Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka deklaruar se do të kërkohet që vlerësimi i gjyqtarëve të jetë i përvitshëm.
Pas një takimi me ambasadorin spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez, ministri Naço u shpreh mbi domosdoshmërinë e reformave në KLD dhe Gjykatën e Lartë.
“Duke parë se KLD ende i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005- 2006, unë do të kërkoj që të bëhet një vlerësim i përvitshëm i gjyqtarëve dhe të mos promovohen në karrierë pa iu referuar performancës së tyre më të fundit. Gjithashtu, kam vënë re me shqetësim shifrat e larta të çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Lartë çdo vit dhe numrin e vogël të atyre të shqyrtuara apo vendimeve të unifikuara”, ka theksuar Naço.
Ai gjithashtu vuri theksin tek mbështetja e Spanjës në disa reforma në drejtësi dhe vullnetin për t’i vazhduar ato më tej.
“Reformat pozitive të deritanishme në Shërbimin e Provës, Mbikëqyrjen Elektronike të të Burgosurve, reforma në sistemin e Noterisë dhe dixhitalizimii sistemit të drejtësisë, do të çohen më tej në bashkëpunim me stafin tim ministror. Por pa dyshim, do të kërkoja asistencën tuaj edhe për vazhdimin e tyre në të ardhmen. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë po harton një Projekt- Draft për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që të kemi një task- forcë të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Aktualisht, është një grup i vogël gjyqtarësh që merrem me hetimin e krimeve, por mendoj që ata duhet të trajnohen më tej dhe gjithashtu, të kontrollohet edhe puna e tyre. Deri në nëntor, kur pritet të mbahet Konferenca Kombëtare Kundër Korrupsionit, ne do t’i kemi hedhur hapat e para kundër korrupsionit në drejtësi”, theksoi Ministri Naço.
Ambasadori spanjoll, duke shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj kreut të drejtësisë për të gjitha iniciativat e tij, tha se mbështetja e Spanjës nuk do të mungojë.
“Jemi të gatshëm t’ju asistojmë. Mendoj që ju jeni një njeri që do të bëni shumë për vendin. Nga ana tjetër, duhet të mos harrojmë se korrupsioni nuk është ekskluzivitet vetëm i Shqipërisë, por gjendet në shumë vende dhe kjo na shqetëson. Ndërtimi i Europës ka qenë dhe mbetet kryefjalë, por Europa duhet të bëhet çdo ditë. Dhe nuk ka rëndësi nëse jeni brenda apo duke trokitur në derë”, theksoi ambasadori Perez.
nuk te mjafton ti “mjelesh” nje here ne kater vjet,po dashke ne cdo vit o naco.
aman mer jahu ata te plepave testoni mire ene per gjuhen shqipe se ska burr qe i kupto ,lene kur flasin dhe me nene pastaj kallupi i gjin gjonit
“Levizjen masive pa konrtoll” e popullates me qellime te caktuara nga Sali Shpellari ka shkaterruar dhe nxjerre probleme te medha sociale-ekonomike ne gjithe Shqiperine.
Ky kriminel te kapet dhe kalbet ne burg.
Bravo Nasip
Gjykatesit duhen nderruarr te gjithe pastaj filloni nga testimet e pervitshme. Te gjithe kane bere korrupsion. Vendos ca ligji te duash nese nuk hiqen keta qe jane dhe zevendesohen me te rinj te pakorruptuar zor se ndryshon gje!
Vallaj, jam Socialist,
Por kur te shoh ty aty ne ate vend, sikur sme mbushet mendja se RAMA e ka marre seriozisht. Dhe qe kjo qeveri do bitisi ndonje gje.
o Nasip Ministri,
Gjykatta vazhdojne te drjetohen nga Salepi i Mallkuar…
kur do te shkarkosh gjyqtaret qe kane denuar viktimat – e ke mendjen te Like Kryeministri ti – po presim edhe ket muaj or ti…do ta vazhdoj ne nentor.
O lale! Drejtesia do ndryshuar me themel, sistemi gjyqesor asht krejtesisht i pabesueshem.Nuk ndreqet ai me kontroll te gjyqtareve cdo vit apo cdo muaj.Duhet gjetur formula e sakte, qe ti se gjen dot se ashtu jane ca pune!!
Cila ishte reforma ne Noteri ? Dixhitalizimi ishte i vonuar.Ndryshimet e K.Civil qe kishin lidhje me deshmite e trashegimise dhe Noteret ishte nje prapaktheu ne kodin civil te vitit 1981. Cila ishte
reforma Noteriale? Liberaizimi pa ligj qe i beri Noterise me shitjen e licensave e me konkurse false e beheshin cdo jave ku shkruhej me laps dhe korrigjohej me boje .Z.Minister aq licensa noterie sa shiti paraardhesi nuk ishin notere ne 19 vjet noteri .Ja kjo ishte reforma,shtim pa kriter te numrit te Noterve , renia nen standartin qe kishte Noteria , humbja e cdo lloj sigurie per akte apo dokumenta qe tashme do te behen nga me shume inkopetente se çkishte me pare.Shtimi i proceseve gjyqsore edhe per shkak te konflikteve qe vijne nga mardhenie juridiko civile te ndertuara ne shkelje te hapur te ligjit ,pikersisht nga Noteret qe duhet te jene ROJTARET E LIGJIT ne te gjithe aktet qe nenshkruajne. Asgje nuk kishte lidhje me reformimin e sistemit Noterial ,paraardhesi beri nje fasade per te mbuluar katastrofen qe i solli Noterise .Asnje Minister nuk kish “guxuar” ta bente.Noteria duhet vleresuar si nje mekanizem shume i rendesishem ne mirefunksionimin e shtetit ligjor .Rritja e autoritetit te ligjit dhe zbatimi korrekt i tij nga gjithkush eshte nje nga funksionet kryesore te Noterise nepermjet kopetencave ligjore qe vete shteti i delegon Noterit.Noteret jane te “Zgjedhurit” e shtetit roli i te cileve eshte te japin te gjitha garancite dhe sigurine ligjore ne marveshjet e ndryshme midis subjekteve te ndryshme ,perfshi ketu edhe vete shtetin , te cilat kane ndikimin e tyre direkt ne ekulibrat sociale dhe ligjore te vendit .
Kam besim tek keto qe po thot ; PSH , reforma ne noteri – pse dukette paguaj njeher kur marr kredi per blerjen e shtepise kur me banken i kemi kopsitur kto pune -nepermjet ZRrPP. Prap , tek noteri kur behet likujdimi kur keto jan ndjekur nga vete babnka dhe i interesuari -u be likujdimi – deklarojne vete palet ne zrrpp.
Edhe per mjetet pse duhet te shkoj tek noteri kur emerr cetifikaten e nga zyrat perkatese se nuk ka barre dhe drej. perkatese
Edhe per kontratat e porosise me shoqerit ndertuse pasi behet likujdimi ben deklarim dhe ne zrrpp dhe depozitohet kontra. perkatese per kalim pronesie .
Edhe per nje me origjinalin – e kot e ben zyra qe ka e ka leshuar ne fillim ose zyra qe kerkon origjinalin se po e shikon ja paraqet vete i interesuari. edhe per perkthimet , vete perkthyesi te mbaj pergjegjesin. Pra ,jo per cdo gje tek noteri – aq me teper tani qe kan rritur dhe tarifat e ketyre te siperpermendura dhe se noteret jan vendosur partiake.
Ore shoku minister, shikoni njehere nga Gjykata Korce dhe do ta kuptoni sa kot ia keni futur llafit. Aty ka gjykates qe investojne 1 miliard lek ne nje pub dhe ju thoni qe do ti testoni per njohurite. Ketyre as ua ndjen se te thyejne koken me lek pavaresisht se jane ca injorante dhe te pacipe, nga ca familje te degjeneruara te mbushura me hajdute, burgaxhinj, mashtues dhe prostituta qe i kane marre per gra tani. Kerkoni ca me thelle dhe do shihni te verteten e sistemit gjyqesor shqiptar qe e gjen veten ne formen me te lige ne Gjykaten e Korces
nuk e ka fajin ligji por maliqi.gjyqtaret e shkrete jane te paster ,bile bile gjithe fajin e kane njerezit qe ju japin me zor shuma te medha gjyqtareve.