FOTO LAJM/ Autobusi përplas fëmijën rom (dhe ata u luteshin makinave të ecnin ngadalë)

28 Shtator 2013, 10:20Kronika TEMA

Pak ditë pasi një autobus përplasi një të moshuar mes vijave të bardha në qendër të Tiranës, një tjetër autobus i linjave të brendshme të Tiranës përfshihet në aksident.

Autobusi i Tiranës së Re përplasi një fëmijë të komunitetit rom, m’u pikërisht tek zona e njohur si ish- Dekori.

Banorët rom, të përzënë nga banesat e tyre, kanë nisur që të jetojnë në trotuar, dhe për të paralajmëruar shoferët, kanë vendosur banderola për t’u thënë që të ulin shpejtësinë.

Por kjo nuk ka mjaftuar.

Vogëlushi është në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit.

Ky nuk është aksidenti i parë në atë zonë dhe sërish viktima janë fëmijët./ep

3 komente në “FOTO LAJM/ Autobusi përplas fëmijën rom (dhe ata u luteshin makinave të ecnin ngadalë)”

  1. Cecen i lasht says:

    Pyetja eshte:
    “a jan popull kar shqiptart apo jo “!?

    Shekspir Zeqir Shaqir Sala

  2. genti says:

    Nga ato pese mije polica qe kemi ne tirane, nje te pakten mund ta linit tek rruga

  3. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    KY ESHTE (SHTETI ) I KRIMINELIT SALI BERISHA ,,, SHIKONI MBISHKRIMIN NE RRUGE ,,,,,, (VIJME MBAS GJERMANISE ) AUTOSTRATAT E SALI VUCIDOLIT ,,, KU MUNGOJNE DHE TABELAT SINJALISTICE ,,,,,, DHE GJENDJA E MJERE KUDO NGA TE RROTULLOHESH,,,,, ESHTE NO COMENT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje