Ja si grabiten trenat në stepat e gjera të Fushë-Krujës

30 Shtator 2013, 13:03Kronika TEMA

Nuk janë hapësirat e pamasa të Miduestit amerikan në epokën e kaubojsave, as stepat e pafundme të Rusisë në kohërat e perandorisë cariste apo luftës civile.

Është fjala për një aks prej 4 kilometrash nga fshati Mërqin i Krujës deri në afërsi të Vorës, ku trenat e mallrave grabiten vazhdimisht.

Rasti i fundit është ai i djeshëm, kur katër persona ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë.

Personat e armatosur i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni thasët me qymyr, dhe makinisti, nën kërcënimin e armës, nuk ka mundur të lajmërojë policinë deri në largimin e grabitësve.

Nuk dihet se me çfarë e kanë transportuar qymyrin, një sasi për të cilën normalisht nevojitet nga kamion i madh.

Policia, njofton GSH, ka ardhur… 2 orë me vonesë në vendngjarje, dhe nuk kanë munguar dyshimet për përfshirje të drejtuesve të trenit.

http://respublica.al/artikuj/2013/09/30/ja-si-grabiten-trenat-ne-stepat-e-gjera-te-fushe-krujes

8 komente në “Ja si grabiten trenat në stepat e gjera të Fushë-Krujës”

  1. Anton Nepravishta says:

    Fajin e ka Saliu!

    1. Erla eshte goce me vizion says:

      Po Saliu e ka o druvar,sepse ai e mbolli faren e keqe te krimit anembane Shqiperise.Po ju druvaret nuk e kuptoni,dhe mundoheni e beheni ironike.

  2. Loloshi says:

    Ata qe e kane vjedhur qymyrin te kapen dhe te futen ne qymyr per 24 ore.

  3. çlirim uça says:

    O Zot, t`na shpetoj nga turpi vogelsia e jone! Nje pellemb vend ne harte dhe njerze sa nje fshat kinez, prodhojmi lajme sa e ter Kina!

    1. vlora A.J says:

      bukur e ke qendis.

  4. po says:

    Ne keto raste makinisti duhet te shtoje shpejtesine dhe ti shtype. Fundja disa funderrina me pak.

  5. SHQIP says:

    Mos u cudisni Shqiperia ka cudira ne dite sa bota ne vite.

  6. adi says:

    Ne jemi ai vendi qe na mjaftonin tre ligje per ne BE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje