete….jane njesoj te pasur….!!!!!.

  2. galaktika says:

    Ky SB duhet te kete ndonje lidhje te fshehte me Loxhat masonike qe s’i ben terr syri. Asnje nga zyrtaret e larte nuk ka kurajon dhe guximin ta tradhetoje edhe pse i humbur ne zgjedhje.Force titanike; si te qe jo Skenderbeu por Moisiu biblik.

  3. Malo says:

    Keta deputetet socialist, para se te kontrollohen duhet te largojne kete zonjen e Berishes nga ajo karrike. Boll me me hajduterit e Berishes e te klanit te tij mafioz. Akoma do vazhdojme ti mbajme mbi shpine keta te korruptuar. Le te shkoje kjo zonja ti beje fresk Berishes ne Daiçen e vet dhe te behet trasparenca per te gjithe si te barabarte.

  4. Silva says:

    E cfare prisni nga kjo katunarja fytyremushke pervecse ti sherbeje familjes se malokut qe e ka vene ne ate post.Rruspa e reformes le ta marre perpara nje sahat e me pare kete dhe te tjerat si kjo.

  5. SHEME SHAPKA2 says:

    Kjo Zhuka me duket se konkuroi ne Vlore per deputete e S halese dhe vlonjatet i dhane te gjatin…c fare mund te presim nga kjo?

  6. alban4eva says:

    …”. Interesant ishte fakti se mes 196 zyrtarëve të zgjedhur nuk kishte asnjë ministër të qeverisë “Berisha”, apo dhe deputetë të rëndësishëm demokratë…”

    po pse, ca prisnit nga pushteti i S-halè sernit ju..!!?? te gjithe keta Xhukra dhe Mukra, i ka vene S-haleja ne detyra shteterore, keshtu qe si mund ti beje kontroll padronit te saj kjo Xhuka??? kur te qerohen tipat Xhuka, Dhalla, Gjiza e te gjithe keta horrat dhe barinjte qe ka vene S-haleja ne pushtet, dhe te vihen njerez me ndergjgje te larte, atehere mund te themi se po fryn nje ere e re per drejtesine dhe ligjin ne Shqiperi..

    perderisa do vazhdojne te qendrojne ne detyra shteterore Xhukrat dhe Dhallrat, qe ngrohin karrìget, mos prisni te behet shteti..!!

  7. Jani says:

    Qeveria e kualicjonit te majt .te gjith ajdutet e berishes .duhet ti shgarkoj nga detyra menjeher se pastaj i votoj populli .te largohen ajdutet nje sahat e me par.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    可愛い ラブドール これは本当に興味深いです、あなたは非常に熟練したブロガーです。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje