Pengmarrja për vepra të turpshme/ Tahiri telefonon policin hero: Je shembull për të gjithë

11 Tetor 2013, 10:11Kronika TEMA

Një 22- vjeçar rrëmbeu një vogëlushe 9- vjeçare në qytetin e Fierit, duke tronditur këtë qytet.

Vogëlushja po shkonte të blinte ushqime në dyqan, kur u kap nga 22- vjeçari Kristian Binjaku. Pasi ia mbylli gojën, ai tentoi që të fuste në një pallat. Por në një moment ai e ka hequr dorën nga goja dhe vajza ka kërkuar ndihmë.

Aty pranë ka rastisur një efektiv policie, i cili u përlesh me autorin e pengmarrjes. Falë ndihmës së tij, vogëlushja u lirua, pavarësisht se gjendja e saj psikologjike është e rëndë.

Policia thotë se pengmarrja u bë për vepra të turpshme, pasi autori kishte qëllime pedofilie.

Ndërkohë vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka falënderuar policin, duke thënë se ai është shembull për të gjithë.

“Sapo pata kënaqësinë dhe nderin të telefonoja për të falenderuar personalisht Inspektorin e Rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Z. Bledar Naçi për kurajën dhe vendosmërinë e treguar në parandalimin e rrëmbimit të një vajze të mitur në qytetin e Fierit.

Nuk kam fjalë të përshkruaj shqetësimin e të ëmës së vajzës së vogël. Komunikova personalisht dhe ndjeva frikën e prindit, por edhe kërkesën për drejtësi në çdo fjalë të saj.

Fatmirësisht një tragjedi u parandalua falë Bledarit.

Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit. Djem si ti i bëjnë nder Policisë dhe na japin shpresën se ky vend mund të bëhet vërtetë vendi ku mbizotëron paqja, forca e ligjit dhe drejtësia.

Krenar për ty dhe djemtë si ti në Policinë e Shtetit!” shkruan ministri në FB./ep

19 komente në “Pengmarrja për vepra të turpshme/ Tahiri telefonon policin hero: Je shembull për të gjithë”

  1. Argita_B says:

    Eshte koha qe kemi nevoje per me shume lajme pozitive, qe tregojne se jo e gjithe shoqeria shqiptare eshte semure, ka akoma nje jese te saj qe gezon shendet dhe moral.

    1. Miri says:

      ndonje leka Bledarit?!!

      1. Argita_B says:

        Nuk rregullohet çdo gje me lek!

  2. LEDI says:

    ME VJEN MIRE.TE PAKTEN KETE RADHE POLICI NUK U PUSHUA NGA PUNA,SIC NDODHTE RENDOME.

    1. detiblu says:

      Edhe deti bashkohet me pershendetjen e Ministrit ndaj nje pinjolli kriminelesh, kulisha nje here e nje kohe me parë te Mehmet Shehut per vrasje personale,ingran im me pas me sternipat në frasje spekatpolare tek lokali kot fare “NUMAN”, akoma me pas nje tjeter pinjoll Binjaku vodhi pa derman magazinat e ushtrise me arme, te cilat i shiti, ai e di ku i shiti. Këta binjaket (mbase jo te gjithe) kane per ushqim vetëm gjakun, troç jane kriminele dhe hajdutë te lindur ne fushen kuq, rozë, mavi. Duhen frerë te fortë per ti disiplinuar ata, edhe pse jane kontigjent votimi per te majten. E majta qëndrore t’iu bëjë mutin këtyre primitivëve, që dhe sot e kësaj dite ngrejnë dolli për Mehmet Kasap Shehun.

  3. mond maloku says:

    Bravo Bledarit.
    bravo edhe ministrit per motivimin moral, por edhe motivim monetar duhet patjeter per te gjithe njerezit e ndershem, qe tu rritet dinjiteti

  4. disk says:

    O tyryfuça, ne rastin konkret quhet “rrembim” jo “pengmarrje” epo cna ka gjet!

  5. roland says:

    disk…qenke ne diskut,,,,,,,,,,,,,

  6. ATDHE says:

    ME NE FUND NA DEGJUAN VESHET NJE LAJM TE MIRE. U KALBEM ME VJEDHJE GRABITJE VRASJE E AKSIDENTE…. FORCA RILINDJE………

    FALEMINDERIT BLEDAR…..

  7. tori says:

    faleminderit Bledar qe qellove rastesisht dhe u perleshe me rembyesin, por nuk duhet te behen hartime, krimet duhet te parandalohen dhe jo te rastiset

  8. SHQIP says:

    Per djem te tille ka nevoje ky komb-

  9. Gezimi says:

    Bravo!!!!! Kur shteti merr pergjesite qe i takon, cdo gje shkon menjehere ne normalitet. Kemi besim, qe pas 23 vitesh cthurje, pasiguri, kaos dhe paaftesi, do te vijne ditet e shumepritura. Vetem forca e ligjit, dhe vetem e ligjit i ben njerezit te binden se cdo te thote shtet! Perpara Rilindje!

  10. Dardan says:

    Te lumte zoti Polic, po na I rrisni shpresat se ne Shqiperi do te sundoje demokracia e vertete. Ecni perpara si nje ekip dinjitoz, RILINDJE dhe se shpejti do te shohim ne grope perbindeshin Berisha sebashku me krijesen e tij te llahtarshme,ANARKINE.

  11. lolita says:

    mir bet qe e kapet, po mos e lironi me te semurin psiqik. e kalbni ne burk se po doli te njejta veprime do bejn prap

  12. xhoni says:

    Vetem denimi maksimal.denim te perjetshem per autorin.bravo bledar.

  13. tanino says:

    flm bledar.vete nuk jam prind por ne keto rethana nuk ka njeri mos renqethet.edhe nje here flm

  14. fieraku4u says:

    E NJOF KETE DJALIN….E KEMI RRETH KRUSHQIE.

    NA BEHET QEFI QE ARRITI NJE SUKSES TE TILLE.

  15. sh-p says:

    Brravo policit.Kta njerez jan trima dhe jo si ata trimat e mir me shok shum,qe bahen trima vetem aty ku e din qe nje person nuk ka mbeshtetje.Ajo vajza 9 vjece kushedi ku do te kishte perfundu sepse asht ma leht me pranu pedofilin sesa me u akuzu per shfrytzim ose tregtim.

  16. Ilir says:

    Pse mer vella qenka hero polici? Patjeter qe duhet pergezuar qe beri mire detyren, por ska asnje cudi ketu. Cudia eshte se ne jemi mesuar aq shume me rrumpalle saqe habitemi nga nje krryerje e thjeshte detyre. Pse e merr valle rrogen polici ne fjale dhe gjithe policia e shtetit?? Per te parandaluar me se pari krimin. Eshte detyra e gjthkuj nga ne te respektojme dhe zbatojme ligjin. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje