Policia ka nisur disa operacione për asgjësimin e kanabisit, duke filluar me veriun e vendit.
Por operacionet e policisë kanë hasur në rezistencë, fillimisht në Dukagjin një ditë më parë dhe sot në Mat.
Mësohet se mes policisë dhe banorëve ka pasur shkëmbim zjarri në fshatrat e Matit, pikërisht në Qafë Shtamë.
Ngjarja është shënuar gjatë kohës që policia ka ndërhyrë për të prerë dhe djegur parcela të mbjella me kanabis në këtë zonë. Por efektivët e policisë janë përballur me rezistencën e banorëve, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë për të penguar operacionin.
Mësohet se policia është kundërpërgjigjur me zjarr, ç’ka ka çuar edhe në largimin e banorëve.
Nga të shtënat raportohet se nuk ka pasur lënduar, ndërkohë që policia e Matit ka dërguar në vendngjarje efektivë të tjerë për përforcime.
Një ditë më parë forcat e policisë u sulmuan në malin e Shoshit në Dukagjin të Shkodrës.
Zona në fjalë është një terren tepër i thyer malor, ku nuk ka rrugë për makina dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë lëvizur me helikopter drejt zonës, kur janë qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas policisë ka qenë tepër e vështirë të identifikohet nga helikopteri se nga vinin plumbat, por menjëherë policia është kundërpërgjigjur duke qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas helikopteri ka bërë një ulje të shpejtë pranë zonës ku është qëlluar. Pavarësisht kërcënimit me armë, forcat e policisë kanë hyrë në zonën e rrezikut, ku një pjesë ka nisur krehjen e zonës, ndërsa të tjerët asgjësuan kanabisin. Mësohet se drejt vendit të ngjarjes, në ndihmë të forcave të policisë janë nisur dhe dy grupe të gatshme të forcave të ndërhyrjes së shpejtë./ep
Ore ky Rama si nuk del 1 here ne tv te mbeshtesi policine ??? Para zgjedhjeve na ngeli ne tv, krimi ka pllakosur vendin, krimi ka kapur Shqiperine kurse tani rri e na tregon se sa bukur eshte te merresh me meremetime e pikture …Ehhh Shqiperi e mjera Shqiperi…
bandat e berishes qe i hapin zjar policise,,,,,duhet te shkojne pas hekurave.
i marin leksionet nga baca qe te bejne rezistence.
Epo Edvini nuk eshte si saliu, vete minister i financave e i rendit etj etj. Duhet ti drejtohesh tjeter kujt or taj.
hahahahaa mire i thua o BAKO,per kete te prononcohet ministri rendit jo edvini si dikur saliu vet gazetar vet minister vet kryeminister vet drejtor ujesjellsi vet drejtor asfaltesh etj
nuk të ka mjaftuar sala në tv nga mëngjezi deri në darkë??
këta duket sikur kanë filluar nga puna!!
po e bënë kështu nuk ka nevojë të dalin në tv,mjaftojnë që të punojnë!!
lazarati është bërthama!të shohim se çdo të bëjnë atje!?
ndoshta këto sulme/pastrime në zona më pak të vëhstira se lazarati janë vetëm një lajmërim për ta!!një parapregatitje si për policinë(bën stërvitje) dhe për lazaratasit(largohuni vetë se e kemi me të vërtetë)!
të shohim!? koha do ta tregojë se si do të vazhdojë ky muhabet i filluar deri diku me bujë!!
shpresoj për mirë!
mbeshtetja e policise na takon ne popullit si dhe bashkive dhe komunave . sa per edin atij i takon te urdheroje ministrat perkates dhe ne fund te kerkoje llogari per punen e bere . mbeshtetja mediatike dhe dekurajimi praktik ishte metode e komunistit pseudodemokrat qe po na can trapin me facebook
po fillon ti vije era shtet
ska si del rama se ka minister rendi per ate pune mos i ngatarro gjerat
po per fotografite e spitalit pse del rama or taej?? te dali ministri i shendetesise or taej!!!!!
Patjeter nese qëllohej policia,duhen goditur bandat!Nuk ka kompromis mes shtetit dhe krimit!Tahiri e ka nisur mirë!…
SHqiperia qenka si Afganistani?Berisha i’a paska gjetue punen shqiptareve ne SHqiperi,puno pake e fito shume…..puna ime ,pune muti,pune te mire ka hajduti.
PRODHIMI “MADE IN ALBANIA”
kete e tregon me se mire kjo foto, por akoma me mire e pasqyron kryefjala e shkrimit:
“IMAGJINO LAZARATIN!”
Vetkuptohet me pas se ky eshte prodhimi famoz albanez me marken “Made in Albania” qe po cudit Boten dhe qe e rendit vendin tone pas Gjermanise, por qe nuk cudit fare Sali Berishen qe e ka katandisur vendin me 48 USD ne muaj per fryme, me keq se enveri ne vitet 80-90.
“IMAGJINO LAZARATIN!”
Kjo duhet te behet parrulla e dhe motoja e punes se Edi Rames per te RILINDUR prodhimin vendas, ashtu sic e filluan borgjezia dhe kapitalistet e pare shqyptare shume vite me pare, jo per ta renditur Shqypnine e vafer pas Gjermanise, por per te mos lejuar qe Vatani yne dikur si LULE MALI te transformohet si Afganistani i Larget dhe shqyptaret nga nje popull i lashte si talebanet e Kandaharit.
po po shume mire e bejne qe dergojne policine, e cila ve veten ne rrezik, se kur i kapin policet pastaj, i leshojne gjyqtaret pasi u duhen leket per te ndertuar vila luksoze. Ato te shkretet te vene jeten ne rrezik, e keto plehrat e gjyqesorit te behen milionera.
Hajde shtet leshi hajde, po nuk reformuat gjyqesorin ne menyre urgjente, ska vlere fare puna e policise.
Pastaj c’eshte kjo metode shko policia asgjeson bimet. Pse mo do paguajme policet ne per kete pune??? Sekuestroi token atij fshatari qe e ben kete pune edhe zgjidhet problemi. C’taksirat kemi ne te paguajme policet, se nuk i’a ka haberin shteti te menaxhoje.
LENI MER TA MBAJNE CANABISIN..PUNE S KANE ,,AJ MBIN VETE ..LE TE HAJNE NJE COPE BUKE ..JU S KAPNI SALEN E MERRENI ME CANABISIN,,SALA VRAU JU MERRENI SE PO PIJNE CANABIS EUROPA..O KOQET E SALES..NEJU THEMI UJKU JU CANABISI
Ju tregoj nje histori te vertete. Nje Krytar i PD ne nje fshat te humbur me leje te Policise kishte mbjelle keto rroba, si quhet, po kanabis. Ne kete fshat dy familje ishin ne lufte. Gjakmarrja i thone, nje dhurate e çmuar per popullin nga Sali QENI. Ishin ne pese, i vllezerit qe xhironin ngado per mos tu marre nga policia e Sali QENIT. Rrobat ishin bere e duhej mbledhur. Ne keto net keta vllezerit qe ishin per hakmarrje maleve, shkojne e mbledhin gjate gjithe nates kanabisin e mikut tim Krytar i PD-se. Kur zgjohet ne mengjez Kritari i P-eD-se nuk e gjen kanabisin. O çfare fatekeqesie?
Sali QENI i ka dhene gjakmarrjen Dukagjinsave dhe kanabisin, si i thone si gjermania. Sa budalla jane shqiptaret, duen te hyjne ne Europe po ata vete te bejne si Afgane.
o shqiptar po eshte ne usa dhe nuk eshte sala te rri ne tv gjithe diten rendesi ka qe con policine te bej punen
po mbeshtetja te jet financiare se per ate morale sjemi ne kohen e komonizmit.