Konfliktohen për bohçet e pishave, vritet 19-vjeçari, plagosen nëna dhe vëllai i tij

11 Tetor 2013, 17:19Kronika TEMA

Një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërkohë që nëna dhe vëllai i tij kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti banal.

Albert Bushi ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij dhe i vëllai Lorenc Bushi, janë plagosur si pasojë e një konflikti për mbledhjen e bohçeve të pishave.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ndërsa autori i saj, sipas policisë, është Bledar Bushi.

Dy familjet me të njëjtin mbiemër, dhe për momentin nuk dihet nëse kanë lidhje farefisnore, ishin duke mbledhur bohçe pishe në Gjirin e Lalzit, ku dyshohet se janë konfliktuar për ndarjen e zonës.

Bohçet e pishave shiten si bimë medicinale në treg.

16 komente në “Konfliktohen për bohçet e pishave, vritet 19-vjeçari, plagosen nëna dhe vëllai i tij”

  1. elinor says:

    Lufte per tregjet e lendeve te para!

  2. Zhaneta spahaj says:

    Kur jeta per shqiptarin vlen me pak se nje bohçe pishe mire bejne qe vriten…stani i injoranteve kete bulmet prodhon…

    1. Balzac says:

      @Zaneta,
      I like your style.Pershkrim i bukur i nje ambienti idilik.

  3. bimi says:

    Mustafa Nano ka te drejte qe e titullon rubriken e vet “Zululand”. Ne bote kane mbetur vetem Shqiptaret dhe bushmenet qe vriten per ndarjen e pyllit…

  4. tur mirdita says:

    eh fukaralleku ku te qon tu da pishat ne mal, fukaralleku ka budallekun dhe injorancen .19 vjeqi neser masneser varroset ,nana pa djal ne vend qe ta fejoje e varros dhe PISHAT vazdojn te bajn bohqe.

    1. endri says:

      Bravo Turi,
      Shume prekes, gati theres komenti yt. Ka nje copez Migjeni ne rrjeshtat e tu.
      Faleminderit per ndjenjen qe me ngjalle kur te lexova.

  5. Pilo Lala says:

    Me duket se ishte aty dhe Argita, qe i futi ne sherr.
    Ajo eshte pronarja e pyllit.

  6. Fatmiri says:

    Duket se shqiptart e shqipris nuk din se q’ka është dialogu,keta din që fjalen e fundit ta qesin në të paren.

    1. kapterri says:

      Mao-Tse-Duni thoshte: “rendesi ka te behesh i njohur. Nuk ka rendesi si dhe perse” Edhe shqiptaret rendesi ka te na njohe bota. Si dhe per cfare nuk ka rendesi.

  7. ADRIAN says:

    ore e dine keta njerez qe po vdiqe nuk ngjallesh me.Mblidhni mendjen dhe mos vrisni per nje bohce pishe.Turp

  8. fieraku4u says:

    VARI QILLON….KU KA ARRITUR PUNA.

    TE VRITEN NJERZIT PER BOCA PISHE, EHHH CFARE BEHET.

  9. Gjergji says:

    Nuk ka asgje per tu habitur. Ne Shqiperi eshte rritur nje brez qe nuk e ka fare haberin se si zgjidhet nje konflikt. Eshte dicka si te thuash qe truri nuk u punon fare. Per nje gjysem fjale shkon per lesh. Mungese e theksuar e arsimimit. Dikush mund te thote se c’hyn ketu arsimimi. Per mua eshte nje ceshtje themelore. Tere ata te quajtur te forte apo gango apo kudiune , destinohen te behen personazhe te ketyre ngjarjeve. Shpresoj qe nje dite ta kuptojne se c’fare po bejne. Sa pa qene vone…

  10. Disk says:

    O kafsheeee! Na peshtirosen vendin keto neandertalet qe vriten per nje fjale goje.

    1. Genti says:

      Ky eshte kapitalizmi . Kush ishte shkaku pse u vrane?! Varferia dhe pabarazia e krijuar padrejtesisht. Ky eshte problemi qe duhet zgjidhur.

      1. elinor says:

        @Genti; zgjidhja eshte komunizmi!!!ii

  11. laureta says:

    shpresojme te vendosen ligje te forta,qe mos te degjojme te tilla ngjarje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje