“Nënë, po vijmë! Për 1 orë jemi në Shkodër”

23 Tetor 2013, 10:40Kronika TEMA

“Për një orë jemi në Shkodër”.

Këto janë fjalët e fundit që Elvie Duli ka shkëmbyer me birin e saj të vetëm, Raelvin, 17- vjeçarin që humbi jetën në një aksident të rëndë, bashkë me katër shokët e tij.

Ka mundur të mbijetojë për rreth 20 orë vetëm Andi Meraja, por mbrëmë edhe ai ka ndërruar jetë.

Të pestë djemtë ishin maturantë dhe mësonin në tre shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, por banonin në të njëjtën lagje.

Adoleshentët mësohet se janë nisur nga Shkodra dhe kanë mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së hënës për të marrë pjesë në festën që kishte organizuar një shok i tyre për ditëlindje, raporton “Shekulli”.

Të rinjtë mësohet se janë bashkuar në një lokal nate në Tiranë  dhe pas festës janë kthyer në qytetin e tyre.

Djemtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet BMW me targa të Shkodrës, në timonin e së cilës ka qenë Andi Meraja. Në Kryebushat, në kryqëzim, makina është përplasur me një kamion që transportonte lëndë drusore dhe që po hynte në rrugën kryesore. Nga të dhënat mësohet se përplasja ka qenë fatale, pasi dy mjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe.

Aksidenti është mësuar fillimisht nga shoferë të rastit që kanë lëvizur në rrugë.

Drejtues mjetesh, pasi kanë lajmëruar policinë, janë përpjekur për të dhënë ndihmën e parë.

Ndër të pestë të rinjtë, vetëm njëri jepte shenja jete.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa Raelvi, Xheni, Ledio dhe Orlendi kishin ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i kamionit ka qëndruar i shokuar në vendin e ngjarjes.

Trupat e pajetë të viktimave u janë dorëzuar familjarëve, të cilët kanë kryer edhe ceremonitë mortore të djemve të tyre.

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me mjekët, kanë qenë në gatishmëri të familjarëve për të bërë të mundur parandalimin e ndonjë tragjedie tjetër në familjet e prekura.

Policia ka kryer edhe arrestimin e shoferit të kamionit, Prengë  Ndreca, 43 vjeç, i cili sipas policisë është në gjendje tejet të rënduar psikologjike për shkak të traumës që ka pësuar kur ka parë pesë personat thuajse të pajetë.

Bashkia e Shkodrës ka shpallur ditën e djeshme ditë zie, ndërkohë në mbrëmje krerë të shtetit kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi për familjarët.

40 komente në ““Nënë, po vijmë! Për 1 orë jemi në Shkodër””

  1. 1 000 000 shqiptare. says:

    e tmershme.

    u prefshin ne paqe.

    1. tiger says:

      Mund te duket e tepert ne kete moment, po sigurisht duhet te pyesim edhe nese ka qene me leje te rregullt ai kamioni qe transportonte ate lenden drusore…

    2. Tironci says:

      5 yje u keputen, nuk gjej fjale per te ngushelluar familjaret e tyre, e vetmja gje qe perjetoj eshte dhimbje si nje shtrengim ne gjoks. Prind jam vet, dhe kete nuk ja uroj as armikut. Zoti u dhente paqen e perjetshme ketyre yjeve qe nuk i kemi me mes nesh, dhe u dhente force familjareve per ta kapercyer kete dhimbje te madhe.

  2. disk says:

    Nese do te vdes ndonje dite nga shpejtesia me makine, mos mbani zi per mua ?

    1. System32 says:

      Hallall plako!
      Sinqerisht, me ne fund nje fjale me vend ne kete vend te shrember…

      1. disk says:

        Flm. Njeriu eshte pergjegjes i veprimeve te tij. Ike me shpejtesi mbi kufirin e lejuar? -Dmth qe ke marre parasysh qe mund te vdesesh. Dihen si jane rruget ne Shqiperi, ca dreqin ke qe iken me 150?!!

        Ka qendrime studiuesish qe aksidentet me pasoje vdekje nga shpejtesia te cilesohen edhe si vetevrasje per shkak se ke shkuar drejt nje rreziku me ndergjegje te plote.

    2. NYC says:

      Te pakten mos merr m’qafe ndonje tjeter, po pate kete mendje.

      1. disk says:

        S’ma kape fare idene, po nejse. Te fala andej nga NYC ?

  3. scandal says:

    Ngushllime familjeve

  4. bahri says:

    ngushellime familjareve te viktimave zoti qofte pran tyre.

  5. ismeti says:

    nuk duhet i pir me vozit

  6. Shkodra says:

    C’ke moj shkoder qe po qan?!
    5 lule sot u thane
    5 lule n’drite t’rinis
    Nuk mbijne ma te pragu i shpis
    Ju moj nana qe sot lotoni
    Zemrat tuja sot forconi
    Se tan shkodra asht me ju
    Se edhe ne kane me na mungu
    Zemra na u dridh kur morem vesht
    Se ne shkoder ka ra zia
    Po qan plaku edhe fmija
    Ne kete dite me shume lot
    Ju forcofte i madhi zot

    (CIT)

  7. Shkodra says:

    Ishim tu nejt shoqe e shoke
    kur papritur syte na u mbushen me lot
    si o zot 5 shkodran
    ia theve zemrat, atyne te shkretave nan.

    Mallku qoft kjo dynja
    se ma zi s’kena pa
    ata pacin shume rahmet
    e i pushofshin shpirtrat ne xhehnet.

    Me kyt rast o shoqni
    bani kujdes se jeni te ri
    nigjoni fjalet e atyne prinderve te shkret
    qe asigja ma, nuk i ka mbet.

    A i shifni ata prind ca jane tu hek
    nje pjese e shpirtit t’tyne i ka vdek
    vec ishalla i con zoti shned
    e ato djem pacin rahmet.

    Si ikt pa na than lamtumir
    e me na lan ne pozit te veshtir
    vec ishalla ban zoti mir.

    Kan me kalu muj e vjet
    e atyne gjithmon kena me i cu rahmet
    i’u pushofte shpirti ne xhehnet
    e mas pafshim ma, ma keq.

    1. Arben Kosova says:

      Te lumte per komentin,kam qare me lot,nje gja te tille e kam perjetuar vete,rrofsh.

    2. Ela says:

      Nje Bravo , e madhe !

  8. Argita_B says:

    Rruga Tirane Shkoder eshte nga akset me aksidentet me te medha, eshte e konceptuar shume keq, mungon ne pjesen me te madhe sinjalitika, semaforet, mbikalimet!
    Kreret e shtetit ne vend qe te dergojne ngushellime duhet te gjejne fondet per te shnderruar kete aks ne rruge normale dhe jo ne rrugen e vdekjes qe eshte tani!
    Kam shkuar shpesh ne Shqiperi dhe ne asnje rast, nuk kam pare qofte dhe nje here kontrolle per alkoolin!!
    Njerzit dalin te pire nga lokalet dhe kurre nuk kontrollohen, dhe kjo behet shpesh shkak per drama familjare e sociale.

  9. cicolino says:

    Si eshte e mundur qe gjithsecili ketu I jep vetes te drejte t’i prese rrugen tjetrit qe ecen ne rruge kryesore???! Del kafsha nga rruga dytesore ne ate kryesore, dhe as qe e vret mendjen fare qe eshte duke marre jete njerzish!!! Kafshe, debil, maskara!!!

  10. Trendi says:

    Sa keq. Keto Aksidente Idiote, nje shofer kamioni idiot qe nuk ndalon ne kryqezim. Faji i bie te jete i dyanshem, Adoleshente me BMW me 150 Kmh, te palidhur me rripa sigurimi qe udhetojne naten te lodhur e ndoshta te pire. Eshte kultura e te drejtuarit te mjetit ajo qe shmang ne shume raste aksidentin. Qofshin sa me te rralla keto tragjedi te pakuptimta dhe familjeve ngushellime te thella

  11. Gatamelata says:

    Nuk kane faj as te rinjte as shoferi i kamionit, por shteti! Mos ju rente te kaloni ne rrugen e Veriut, nga Tirana ne Shkoder! Eshte rruge qe ke mundesite me te medha per tu aksidentuar! S’ka sinjalistike, ka shume hyrje-dalje, ka gropa ne vende te rrezikshme dhe ne pergjithesi nuk ka asnje standard sigurie!

    1. miri says:

      nuk ka faj rruga, fajin e kan drejtuesat e mjetit, mund te kishin shpetuar neqeofte se fajin do nuk do ta kishin te dyja palet

  12. te pakten disa prej jush,boll.diftoni pak rrespekt per keto familje qe kane humur djemte
    qe nuk i kthehen me,turp te ju vije qe i gjykoni.
    Ngushllimet e mija familjarisht, shkojne tek keta fatzite,mos i ndodhte kujte,se s’ka ma hall.(fajtor jane politikanet qe vdes rinia e pafajshme)

    1. Aleksander says:

      Bashkohem me ty dhe me dhimbjen e familjareve e te dashurve.Boll me gjykime se nuk eshte as momenti e as rasti,sot na qan shpirti te gjitheve.

    2. Trendi says:

      Mua me qan zemra per ato nena qe kane humbur femijet. Por gjykimi duhet se sben vetem kafshet nuk mesojne nga gabimet qe bejne. tani ti thua jane fajtor politikanet. Une kur kaloj ne kesi rrugesh e ul gazin dhe i bej syte kater, sepse edhe makina ime mban 200 ne ore por edhe sikur rruga e mire te jete udhetimi mbi normen e lejuar eshte baraz me vdekje, ku hyn politikani ketu. Fjala e urte thote rruaj veten te te rruaje edhe zoti

      1. NYC says:

        Jam shume dakort me komentin tuaj. Jo gjithmone fajin e kane politikanet. Ata kane faj sa nuk ka kandar ti peshoj, por jo per rastin konkret. Nuk e pershkruaj dot dhimjen per humbjen e 5 djemve ne lulen e moshes, por 5 maturante te shkojne nga Shkodra ne Tirane per nje ditelindje te henen? ngre shume pyetje nga pas qe ndoshta prinderve do tu ngelet peng tere jeten. Nuk duhet te ishin ne shkolle te marten keta te 5? Nuk mund te behej festimi i ditelindjes ne weekend dhe ndonje prej prinderve ti conte dhe ti merrte? Sepse dihet ata ishin ne party dhe mesa di une ne Shqiperi nuk ka limit moshe per alokolin. Edhe njehere ngushellime familjeve, Zoti iu dhente force te perballojne hodherimin. Por duhen nxjerre mesime pa fajesuar njeri.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Cunit tim ja kane marre patenten si fillim per 9-muaj, pastaj nuk zuri mend ja morren per dy vjet, tani kane kaluar kater vjet nga marrja e patentes, duhet te paguaje psikiatrin qe kushton sa tre here patenta dhe kur psikiatri te vendose se ka te drejte te hyje perseri per patente, do te duhet te paguajme nga e para edhe njehere te shkreten patente.
    Si fillim u zemerova, por tani jam i lumtur dhe qesh me djalin, por ne te vertete jam i lumtur se ai ligj me shpetoi jo vetem djalin, por ndoshta edhe shoket e tij qe gjithmone i kishte me vete ne fundjave per te shkuar dhe ardhur nga disko.
    Ligji i ashper si fillim duket si nje ligj diktature, por ky ligj shpeton shume jete dhe jetet jane me te vleshme se nje mercedes apo nje ferrari.
    Shqiptare ka ardhur koha ti japim mbeshtetjen maksimale policise, sidomos ata prinder qe duan te kene femijet te sigurte.
    Femijet nuk kane faj, eshte mosha, ne duhet ti ndalojme edhe me zorr, jashte deshires se tyre, kjo eshte e perkohsheme do te vi koha qe ata femije adoleshente te behen burra dhe do ta shohin jeten ndryshe.
    Djali im eshte tani ne fazen qe ka marre okej nga psikiatri per te rimarre patenten, jam i lumtur, nuk i medoj fare parate, se e kam femijen tim prane, parate nuk kane vlere fare kur ne eshte jeta e femijeve. Por tani e shoh vete se ka zene mend.
    Prandaj e solla kete histori qe sdesha ta tregoj, por dhimbe ketyre kater adoleshenteve dhe se fundmi dhe vdekja e djalit te peste, me detyroi te tregoj, se jane jete qe svine me jo vetem per familjen qe jane te shokuar, por jane shqiptare, dhe ne si me te rritur kemi pergjegjesi, per ti mbrojtur femijet tane, deri sa ata te mire apo te keqinj, te ndergjegjesohen se jeta nuk eshte fushe me lule.
    U ndricofte shpirti i tyre ne paqe.

  14. Joni says:

    Ngushellime familjeve. Ju prehte shpirti ne paqe!
    Na qan shpirti sot per ju.

  15. "BALASHI" says:

    Ngushullimet me te thella nga zemra per ata prinder e te afert te ketyre luleve qe u keput jeta pa e filluar mire.
    Rruga Lezhe – Shkoder eshte jasht çdo standarti. Flas per rrugen e re qe u be nga Gjadri. Ate sikur e beri me dashje te tille i papergjegjshmi Fatos Nano, ky pijanec e dembel i pashoq.
    Po, kuptojeni, keta te 5 djem jane vrare ne rrugen e vjeter qe kalon nga Torrovica. Pra ngjarja ka ndodhur, siç e jep medja ne Kryebushat. Po ta kini parasysh vendin nga Fshati i ri deri ne Kryebushat del nje rruge shume e drejte e mind te jete 3-4 km., siç duket te dy palet ia kane shkelur ne maksimum dhe bene kete tragjedi qe na pikelloi te gjithve.

  16. Teta says:

    O zot i madh , 5 cuna te bukur si drita,ne lule te jetes.Te mjerat nena, e te shkretat familje per kete humbje.Mu mbushen syte me lot kur pashe fotot e tyre.U prefshin ne paqe.

  17. sh-p says:

    Ne Itali te jugut populli asht rrumpall por shteti funksjonon.Sikur te jet gangstjeri ma i madh fik cingaren jasht dhe futet ne nje ambjent.Po keshtu edhe femijet nen moshen 18vjec nuk munden me marr patent, dhe kur marrin patenten nuk i lejohet te nisin makin me cilindrat te madhe dhe cfar esht ma e habitshmja nuk i lejohet me u largu shum km nga vendi ku banojne dhe mos me dal ne autostrade per 3vjet,megjithse aksidenti mund te ndodhin gjithsesi dhe kujdo.Ngushllime familjeve te 5 djemve.

  18. Eh! says:

    Gjeme e madhe, dhimbje e madhe… por le te behet kjo tragjedi shkak per nje fushate sensibilizimi mbi menyren se si i duhet dhene makines.
    Qeveria duhet te ndermarre dicka; rruget e sinjalistikat, patjeter, por duhet punuar edhe me kete kulture te fortesh qe kane shqiptaret ne timon: kontolle ne rruge, gjoba, spote televizive, debate televizive….
    Kuja e madhe pas gjemes ka asnje vlere.

  19. Rexhin says:

    U prefshin ne paqe,eshte e tmerrshe dhe e pabesueshme.

  20. besnik boksi says:

    ngushellime te thella nanave qe mbeten pa djem.askush mos e provofte nje tmerr te tille .pastja politika ,alkoli ,rruga e keqe turp tju vije ,nanat kan shti djemt ne dhe e ju bani gallat.

  21. aurel says:

    ngushellime familjeve te 5 djemve

  22. agimi says:

    ngushellime te 5 familjeve ne Shkoder,zoti ju coft saber.

  23. kosovari X says:

    Qeveri shqiptare nxito sa tè mundesh qè tè ndèrhysh pèr tè pasur situatèn nèn kontrollè! Urgjentisht tè ndèrhyhet dhe tè kontrollohet se si po merret leja pèr vozitje! Tè kontrollohen rrugèt dhe tè denohen rèndè ata qè shkelin rregullat nè qarkullimin rrugorè,pavarèsisht a janè te varfèr apo tè pasur! Vetèm denimet e ashpra do i ulin ndjeshèm aksidentet. Pastaj ,tu kèrkohet çdo televizioni qè tè emitojnè si tip kampanje pèr rrezikun nga aksidentet !
    NJÈ KÈSHILLÈ VLLAZÈRORE : mos i ngisni makinat me shpejtèsi. Çfar humbisni nèse nga Tirana pèr nè Durrès mbrrini 5 min. me vonesè. Pèr 5 minuta mè herèt rrezikojmè JETÈT TONA TÈ SHTRENJTA! Tè ndergjegjèsohemi njèher e mirè sepse aksidentèt po korrin djemè nè lule tè rinisè! Èshtè shumè e dhimbshme! Edhe njèher ju lutem ,tè mèsohemi tè ngasim makinen SIPAS RREGULLAVE!

  24. Artan from Montreal says:

    Ngjarja eshte tejet e rende dhe ngushellimi eshte pak per familjaret e viktimave. Ajo qe me irriton eshte konkluzioni i policise se te dyja mjetet ishin mbi normat e shpejtesise. Me sa di une nje kamion i ngarkuar me lende drusore zor se arrin 60 km/ore edhe kur eshte i ri. Kam frike se policet e prokurori i ceshtjes e dine qe mjeti i perket ndonje biznessmeni dhe po shfrytezojne rastin ta rrjepin per se gjalli.Mendoj se ka vend shprehja .

  25. kalldrun kopliku says:

    tragjike e tmerrshme e pabesushme ku paskan qellua 5 viktimat te gjith 17 vjecar nuk mund ta besoj une per vdekjen e tyre nuk e di a do gjejn forc nenat dhe familjar te tyre ta perballojn kyt tragjedi po te kishim rrug te standarteve evropiane ato djem sot do ishin ne jet as dora sma shkruan fjalen u prefshin ne paq per 5 djem 17 vjecar ngushethime familjeve tyre ky esht rasti i dyte qe perjetoj shum keq ka qen 1 rast tjeter ku 3 motra 12 15 17 vjec dhe vedhai i tyre 10 vjec jan mbyter ne liqe ngjarja ka ndoll ne korce para disa viteve jam shum i trishtuar

  26. Bushi says:

    Ngushellime familjareve per kete tragjedi te rende , nje mesim i madh per drejtuesit e makinave te vogla, nje mesim per ata qe leshojne patenta ndaj personave qe nuk njohin as me te voglin rregull te kodit rrugor, nje mesim edhe per policine qe kontrollet me raste i fillon mbas ores 8 te mengjezit si zyrtar dhe i perfundojne nga ora 10 ,11 dhe pastoj edhe nje ore mbasdite duke plotesuar leket e dites se punes, nje mesim njekohesisht edhe per ne prinderit vajtja ,ardhja me makine nga nje defrim nxjerr nje detyrim per shoqerim nga nje me i rritur e cila do te minimizonte kete situate dhe se fundi sinjalistika ne rruge sado e paket te jete ndihmon ne kete drejtim .

  27. a.lico says:

    ngushellimet me te sinqerta per familjet dhe te afermit ,u preheshin ne paqe

  28. O ZOT says:

    Fajin si gjithmone vetem Berisha e ka…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje