Shpërthimi në makinë/ Emigranti kishte vrarë një person në vitin '99. E plagosur mbeti e dashura e tij holandeze

9 Shtator 2013, 09:50Kronika TEMA

Zbardhen detaje të ngjarjes që shokoi banorët e Tiranës një ditë më parë.

Një makinë tip Benz shpërtheu në rrugën e Laprakës, duke plagosur rëndë drejtuesin e saj, Petrit Marku, 43 vjeç.

Marku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se eksplozivi i ka këputur të dy këmbët dhe ka humbur shumë gjak. Tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë me ish-të dënuarin, e dashura e tij holandeze, motra e tij dhe nipi (djali i motrës) kanë pësuar vetëm disa plagë të lehta.

Panorama raporton se një nga pistat kryesore të hetimit është hakmarrja, pasi Marku ka vrarë një person në vitin 1999.

Ai kishte rifituar lirinë, duke dalë nga Burgu i Shën Kollit, në Lezhë, vetëm para një viti, pasi kishte kryer 17 vjet burg për një vrasje të kryer në Tiranë, në vitin 1999.

Një vit nga dënimi i ishte falur në vitin 2010, nga amnistia e Presidentit të asaj kohe, Bamir Topi.

Krimin ai akuzohej se e ka kryer më 16 shkurt të vitit 1999, në rrugën “Mine Peza”, pranë bar “Florial”, kur Petrit Marku ka ekzekutuar me armë zjarri Manil Likën.

Burimet nga Policia e Tiranës thanë se konflikti mes tyre ka filluar kur Manil Lika ka pasur një përplasje me vëllezërit Franc e Gjin Doda nga Mirdita, miq të Petrit Markut.

Ky konflikt dukej se ishte mbyllur, pasi palët ishin pajtuar, por Marku ka insistuar më idenë se Lika mund të vriste vëllezërit Doda.

Mëngjesin e 16 shkurtit, 14 vjet më parë, viktima, Manil Lika, pasi ka çuar fëmijët në shkollë, shkoi te lokali ku ndodhi krimi.

Sipas burimeve, mësohet se aty u krijua një sherr më shumë me fjalë nga distanca dhe kërcënime verbale dhe vrasja më pas ndodhi për pyetjen “Pse më shikon me inat?”.

Fillimisht të dy protagonistët janë ndarë, pasi viktima u largua për në shtëpi. Disa minuta më vonë, Manil Lika mbërriti sërish te lokali.

Marku e ka parë teksa doli nga lokali dhe la pijen në gjysmë, ndërsa kundërshtari i tij po vazhdonte i qetë kafen. Teksa po kapërcente derën e lokalit, viktima është tërhequr nga Petrit Marku, i cili e ka qëlluar pesë herë në kokë dhe trup, duke e lënë të vdekur në vend.

13 komente në “Shpërthimi në makinë/ Emigranti kishte vrarë një person në vitin ’99. E plagosur mbeti e dashura e tij holandeze”

  1. Apaketac says:

    E mori me qafe dhe Hollandezen…e futi ne rruge te gabuar lol

  2. Denim me varje. says:

    Tema;bejini mire llogarite.2013-1999 bejne 14 dhe jo 17 vjet.
    Ai ishte denuar me 25 vjet.Pra ka per te bere edhe 11 vjet te tjera.dhe po te heqim 1 vit nga amnistia i mbeten edhe 10.Lind pyetja.Perse e kane liruar para afatit?Dikush eshte paguar per te firmosur lirimin e tije.Mund te gjendet ky ose kjo gjykatese qe ka leshuar nje firme te tille?Jo nuk mund te gjendet pasi firma te tilla jane leshuar me mijra.Dhe ketu vjen ne ndihme Kanuni.Si vritet njeriu per nje veshtrim te venger apo me inat.Per ate me behet qefi vertete.Por keq me vjen per personat e tjere qe nuk kishin as me te voglin faj.Por shyqyr qe ata nuk kane pesuar demtime te renda.

    1. Drejtesi says:

      Eshte gjetur se kush:
      BAMIR TOPI, eshte krimineli qe per para e ka liruar kete kriminel
      me nje amnisti kriminale ne dhjetor 2010.

  3. titi says:

    si shpjegohet qe krimet me se shumti i kryejne maloket katolike?????

    1. Bazarhesap says:

      KANUNI i dhjere

  4. ERA says:

    Maloket vine nga shpellat,dhe te thone pse me shikon o zot te vesh duart ne koke bukthati dhe injoranti te kerkon llogari mire ja kane bere edhe kaq e ka pak , i lumte dora atij qe ja beri sepse nuk vritet tjetri pse te shikon.

  5. kamber dervishaj says:

    per te gjitha krimet qe ndodhin,do gjendur shkaku,esht hapja e depove te armatimeve,pse nuk e leshonte karrigen sala,se po te bente doreheqjen ,nuk do kishim te tilla krime qe po vazhdojne me vite-vite te tera pa fund………..

  6. fieraku4u says:

    KSHU NDODH KUR LUAN ROLIN E TE FORTIT DHE GANGSTERRIT….

    E CFARE FITOJ KY PETRIT MARKU NE FUND….??

    LA DJALIN E VOGEL TE VETMUAR, EDHE NJE GRUA TE GJYMTUAR, PER CFARE SE I DUKESH VETJA I FORT EDHE MACO.

  7. ARUSHA says:

    te gjithe vrasesit te kthehen bashke me prinder motra e vellezer e femije ne vendlindjen (origjenen ) e tyre dhe pa te drejta te jetojne ne qytete 1

  8. Ujku says:

    O Era po cke moj bagjell qe flet pet maloket! me duket se ta paskan terhequr……mire, prndaj flet me kete gjuhe. Kur nuk e di historin mos fol kot, se ai ka ka dasht ti vriste te dy ata. Dhe ka ren viktim vete nuk esht vrare se pse e shikon,por fajin e ka gazeta se nuk eshte e informume mire dhe shkruajn cfar te ju vij per mbare qe te mbushin gazeten..por me qe cenke gezuar kaq shum, ne koken tate shum shpejt ta uroj.

    1. fieraku says:

      ujku! kujdes kur flet per njerzit. aq me teper per ate qe eshte vrar.mos u mer me gjera qe nuk te takojne. ok ujku.

  9. Ujku says:

    Fieraku!! Personalisht nuk gezohem me fatkeqsine e atij tjetri, por padrejtsine e urrej shume sidomos kur hedhin balte mbi viktimat, un i dhash nje pergjigje asaj eres se i futi te gjith njerzit ne nje thes,dhe ofendoj… jo cdo njeri se eshte nga veriu eshte tropojan ose ka te bej me salen…prandaj nqs ke probleme me ata ike e zgjidhi. Kurse per ty sh fierak nqs ti i di gjerat me mire, ik e deshmo ne polici… un i kam pas njohur te dy ata,si ndies past manilin ashtu dhe Titin. Dhe me vjen shum keq pet te dy se rriedhen gjerat keshtu.. por nuk besoj se ka lidhje njera ngjarje me tjetren. Gjithsesi ju ngelet organeve kopetene qe ta zbardhin ceshtjen….. ngushllimet e mija familjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje