Mashtrimi kibernetik, FBI shpall në kërkim shqiptarin Fabjan Meme

26 Tetor 2013, 14:53Kronika TEMA

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI nën akuzën e mashtrimit. Mediat amerikane theksojnë se 6 shtetas rumunë, së bashku me shqiptarin Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit, të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin, raporton “Ora News”.

Përmes kësaj skeme të sofistikuar ata kanë arritur të mashtrojnë qindra qytetarë amerikanë. Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.

Ata përdornin dokumente false për t’u bërë më të besueshëm për klientët, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milionë dollarë. Ata kishin hapur disa llogari bankare përmes identiteteve të rreme në të cilat transferonin paratë kryesisht në bankat amerikane.

I dyshuari si koka e grupit, 32-vjeçari Popescu është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kibernetike. Ai rezulton të jetë arrestuar në 2010 nga autoritetet rumune, por shkak të disa procedurave burokratike kishte fituar lirinë.

Në të njëjtin vit, shqiptari Fabjan Meme u shpall në kërkim, pasi ai u akuzua për mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash.

6 komente në “Mashtrimi kibernetik, FBI shpall në kërkim shqiptarin Fabjan Meme”

  1. Pijaneci says:

    Bravo, shqiptarët po përparojnë…!

  2. skyfall says:

    teknikisht FBI mund te shpalle te kerkuar cdo person mbi rruzullin tokesor nese ekzistojne dyshime te aresyeshme se perben rrezik apo kercenim per sigurine kombetare te Sh.B.A. dhe nuk eshte e detyruar te jape provat apo sqarime te hollesishme per kete. Ajo drejteperdrejt apo nepermjet Interpolit (ose agjensi te tjera) mund te kryeje arrestime dhe rrembime te ketyre personave edhe pa lejen e autoriteteve kombetare te nje shteti.Kjo sipas aktit “PATRIOT” dhe shtesave e ndryhimeve te tjera te tij si edhe disa “executive directives” te Presidentit te Sh.B.A. Nese nuk mund te kryhet arrestimi per nje arseye apo tjeter, F.B.I. ja referon kete problem “Director of National Intelligence” dhe ky i fundit ja paraqet Presidentit. Presidenti pastaj mund te vendose nese jane kushtet per “neutralizimin fizik” te terroristit apo kriminelit, dhe ja “delegon” kete detyre aseteve te ndryshme (C.I.A., DoD,NSA,Joint Task Force etj. Per neutralizimin pastaj nuk do te mjaftonte nje biblioteke e tere per te pershkruar mjetet dhe metodat…

    1. Traumatick says:

      Specialisti i peshkut dhe i midhjes…ti po qe i di te gjitha

    2. Fbi e leshit says:

      O skyfall sa vjec je pash zotin? Jo per gje po ta dime qe pastaj te vendosim a ia vlen te debatosh me ty? Mesoje njehere e mire qe mos flasesh si tutkall here tjeter, asnje organ amerikan nuk ka ligjerisht autoritet per te vepruar ne territorin e nje vendi tjeter pa autorizim, aq me pak CIA FBI NSA e as leshi e preshi. Jane tjeter gje operacionet e fshehta. Shiko irritimin qe ka sjelle ne europe pergjimi i telefonave.

  3. gjon says:

    DUHET TE JETE SIMPATIZANT I SALI LUL BERISHES.

  4. . says:

    Keshtu me “pislleqe” jane kapur sot te gjithe ata shqipetare qe “gjoja” kane biznese … me levizje parash te pista, dorge … te lidhur me pushtetin e Kriminelit Berisha qe mbijetoi vetem me kete lloj manovre-mashtrimi ashtu si me fajdet e 97-tes.
    Ky Shpellar duhet te denohet me “BURGIM TE PERJETSHEM”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje