Shpërthim në mes të Shkodrës, plagoset rëndë efektivi i policisë

16 Shtator 2013, 15:07Kronika TEMA

Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës pasdite.

Makina e një efektivi të policisë është hedhur në erë në momentin që ai po futej brenda.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë efektivi Kujtim Çardaku.

Ngjarja ka ndodhur pranë pedonales “Kolë Idromeno” në qendër të qytetit, në çastin kur Çardaku ka qenë duke futur brenda automjetit të tij, një Alfa Romeo, e parkuar në anë të rrugës.

Lënda e eksplozivit ka qenë vendosur në pjesën e përparme të automjetit, pranë trupit të Çardakut dhe kjo ka bërë që dëmi të jetë i madh.

Burimet spitalore thonë se është bërë një ndërhyrje mjekësore urgjente, por gjendja e Çardakut është e rëndë.

Çardaku ka punuar si ish- efektiv i policisë gjyqësore në Shkodër, por para 1 viti ai u pezullua nga puna për shkak të një incidenti.

Sipas informacioneve, Çardaku ka pak muaj që është rikthyer në detyrë, por këtë herë si efektiv i policisë rrugore të Lezhës./ep

5 komente në “Shpërthim në mes të Shkodrës, plagoset rëndë efektivi i policisë”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Berishianet duan te kthejne vitin 1997, por kjo nuk do te arrihet kurr.

  2. Pashuku i Jozefines says:

    Rendi dhe krimet qe la vucidolsi dhe Agron Kulishi.
    Se pak i ka Shkodra permbytjen dhe Jozefinen, por duhen dhe vrasje me eksploziv. ?
    E cuan Shkodren per lesh keta te djathtet. ?

  3. DREJTESI says:

    Tani,derisa te formesohet policia,kush ka pasur ndermend te marr hak,ja ka nisur me vrull. Harrojne se ligji vepron njesoj,si ta kesh berr krimin me ata rrumpallista dhe akoma me shume me keta qe duan te bejne vertet shtet!

  4. fieraku4u says:

    SAJMIR TAHIRI TE FILLOJ FUSHATEN E SPAWSTRIMIT SA ME SHPEJT…TI ZHDUKI KETA MORRACAKET.

    1. @fieraku says:

      Numri i krimeve te renda kohet e fundit eshte rritur gjithnje e me shume. Qe nga dita e marrjes se detyres nga qeveria e re ka patur cdo dite ngjarje te tilla tronditese.

      Zoti Tahiri ben mire te dale e te prenoncohet personalisht (boll me zedheneset turtullesha) para mediave sa here qe ndodhin atentate dhe vrasje.

      Po s’pati filluar akoma mire nga puna ben mire te nxitohet e te marre masat e duhura parandaluese se koha nuk pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje