Nuk ka qenë e lehtë jeta për Rexhep Dautin nga Hasi, që kur ai vendosi që të denoncojë në emisionin “Fiks Fare” vjedhjen e kromit në atë zonë.
Personat e denoncuar prej tij i kanë rrahur djalin, por policia nuk ka lëvizur gishtin, duke i thënë madje që të shkojë të denoncojë këtë rast tek “Fiks Fare”.
Duke folur për gazetën Shekulli, Rexhep Dauti tregon: “Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht në orën 21.00. Pas mesnate unë jam kthyer me urgjencë në shtëpi, pasi vëllai më njoftoi për çka kishte ndodhur. Njerëzit që e dhunuan tim bir, ishin dy persona që kanë ardhur me kamionin e firmës, që unë e denoncova për shkeljet dhe vjedhjen e kromit. Ata kanë goditur djalin me sende të forta dhe kanë thyer xhamin e fugonit, të cilin unë e përdor për punë. Atë natë vëllai ka vajtur në komisariat për të bërë denoncimin. Oficeri i sallës operative ka njoftuar shefin e krimeve dhe ky i fundit shefin e komisariatit, Shkëlqim Koka. Kur ka marrë vesh se për kë bëhej fjalë, i ka thënë: Ky është djali i atij që na turpëroi te Fiks-i, le të shkojë atje dhe të bëjë denoncimin. Të nesërmen ka ardhur shefi i krimeve, Shpejtim Maçi me urdhër të prokurorisë për të bërë verifikime dhe unë i bëra foto atyre gjatë punës, pasi nuk e mbajtën shënim dhe nuk hartuan procesverbal. Në asnjë moment nga ajo ditë nuk është bërë asgjë nga policia as për mbrojtjen e djalit dhe as për verifikimin e dëmeve financiare nga shkatërrimi i pronës sime. Unë kërkoj nga Ministria e Rendit që të marrë masa për mbrojtjen e jetës së qytetarit, i bëj thirrje shtetit që të marrë masa kundër shefit të komisariatit, shefit të krimeve dhe oficerit të policisë pasi mua më është kanosur familja”./ep
Pa kurajo individuale nuk arrijme gje.
Xhest per tu vleresuar.
Ministri te marri masa
Eh,Ministri eshte i zene me bandat e rrugeve he per he(me rrugoret),gjer kur te arrije ne Has…,ka te ngjare ta kene zevendesuar me nje ‘Gjino’ tjeter…,keshtu qe z Dauti,ben mire te beje kujdes vete,per veten dhe familjen e tije.
Fiksi te zgjidh hallet, perse mos te shkoje te ata, policia pa u shpelare mire e mire nuk behet me.
Kulishet kane shtrire tentakulat e krimit Tropojan ne gjithe Shqiperine, dhe kerkonin ta mbanin me kerbac gjithe Shqiperine.
I vodhen pasurite, i privatizuan per Bodyguardet.
Tani qe po ikin, vazhdojne te hiqen sikur mbahen si burrat, edhe pse gjithe naten qajne nen jastek nga frika.
Kur shikon fotot e K/Ministrise, Spitaleve, e shikon populli se kush na mbajti me force ne kete gjendje per 23 vjet.
Po te kishe kurajon do kishe vene nje emer me te sakte, e jo Askushi.. Pra ministri do meret dhe me bandat e rrugeve dhe me rrugacet e rrugores qe beri mire qe i pushoi nga puna, por do tju vije rradha dhe atyre huliganeve te hasit te shkojne ne pyll per dru se atje e kane vendin… Ne pyll!!!
a thua fiks fare te jete bere ministria e rendit?polici koti qe me rrr rrogen pa bere detyren une ketu kam pare ne kete vend pa shtet,duhetn nderruar urgjent keta njerz me uniforme
Bravo z. Rexhep Dauti per kurajon dhe guximin!
Qeveria te reagoje. Te mbroje te drejtin dhe te denoje si vjedhesit e pasurise tone, ashtu dhe zyrtaret, te cilet me mos/veprimet e tyre jane ne krah te hajduteve!
Nga ata bark derra kekon mbrojte ti,qe jane bere nje me krimin e kriminelet.Policine shqiptare ,me ke polici te nje shteti tjeter ne bote mund ta krahasosh,pjesa me e madhe nuk kane kulture fare ,injorante dine te hane pace e pilaf e te trashin qafen.Para dy vjetesh shkoj ne nje komisarjat te beja nje denoncim,dhe pergjigja qe me dhane ishte; cfare kerkon nga ne
Per te tre keta oficere duhet te merret masa e pezullimit dhe e tej denoncim per ndjekje penale e largim nga puna sipas ligjeve Qytetaret kane shume per te thene si per policine,prokuroret,gjykatesit.Besoj se ka ardhur koha e te vetetave te fshehura sepse qeveria BERISHA E KISHTE MBUSHUR POLICUNE DHE ORGANET E DREJTESISE ME MILITANTE E NJEREZ TE PERDORUR POLITIKISHT,PRANDAJ U DUHET VENE FSHESA E MADHE E TE NJOFTOHET DHE bashkimi Evropian se c,kane bere me qytetaret keta nepunes shteti qe sot mbrohen me fanatizem nga basha berisha dhe gjithe halimet e pd.