Unioni i Gazetarëve: Media në situatë kritikë, gazetarët nuk marrin pagat

21 Shtator 2013, 13:55Kronika TEMA
Unioni i Gazetarëve: Media në situatë kritikë,

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar gjendjen e rëndë financiare në të cilën gjenden mbi 90 përqind e gazetarëve të vendit.

Sipas kreut të këtij Unioni, Aleksandër Çipa, kjo situatë kritike është shkaktuar nga koha e gjatë e mosdhënies së pagave mujore për gjithë punonjësit e mediave.

Çipa tha se aktualisht në 75 përqind të mediave pagat mujore vonohen nga dy deri në gjashtë muaj.

Sipas Çipës, vetëm gjatë pesë muajve të fundit, në gjykatat e faktit janë hapur 48 procese gjyqësore për kundërshtim të largimeve të padrejta nga puna dhe mosrespektim të kontratave dhe legjislacionit shqiptar nga ana e punëdhënësve.

Po për shkak të kësaj situate, vetëm gjatë tre muajve të fundit janë pushuar masivisht dhe larguar nga puna mbi 300 punonjës në media, prej të cilëve 130 gazetarë.

“Janë qindra reporterë në të gjitha qytetet e vendit që vazhdojnë të punojnë dhe raportojnë në kushte dhe rrethana sakrifikuese, por që presin në rraskapitje marrjen e pagave të vonuara deri dhe në një vit. Ndërkohë që qindra të tjerë në gjithë skenën mediatike të vendit janë në ankthin e presionit dhe shkurtimeve të vendeve të punës dhe zëvendësimit nga praktikantë dhe studentë të gazetarisë, të cilët po e shembin jo vetëm hierarkinë e vlerave profesionale, por njëkohësisht banalizojnë kriteret rekrutuese në media dhe entet mediatike të vendit”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Përveç mospagesës së gazetarëve, një tjetër problematikë e denoncuar është dhe mosderdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Përfaqësues të Unionit të Gazetarëve e kanë konsideruar këtë si një skandal të fshehur.

Sipas të dhënave që disponon Unioni i Gazetarëve, janë me dhjetëra gazetarë që kanë muaj e vite pa derdhur kontribute financiare./l.ç

5 komente në “Unioni i Gazetarëve: Media në situatë kritikë, gazetarët nuk marrin pagat”

  1. emer says:

    Mir tju behet…. eshte bere media me bastarde ku ska ku te vej… lodra te ndyra te politikes

  2. Ali Baba Tomori says:

    Nese ne kete vend ka punonjes te persekutuar ata jane gazetaret. Pronaret e gazetave jane sjelle e sillen si padrone te vertete, duke i trajtuar ne menyren me fyese. Kam mendimin qe ata te mund te organizohen, te mund te bashkohen dhe tu japin nje mesim te mire ketyre injorantve, duke i bojkotuar. Dihet se kush jane pronaret e mediave, te cilet paguajne qindra mijra leke per qejfe prej ordineresh, por kur vjen puna per te shperblyer punen intelektuale te gazetareve, cfilitese dhe stresuese, ata bejne gangsterin. Eshte turp tua zesh emrat ne goje, por ja qe ky eshte realiteti shqipetar. Qeveria e re duhet medoemos te miratoje Ligje per te vene ne vend nderin e newperkembur te punonjsve te medjas.

  3. x says:

    Mire tu behet se plera jane. vec Mero Bazes u bene te gjithe lepij bythesa te sistemit dhe per kete arsye nuk meritojne te quhen gazetare. 8 vjet qe uleshin ne gjunje para pronareve te gazetave te regjimit e nuk thane gjysem llafi, sot dalin e ankohen si kuckat. gazetari vertet me cdo kusht lufton regjimin e jo te presi qe te bjere e pastaj te ankohet si keta kuckat.

  4. une says:

    Mire tu behet te gjithe puntoreve, si te administrates publike po ashtu dhe private qe jane te subordinuar nga punedhenesi, qe nuk dalin e protestojne per te drejtat e tyre! Ne Shqiptaret e kemi vet fajin se presim qe te zbresi perendija dhe te na zgjidhi problemet dhe nuk ngrihemi vete te kerkojme te drejtat tona. Imagjinoni qe ne Itali kushedi sa punetore e sindakalista kane vdekur ne vitet 60 per t kerkuar te drejtat e tyre edhe pse nuk kishin te hanin.

  5. Gazep Kotherja says:

    Uluni kafeneve dhe shikoni se mos shkruani ndonje pacavure te rekomanduar nga lart, ate beni o gazeptare te (pa)varur. Sa per pagat mos e vrisni mendjen fare se “perfaqesuesit e djeshem te popullit” ju kane lene shendene se parate i bene rrush e kumbulla per fushata elektorale. Tani s’ju ka mbetur gje tjeter vecse te fryni syte dhe te jargaviteni, deri sa te dale ndonje gopsek tjeter e t’ju mbaje me kothere buke per t’i sherbyer verberisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje