A i kontrollon kush shoferët e autobusëve në Tiranë? Tre aksidente brenda pak ditësh (VIDEO)

8 Tetor 2013, 12:21Kronika TEMA

Fillimisht një autobus urban mori zvarrë një të moshuar m’u mbi vijat e bardha në qendër të Tiranës.

Më pas ishte sërish një tjetër autobus që goditi një fëmijë të komunitetit rom pranë ish- Dekorit.

Tani është sërish një autobus urban i linjës së Tiranës së Re, që godet dy adoleshentë.

Ata nuk kanë marrë plagë të rënda, por policia bën me dije se shoferi ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pyetja që lind është se a i kontrollon kush këta shoferë?/ep

5 komente në “A i kontrollon kush shoferët e autobusëve në Tiranë? Tre aksidente brenda pak ditësh (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    erdha njeher ne tirane me nje shokun tem dhe me thone te drejten kishim nostalgji per nje xhiro me buz me linjen e uzines dmth nga ushtari do shkonim der ke fusha (ALI DEMI PO CTE SHIFNIM FATORINO nuk i merrnim vesh nje llafe vinte era alkol menduam se kishim ngaterru buz e kishim hyp ke ai i linjes se tropojes ishin te dy kushurinj me shoferin ,beme ndalesen e pare ke rruga e elbasanit ,mendoni sa keq u ndjeme ,,,,,

  2. Eri says:

    Punedhenesi eshte fajtori dhe ai duhet te pergjigjet per papergjegjesine e punonjesve te vet. Ato grupe qe nxjerr per kontroll fatorinosh duhet te bejne dhe testin e alkoolit per shoferet e autobuzeve.
    Ku punoj une sikur dhe me 1 birre te te shohin para, (edhe pse eshte pune zyre) direkte perjashtohesh nga puna pa te drejte rikthimi me.

  3. KADAFFI says:

    POLICËT E RINJ I KONTROLLOJNË, PSE NUK E DINI QË I NDËRROI 95% TË TYRE SAJMJA?!
    JA SA TË NDËRROHEN EDHE DOGANIERËT E SPIROPJERDHJES DHE TATIMORËT E BRIMSILDËS DHE DO SHOHIM GJËRA TË PAPARA!
    PËRPARA RIPJERDHJE!

  4. Gjysh Lomi Demokrati says:

    Qe te jemi te sinqerte me sa pame ne interviste shoferi nuk dukej i dehur por dhe pergjigjen qe i dha korespondentit te tv A1report ishte ironike dhe shume i kthjellet ne te folur,ndersa per cudi ai polici ishte nga ata te kohes se qepes qe me thene te drejten me erdhi turp qe e pash mbas ndofta 15 vjetesh perseri aty. Ndofta shoferi mund te jete plotesisht fajtor dhe te mari denimin qe meriton,por nuk i falet korespondentit te tvA1report te japi ate lajm komplet banal me pamjet qe pame.

  5. tony says:

    kjo tregon seriozitetin e shtetit..une punoj ne itali dhe pikerisht ne verona shofer dhe trasportoj mbeturina dhe ne na bejne kontrolle te befasishme dhe duhet te jemi zero alkol perndryshe te fluturon patenta dhe puna po nuk qe zero alkol..zero alkol per trasport mbeturinash …imagjinoni vete per trasport njerezish..nuk duhet te drejtojne me mjete per trasport publik ato qe perdorin alkol…dhe per aksidente qe jane per fajin e drejtueseve te mjeteve publike te pergjigjen penalisht..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje