Arrestohet i dyshuari kryesor i vrasjes për një varëse. A është i pafajshëm ai që mbahet tani në burg?

20 Shtator 2013, 10:49Kronika TEMA
Arrestohet i dyshuari kryesor i vrasjes për një varëse. A

Aldo Hoxha në gjyq

Vrasja e Fatbardha Tafës më 7 gusht të një viti më parë pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë tronditi opinionin publik.

Dy të rinj tentuan t’i grabisin varësen, por kur ajo kundërshtoi, gjeti vdekjen.

Pak më vonë policia arrestoi Aldo Hoxhën si të akuzuar për ngjarjen.

Prindërit e të arrestuarit thanë se djali i tyre ishte i pafajshëm dhe nisën një betejë në media për të mbrojtur të birin.

Vetë Aldo u ankua se ishte përdorur dhunë fizike ndaj tij nga policia.

Por një natë më parë policia ka arrestuar një të ri, pasi ka grabitur me dhunë varësen e një të moshuare në Bathore të Tiranës.

I arrestuari është Nebi Selimaj dhe policia thotë se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës.

Detajet e para të këtij arrestimi janë kontradiktore, pasi nuk dihet nëse Selimaj është bashkëpunëtor me Aldo Hoxhën, apo është ai autori i vrasjes dhe policia ka arrestuar dhe mban në qeli një të pafajshëm./ep

12 komente në “Arrestohet i dyshuari kryesor i vrasjes për një varëse. A është i pafajshëm ai që mbahet tani në burg?”

  1. N Shabani says:

    POlici e korruptuar cdo gje mund te presesh prej tyre, te pafajshmit rrine brenda dhe kriminelet rrine jashte.

    1. shqiptari says:

      Policia ka kusuret e veta. Gjykata i mban e i leron njerezit nga burgu. Ne Shqiperine tone (fale Sales dhe ketij mustaqe miut) ke me shume gjasa te rrish ne burg i pafajshem se po te vrasesh.

    2. Genti says:

      Kriminela si keta duhet te denohen me varje ose me pushkatim

  2. Arioni says:

    Ne fakt ky personi qe eshte prapa hekurave ka fytyre krimineli.

    1. ganiu says:

      Gjynof qe se kane arrestuar para se te kryante krimin. Car je tu tregu vllajo “minority raport”?

  3. gentian says:

    Arioni
    ti qe shkruan, dhe gjykon pa fakte ne fatkeqsine e njerzve, dukeni qe jeni i perdhunuar, zoti te ndimofte per fatkeqsine tate!

  4. tahipi says:

    Arioni..ky eshte gabim ,kur njerezit klasifikohen sipas fizikut qe kan ,apo llafeve kuturu,,ai mund te jete njeri hum i mire,apo dhe e kunderta kriminel,po kete e stabilizon dikasteri i drejtesis .se i bie qe 99% perqind e shqipetarve qe e kan fytyren e zhubraviture na hallet dhe te krusur na mundimi per te jetuar ,duhet te jen kriminela hahhahha.

  5. alban4eva says:

    hajde polici hajde, ka nje vit qe nuk gjen dot nje bandit te thjeshte, nje grabites ordiner. a thua sikur po kerkon ndonjen grabites bankash profesionist qe di te fshihet mire. imagjinoni cfare mund te presesh nga kjo polici talebane qe nuk gjen dot nje keqberes ordiner..!! shtet patatinash, vari leshte..!!

  6. butrinti says:

    N.q s vertet eshte i pafajshem ,policia ,hetusia ,prekuroria dhe dgjykatesit te mbledhin mendjen ekokes ………..per policine dhe prokurorine mjafton qe krimi te ket nje emer ,,por ska rendesi ,e ka ber apo jo krimin…………gjykatesit bejne gjyqe ,qe dhe njerzit ,me te thjeshte dhe me ta pa diturit ne kete fushe ,,,,,,,,i ven me shpatulla per muri ……….bejne gjyqe ,pa prova ,pa ekspertiza ,pa ballafaqime deshmitaresh ,,,,,,,vetem me nje fjale ,se diku debaton me nje njeri ,,,,,dhe ti duhet te jesh patjeter fajtori ,pa mare parasysh …..qe viktima eshte njeri me 100 kusure ,,,Ja keshtu jepet drejtesia ,duke futur njerez te pafajshem ….Lum ne per drejtesine ,,,,, Edhe nje here ,ju gjyqtare te pandergjegjshem ,mos merni ne qafe jete njerzish ………..Kush do tja shperblej ketij te mjeri ,te gjithe demin ,material ,dhe moral qe i eshte shkaktuar ????? Nuk ka pune qe ti paguaj shteti ,asnje takspagues nuk duhet te japi asnje lek ne keto raste …tu meren policeve ,prokuroreve dhe gjykatesve ,nga pasuria etyre ……..

  7. asllan says:

    O burra se duhet me fut dike ne burg e te themi qe e kapem. Quhet bllof dhe statistke.

  8. -Le t’ja paguaje ai qe e ka denuar{si i paafte} demshperblimin te burgosurit,te pafajshem..dhe ju familjare te hajdutllareve mos u merrni me psikologji-fizike

    1. justifikim , ja policija e gjeti sukses i rreme(mjer njer qe vuajn rrugeve te botes per te par nje dit te bukur ne vendin e tyre dhe gjejn me te keqen)po keta qe vjedhin a e din vall se po te levizish bashk me shoqerin shqiptare do mund ta gjejn – sigurojn vet te miren materjale, pa qen nevoja te rrembejn tek te tjeret.Rrembyes i mundit te te tjereve i c’do kategorije te jesh hap syt se kjo bot me te vertet sikur leviz me qellim / nje burg pa ta mar mendja, jeta te len fatin e keq per te gezuar i dashur rembyes (hajdut) zgjith dhe mer ””Ta, zgjidh ate qe mundesh ta perfitosh me aftesite tua, te jesh i lumtur dhe te presesh me sira dhe gjera me te mira qe nxjerr jeta ne vazhdimesin e saj ,dhe te jeshe koke lart qe ti shohesh dhe ti pervetesosh,nese rremben (vjedh) ”ti” do jesh i fshehur dhe s’mund ti shohesh ATO dot(……………./{

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje