Ndodh edhe kështu. Një ngatërresë identiteti dhe paaftësia e policisë bënë që Agim Xhaferri nga Belshi i Elbasanit të kalonte 17 ditët më të vështira në jetë.
Në vend që të arrestonin një të kërkuar për ‘shfrytëzim prostitucioni’, blutë i vunë prangat Agim Xhaferrit.
Por derisa ai të sqaronte mirë policinë, i bëri 17 ditë në burg.
Për GSH, Xhaferri thotë se e arrestuan duke i thënë se e kërkonte drejtësia italiane.
“Këmbëngula që të shihej me kujdes dosja, sepse do ishte ngatërresë, por askush nuk ma vuri veshin,” thotë ai.
Ai shpjegon se familja dhe fisi i tij e pritën si mos më keq këtë lajm, madje nisën të kishin edhe dyshime.
“Familja dhe i gjithë fisi u alarmuan dhe për shkak të kësaj akuze që u bë publike në të gjithë mediat, sa nuk m’u shkatërrua edhe familja, isha në prag të divorcit,” thotë babai i dy fëmijëve.
Tani ai thotë se kërkon dëmshpërblim nga Policia e Elbasanit./ep
Kontrolli gjobave ne smartphone
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dev.apk.gjobamobile
Te merren masa per fajtoret dhe ti kerkohet ndjese publike ne lagje fshat personit te paguajn demshperblimin qe tani i detyrohet shteti qytetarit.