Rrumpalla shqiptare/ Në Elbasan plagos të ëmën për lekët e lotos, në Fier plumbat e dasmës plagosin vogëlushin

5 Tetor 2013, 11:53Kronika TEMA

Nuk sosin lajmet që të bëjnë të vësh duart në kokë.

Në Elbasan, një adoleshent qëlloi me thikën e bukës të ëmën e tij pas një debati.

Policia arrestoi 15- vjeçarin D.K, ndërsa bën me dije se krimi erdhi pas një debati për lekët e lotos.

Djali luante shpesh në baste sportive dhe i kërkonte mamasë lekët.

Por kur ajo kundërshtoi, mes tyre u ndez një debat që përfundoi kur djaloshi i nguli thikën në bark nënës 38- vjeçare.

Kur policia arrestoi adoleshentin, ai ishte duke qarë.

Për fat të mirë nëna e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një 10- vjeçar, i cili po luante me shokët e tij në fshatin Zhupan të Fierit, u plagos nga një plumb qorr.

Për fat fëmija e mori plumbin në këmbën e majtë.

Policia dyshon se plumbi ka ardhur nga qitjet e realizuara në një ceremoni dasme.

P.S: Dy efektivë policie u arrestuan në Mallakastër, pasi akuzohen se kanë vjedhur dy pistoleta në komisariat. Të arrestuarit janë Ermal Topçija dhe Hekuran Zenelaj.

14 komente në “Rrumpalla shqiptare/ Në Elbasan plagos të ëmën për lekët e lotos, në Fier plumbat e dasmës plagosin vogëlushin”

  1. sync says:

    Mbylli o edi kazinote ,,,mbylli, se po vrasin nene e tyre per leket e llotos

    1. llazi says:

      boll me z. sajmir! shkarko kupolen e policise, mer shembull nga ministrat e tjere, nuk punohet me burgaj sepse i ka sherbyer me sell sales dhe jo ligjit.

  2. diversanti says:

    Titull i gjetur perfekt. ” Rumpalla shqiptare “

  3. xha jaho says:

    epo keshtu eshte kur nuk ke ne kontroll policine. drejtuesit duhet te ishin hequr te paret ne cdo sektor

  4. KADAFF says:

    PERPARA RIPJERDHJE !

  5. Pal says:

    Tete vjet berishe mor axhe no mund ti zhbesh ne nje muaj.

    1. albgentius says:

      500 vjet Turqi + 13 vjet (nga 21) Berishe – nuk zhbehen aq lehte.

  6. Tani qe eshte PS ne pushtet,Tema thote qe jane rrumpalla shqiptare keto gjera qe ndodhin dhe deri dje ishte faji i policis..po sot Tema kush e ka fajin ?

  7. Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu ........................................................................................... says:

    Iku Saliu, aliu, liu, iu … ne burg si miu.

  8. Lalushi says:

    Fajet I ka Saliu ,ridhirje

  9. Vlora says:

    PO IKU SALIU MOS FLISNI KOT SKA ME NE DORE SALA TANI KA EDUSHKA.,PSE SE GJYKON EDI SALEN ILIR METEN MOS JA FUSNI KOT ORE USHTARE TE BETUAT TE EDIT.,BEHUNI USHTARE TE SE DREJTES SE ASHTU ECEN SHTETI JO ME EDIN E SALEN SE NE KURRIZ TE USHTAREVE BEHEN LOJRAT E GJENERALEVE.PER SA KOHE DO KETE PIONIERE TE SALES E TE EDIT SBEHET SHTETI.

  10. fredi guri says:

    patjeter saliu

  11. Epirioti says:

    Nuk do ketë më kurrë lajme të tilla nëse një bisnes që shet cigare, alcohol,(qoftë edhe birrë apo verë), që lejon lloto apo baste, do të mbylleshin prej tatimeve e do kalonin për çështje penale pasi ligjet janë të gjitha. Nuk ka justifikim për asnjë bisnes të vogël, të madh apo të mesëm të thotë se e dërgoi babai, mamaja, komshiu, etj hilera provinciale. Do shikoni se si do rritet një brez normal. Mos u merrni me vocërrakët se nuk janë kriminel të lindur, por janë viktima të hobeve të shpikura nga kriminel pushtetarë, bisnesmen dhe prokurorë

  12. BESA says:

    Dora ju thaft atij qe perdor arm ne darsma,sherim te shpejt voglushit Allahu e ruajt at dhe gjirh femijt tan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje