Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Masakrohet në shtëpi pronarja e dy lokaleve

25 Tetor 2013, 10:31Kronika TEMA

Shpresa Telha, 55 vjeçe, është gjetur e masakruar në me mjete të forta në kokë në banesën e saj në Sarandë.

Gruaja e divorcuar, nënë e një vajze emigrante, është gjetur nga nipi i saj dhe një shok i tij, të cilët shkuan në banesën e saj pas telefonatës alarmante të së bijës, pasi kjo e fundit kishte dy ditë pa komunikuar me të në telefon.

Ajo ka kërkuar ndihmën e djalit të dajës dhe ky i fundit, së bashku me një shok të tij, kanë shkuar në apartamentin e Shpresa Telhës.

Ata kanë hapur me lehtësi portën e jashtme të banesës në katin e pestë. Fillimisht janë përballur me rrëmujë në të gjitha dhomat, ndërsa Shpresa Telha nuk dukej gjëkund.

Pasi kanë kontrolluar dhomat e apartamentit, ata vunë re se dera e banjës ishte e mbyllur. Djemtë kanë përdorur forcë duke e shqyer derën, ku edhe u përballën me trupin e pajetë të Shpresa Telhës.

Viktima ishte e rrëzuar në tokë, kishte të nxira në duar, ishte gjakosur në fytyrë, e sidomos pranë hundës, ndërkohë që kishte dhe plagë në kokë.

Të tmerruar, dy dëshmitarët e ngjarjes njoftuan menjëherë policinë e Sarandës, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrjet paraprake rezulton se porta e banjës ishte e mbyllur nga jashtë nga autori, i cili dyshohet edhe ta ketë goditur me grushte e sende të forta 55-vjeçaren.

Celularët e viktimës nuk janë gjetur, ndërkohë që vrasësi ka marrë edhe sende të tjera personale të saj, përfshirë edhe portofolin.

Familjarë të viktimës i thanë grupit hetimor se Shpresa Telha jetonte e vetme, në shoqërinë e një qeni që e mbante përherë me vete, madje edhe kur dilte.

Kafsha shtëpiake nuk u gjet në banesë, çka hedh dyshimet se është marrë nga vrasësi për të mos e lejuar të lehë duke vënë në lëvizje banorët e tjerë të pallatit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nuk konstatohet që dera e viktimës të jetë hapur me dhunë. Kjo ka hedhur dyshime të forta se gruaja mund ta ketë njohur autorin dhe ia ka hapur vetë derën.

Por nuk përjashtohet as dyshimi se vrasësi mund ta ketë hapur derën me mjete të tjera pa qenë e nevojshme të përdorte dhunën.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se viktima kishte pronë të sajat dhe i kishte dhënë me qira një ambient për agjenci udhëtimesh dhe një ambient tjetër për një pikë të këmbimit valutor, shkruhet në gazetën “Panorama”.

4 komente në “Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Masakrohet në shtëpi pronarja e dy lokaleve”

  1. MACOKU ME CIZME says:

    RENDI PO NJEH PERMIRESIME TE PAPARA NEN UDHEHEQJEN E SAJMIR SUMCES!

  2. tahiri says:

    jo more nuk ka mundesi Tema ja fut kot keto gjojna bonin vaki vetem ne kohen e Berishes.Nuk ka mundesi qe te ndodhin keto gjojna tani qe qeveris dhe kemi nje qeveri qe pat lajmeru qe me te ardhe ne pushtet do i kapte ose me sakte ata kriminelet do hipnin vete ne qerren Edi Rames e Sajmir Tahirit,sepse keta te dy jan shume te eger, se ja bone tete me dy policise me 21 janarin e mallkuar.
    O Mero shkruj mer burre nja dy rreshta per ate qe po ndodh ne kete vend sa nuk eshte vone,dhe mos u merr me Berishen i cili po auto shkaterrohet me duart e veta, se nuk te ka me hije.Na shkruj diçka per ate puthje kemesh dhe duarsh qe i beri Erdoganit(se po ta kishte bere Saliu?)sikur te ishte vasal i tij,na shkruaj diçka per shkarkimet dhe emerimit qe po ben ne menyre te jashte ligjshme duke emeruar vellezer, motra, kusherinj, kusherira,por edhe mamin e ministres.MERO keto gjera duhet te na kallin friken dhe jo frika Berishes.

  3. dito says:

    Krime te kesaj natyre ka kasur ka dhe do te kete Problemi eshte se si do ta manaxhoj policia dhe organet e tjera kete ngjarje. Boll me politik per probleme te tilla Vet jemi deshmimtar se si qarkullojne kriminelet si vjedhin e vrasin dhe su hyn gjemb ne kembe problemi eshte dhe qe te gjith e dim qe fajtori te shkoj para ligjit te gjith duhet te kontribuojm per kete nqs ju intereson per ju dhe brezat qe do te vine te ken nje jete me te sigurt dhe krenar qe jetojn ne vendin e tyre

  4. bruno says:

    o macoke me cizme keto fenomene ndodhin edhe ne amerik,gjermani,angli etj mos edhe ne keto vende nuk ka rend,macok gabimi i berishes eshte qe krijoj nje drejtsi te korruptua qe shpall kriminelit te pa fajshem dhe viktimen e bene fajtore per 5 pare te qelbura dhe kete fenomen ka per detyr qeveria e re qe te luftoj fort korrupsionin sidomos ne gjykata e prokurori qe krimi te mari noten e merituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje