Pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik vazhduan protestën e tyre me një ritëm të ri dhe pjesëmarrje të shtuar.
Ata bllokuan për mbi një orë sheshin para Fakultetit Ekonomik duke kërkuar ndalimin urgjent të punimeve të ndërtesës pranë tyre me qëllim që t’i hapet rruga normalizimit të procesit mësimor që është bllokuar.
Protesta ka bllokuar sezonin e provimeve të vjeshtës dhe fillimin e procesit mësimorë.
Pedagogët dhe studentët u shprehën të vendosur kundër asaj që ata e quajnë “Diktatura e betonit” dhe i kërkuan Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë të ndalë punimet.
Letra e hapur e pedagogëve e studentëve
“Pushtimi i hapësirave të institucioneve të arsimit publik në vendin tonë është bërë një fenomen në rritje me përmasa gjithnjë e më të mëdha. Prej shumë vitesh universitetet publike në përgjithësi, dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës në veçanti, po ndeshen me “pushtimin e hapësirave universitare” nga ndërtime me leje dhe pa leje, duke dëmtuar rëndë cilësinë e kushteve të mësimdhënies. Kjo ndodh kur autoritetet qeveritare flasin gjithnjë e më shumë për “prioritet në zhvillimin e arsimit”, rrisin çdo vit numrin e kuotave të studentëve, ndërkohë që përpjekjet e stafeve akademike, përpara numrit gjithnjë e në rritje të studentëve, nuk kanë gjetur dhe nuk gjejnë mbështetjen e duhur nga autoritetet.
Pika më kulmore arriti gjatë periudhës zgjedhore dhe pas saj ku subjekte ndërtuese kanë filluar dhe vijuar ndërtimin e dy godinave shumëkatëshe, në territorin e Fakultetit të Ekonomisë të UT dhe të kampusit të ardhshëm të UT, duke shkelur të gjitha dispozitat ligjore, duke vepruar mbi vendime të pezullimit të lejes ndërtimore, duke shkelur hapur planin urbanistik të Tiranës, dhe po ashtu duke shkelur hapur planin e miratuar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit të Tiranës.
Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.6075 i datës 30 Maj 2013 është shprehur qartë kundër këtij objekti të kundraligjshëm në territorin e Fakultetit të Ekonomisë duke shfuqizuar lejen e ndërtimit. Por çfarë ndodh? Duke sfiduar Vendimin e Gjykatës, duke shkelur çdo parim moral gjatë kësaj periudhe vere, duke shfrytëzuar qëllimisht në mënyrë të pamoralshme mungesën e studentëve dhe të pedagogëve për efekte të pushimeve të verës, ndërtuesit kanë vijuar ndërtimin pa asnjë pengesë nga autoritetet përgjegjëse. Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo; në territorin e kampusit të ri të miratuar nga KKRRTSH ka filluar dhe përfunduar një godinë 5 katëshe tërësisht pa leje. Të habit guximi i këtyre “ndërtuesve” për të shkelur hapur ligjin dhe po kaq të habit mosveprimi i autoriteteve shtetërore. Dhe e gjithë kjo ndodh hapur dhe pa asnjë frikë para syve të organeve shtetërore para syve të policisë bashkiake, të inspektoratit të ndërtimit, të Ministrisë së Arsimit, të politikanëve të të gjitha ngjyrave që çdo ditë kalojnë në këto rrugë dhe nuk iu bën përshtypje.
E gjithë kjo masakër ndërtimore në hapësirat universitare është vazhdë e asaj masakre ndërtimore që prej vitesh me radhë ndodh përreth Fakultetit të Ekonomisë, duke zvogëluar hapësirat deri në minimumin jetik, dhe duke ia u lënë ato klubeve, bareve, apo banesave individuale. Ndërkohë që studentët nuk kanë kushtet minimale të pushimit në ambiente të përshtatshme midis orëve të mësimit, nuk kanë hapësira normale kalimi për të hyrë në fakultet, përveçse disa ‘shtigjeve’ midis ndërtimeve me dhe pa leje duke rrezikuar dhe sigurinë e tyre. Betoni dhe masakra urbane rrethon këtë fakultet.
I bëjmë thirrje, Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Këshillit të Ministrave, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, institucioneve të tjera si: Avokati i Popullit, Prokurorisë së Përgjithshme, Akademisë së Shkencave, etj, që të ndërhyjnë me kompetencën e tyre të përgjegjësisë publike që u jep ligji, në zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm për Fakultetin më të madh në Shqipëri, i cili ka mbi 10,000 studentë nga çdo cep i Shqipërisë dhe mbi 400 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm. I bëjmë thirrje shoqërisë civile, të gjithë universiteteve publike e jo publike, studentëve të tyre që të bashkohen në përpjekjen e studentëve dhe pedagogëve të fakultetit të ekonomisë për të çliruar territoret e tyre nga uzurpimi. Ne kërkojmë prej institucioneve shtetërore që të sigurojnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të prishjes së këtyre dy godinave “makabre” të ndërtuara në territorin universitar, por edhe zgjidhjen e përhershme të moscënimit të ambienteve të universiteteve publike, si nëpërmjet rrugëve administrative ashtu edhe nëpërmjet një kuadri ligjor strikt.
Ne jemi të bindur se pa arsim nuk ka zhvillim, se vrasja e arsimit është vrasja e kombit, se Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Ekonomisë janë një pasuri publike me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen, me një rol të padiskutueshëm në zhvillimin e vendit.
Ne, stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë të UT në kushtet kur jemi ndeshur në murin e heshtjes dhe të neglizhencës e mosveprimit të organeve përkatëse të pushtetit, për zgjidhjen e kërkesave tona, kemi vendosur të protestojmë çdo ditë, në vazhdim, deri në një zgjidhje përfundimtare për lirimin e hapësirave publike universitare nga ndërtimet me apo pa leje në ambientet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ne jemi të vendosur që të bëjmë përpjekjen tonë maksimale për t’i thënë ndal babëzisë së ndërtimeve pa leje duke vijuar protestat tona dhe duke bojkotuar zhvillimin e provimeve dhe më tej të mësimit, për të bërë të mundur që organet kompetente “të dëgjojnë’ zërin tonë dhe mos të bëjnë asgjë tjetër veçse detyrën e tyre për të mbrojtur pronën publike, territoret universitare, arsimin e lartë publik nga pushtimi i babëzive ndërtimore. Ne duam të kemi vizion të qartë nga ana e këtyre organeve shtetërore për zgjerimin e infrastrukturës pranë institucionit tonë duke respektuar planet urbanistike dhe kërkesat e tjera ligjore.
Duke shpresuar në reagimin tuaj qytetar dhe intelektual, ne ju bëjmë thirrje: ejani dhe shikoni masakrën urbane përreth FEUT dhe kampusit universitar. Mbroni tempullin e edukimit i cili është themeluar në vitin 1957 dhe sot gjendet i mbërthyer nga ndërtimet pa leje. Është e qartë për të gjithë se “edukimi nuk krijohet brenda një dite”, prandaj ne kërkojmë që së bashku ta mbrojmë atë, pasi është e vetmja shpresë e përparimit të shoqërisë. Arsimi është e vetmja armë reale që mund ta ndryshojë Shqipërinë nga tjetërsimet primitive, nga tjetërsimet betonizuese. Beteja me uzurpuesit e hapësirave publike nuk është betejë për interesa vetjake, nuk është betejë politike, por është betejë për mbrojtjen e tempullit të dijes. Është betejë për të ardhmen e vendit, për suksesin e zhvillimit evropian të Shqipërisë!”
Protesta dhe në rrjetet sociale
Përveç mjediseve të fakultetit, protesta është shtrirë dhe në rrjetet sociale, duke bashkuar gjithë studentët e fakultetit të bëjnë “share” në faqet e tyre pamje nga protesta dhe thirrjet e pedagogëve dhe kolegëve të tyre. Mijëra studentë kanë tashmë logon e protestës dhe sloganin e saj në faqet e Facebook dhe Twitter.
Pedagogët më aktivë po ashtu publikojnë aty njoftimet për protestën dhe mbarëvajtjen e saj.
Protesta po rritet përditë dhe duket se nuk ka asnjë shans të ndalë pa një përfundim konkret.
Ndërtuesit e godinës janë një kompani e afërt me Lulëzim Bashën, të cilët kanë dhe një tjetër ndërtim problematik në Tiranë, për të cilën kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të prishet.
Leja per godinen do jete dhene nga ndonje….i madh. Ndryshe nuk ka si shpjegohet vonesa ne zgjidhjen e ketij problemi. Shpresojme te qeveria e re.
eshte e frikshme kur mendon se si i detyrojne disa studente e disa te tjere lepihen.
Si nuk doli asnjehere asnje prej ketyre studenteve kur ne organizonim protesta per transparencen e vleresimit ne kete fakultet te korruptuar!
shume mire qe protestojne per kete ndertesen por te mendojne pak edhe per veten e tyre.
I kane pezulluar tani provimet e ja bejne qe do njoftoheni deri ne 3 dite perpara se kur do te behen provimet e rradhes. Po a nuk eshte skandal qe te te njoftojne per provimin vetem 3 dite perpara?E kush mund te pergatitet keshtu?
Megjithate KORRUPSIONI eshteproblem me i madh se kjo godina.Por kjo nuk i pelqen pedagogeve
Nuk e di pse nuk eshte reaguar para por tani qe pushtuesi po iken kujtohen stafi pedagogjik dhe studentet te ngrihen per keto shkelje Studentet dhe pedagoget kane qene te paret qe nuk kane lejuar shkeljet ndaj regjimit qe kaloi dhe u vune ne vije te pare te frontit kunder shkeljes se lirive te nje kombi ndersa tani ne demokraci kane frike te shrehen Nuk e di por me duket e padrejte heshtja e tyre deri ne keto momente Kjo situate nuk besoj se eshte bere tani pas zgjedhjeve por eshte vazhde e gjithe poshtersive qe jane bere keto tetevjet Megjithate me mire vone se kurre Mire eshte qe ky staf mos perdoret me nga politika
I nderuar, kjo proteste ka nisur si pasoje e nje ndertimi qe u be ne vetem 1 muaj. nje ndertese qe u ngrit ne 5 kate per pak kohe, kur i gjithe stafi, studentet e vete shkolla ishte e mbyllur.
ju dilni e protestoni per korrupsionin e pedagogeve e mos dilni ti lepini bythen pedagogeve.
jeni bere per turp!
Kjo proteste ka nisur si pasoje e nje ndertimi qe u be ne vetem 1 muaj. nje ndertese qe u ngrit ne 5 kate per pak kohe, kur i gjithe stafi, studentet e vete shkolla ishte e mbyllur.
ju dilni e protestoni per korrupsionin e pedagogeve e mos dilni ti lepini bythen pedagogeve.
jeni bere per turp!
Kane shume te drejte pedagoget dhe personeli i Fakultetit te Ekonomise ,nuk eshte vetem ai qe zaptohet nga keta njerez te pa ndeshkueshem ,vetem nga muaji prill e deri me sot perbri nesh eshte ndertuar nje godine me 9 kate e cila nuk dihet si eshte me apo pa leje ,(sipas te gjitha gjasave duhet te jete pa leje sepse nuk ka asnje njoftim sipas ligjit , se kush eshte projektues ,kush e nderton kush e ka dhene lejen etj ) dhe askush nuk i thote plaç me goje ketyre qe ndertojne duke zene nje mikro lulishte qe ishte e lene me teper per femijet e lagjes ,dhe nje parkim per banoret .Askush qe paguhet per zbatimin e ligjit nuk nderhyn si edhe tek Fakulteti i Ekonomise Gjendja eshte e tille qe duhet te ngrihet ne kembe gjithe opinioni i shendoshe per t’i thene ndal kesaj baterdie Eshte krijuar nje gjendje e padurueshme per kete shkak dhe aq me teper per mosfunksionimin e te gjitha organeve te kontrollit.
Bravo vazhdoni greven dhe mos e lini deri sa te fitoni!
Po Dhori Kule c`thote?
Ka leshuar pedagoget servile dhe studentet vjeshtuke.
ORE 1 TOKA AKA PRONAR A ESHTE PRONARI DUKE ENDERTUAR 2 A KA LEJE TE RREGULLT SPER NDERTIM PRONARI.PO S QE PRONAR TE SHEMBET URGJENT,,PSE NUK BEJNE GREVA PER KONVIKTIN E GJUHEVE TE HUAJA ETJ ETJ,,NUK JAM NE DIJENI SE NUK THUHET SI ESSSSSSHTE PUNA NE TE VERTETE…PO PRONARI MUND TE KOMPESOHET ME TOKE SE ATJE JANE NDERTUAR QINDRA SHTEPI NGA EMIGRANTET JUGOR E VERIOR DHE NUK FLASIM…
Ne jemi duke protestuar per prishjen e ndertimeve me dhe pa leje. Protestojme per hapesira universitare qe na mungojne. Zgjidhjen me kompensim monetar apo ne forme tjeter (per ata qe e kane me leje) le ta japin qeveritaret. Ne duam oksigjen!
ju dilni e protestoni per korrupsionin e pedagogeve e mos dilni ti lepini bythen pedagogeve.
jeni bere per turp!
eshte nje sjellje shume e ulet nga ana e gjithekujt tentativa per ta politizuar problemin! studentet dhe pedagoget perprara se te krijojne bindjet e tyre politike,kane kristalizuar ne ndergjegjien e tyre besimin ne vlerat e larta shoqerore dhe jane pikerisht keto vlera qe i udheheqin ata ne kerkimin e te drejtes se tyre, ne krye te nje proteste sa paqesore dhe civile aq edhe frymezuese e shpresedhenese, e cila te shtyn te besosh se dhe Shqiperia do te behet nje dite dhe se ndoshta kjo dite po afron! Shumica e studenteve dhe pedagogeve pjesmarres ne proteste,rriten dhe ushqejne dita dites keto vlera qytetarie,te cilat i bene ata te lene menjane pakenaqesite, konfliktet dhe perplasjet e ndryshme (qe patjeter do te ekzistojne si ne cdo komunitet tjeter) per nje ceshtje madhore dhe urgjente, per nje ceshtje e cila eshte e te gjitheve dhe jo vetem e disave! Protesta te tilla i duhen perdite Shqiperise dhe shqipetareve, sepse vec te mirave qe sjellin, vec persosjes se demokracise, vec integrimit te vendit nuk demtojne askend qe e quan veten te denje per tu quajtur SHQIPETAR!!