TIRANË– Atentat me pistoletë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vdes shtetasja Majlinda Hoxha, plagoset rëndë shtetasi Elidon Fusha rreth 30-vjec. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë më kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, në një pikë loto sporti pranë farmacisë greke.
Gazetari Spartak Koka konfirmon se viktima është gruaja e pronarit të loto sportit, ndërkohë që objektiv nga të dhënat paraprake të policisë mësohet të ketë qënë Elidon Fusha.
Mësohet se i riu po qëndronte bashkë me dy persona të tjerë, kur është qëlluar papritur me 6 plumba nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, në drejtim të stadiumit Dinamo.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak me një autoambulancë që ndodhej rastësisht pranë zonën ku ndodhi plagosja. Bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendje e tij është kritike për jetën. Ndërkohë, që shtetasja Majlinda Hoxha e cila kishte marrë 3 plumba ka mbetur e vdekur në vend.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e krimit të dytë, i cili shënohet në kryeqytet brenda pak ditësh. Dy shoqëruesi të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë do japin dëshminë rreth ngjarjes në polici.balkanweb.
loto kazino ne mes te qytetit pa kriterin me te vogel si lojra fati…nornal qe do vriten dhe njerez te pafajshem
U PREFT NE PAQE,ngushellime familjes.
E ka fajin Ezeli.U terbuan njerezit u duket jeta telenovele.Kur mbani tere ate m… ne bark, mbani dhe ndonje sharje a ofendim se nuk ndodh gje.Ka arritur injoranca kulmin dhe shteti fundin.
O shtet hajvan! Zhdukini keto vatra kriminale (Loto sporte kazino etj) se i moret ne qafe njerezit! E varfera grua e pafajshme! Krim. krim, krim makaber. Lufte pa meshire krimineleve, qe te jetojne te ndershmit dhe te pafajshmit. LUUUUUUUUFTE kafsheve qe nuk kursejne askend!
shikoni njëherë se shpesh këto “dëmet kolaterale”janë objektivi real!
ndoshta në këtë rast janë “vrarë dy zogj me një gur”!
c fare do te thote vritet gabimisht nje grua,,,qe krimineli nuk ka faj,,nuk kishte nishan,,,per te vrare objektivin…ORE duhet te mbajme te gjithe arme me leje e pa leje ..si kaubojsit,,,kjo do ta mbledhi kriminelin
Pasi kemi kaq shume te vrare gabimisht, sepse vrasesit nuk dine te qellojne me arme ne shenjester, po jap nje mendim timin: Policia te hapi nje poligon qitje ne menyre qe vrasesit te ushtrojne me zell qitjen. Keshtu te pakten te qellojne ne shenje!
Jane ne vete keta njerez qe qellojne kuturu, pa e vrare mendjen qe mund te vrasin njerez te pafajshem?!
Vritet gabimisht nje grua ne bllok.Nga titulli i artikullit duket sikur vrasjet ne Shqiperi jane nje gje normale ,bile e ligjshme.Denimi me vdekje ne Shqiperi nuk ekziston te pakten ligjerisht.Pse eshte bere gabim ne kete vrasje? Nuk do te ishte krim nese do te vritej zoteria ne shenjester?