Tahiri përjashton nga Garda ish- truprojën e Berishës

29 Tetor 2013, 09:45Kronika TEMA

Pesë punonjës të Gardës, mes të cilëve katër me gradë kolonel dhe një me gradë nënkolonel, janë shkarkuar nga detyra.

Vendimi është firmosur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas propozimit të Komisionit të Gardës.

Mes të shkarkuarve është edhe kolonel Arjan Adhami, truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha për vite me radhë.

Ndërkaq janë liruar nga detyra edhe kolonel Dashamir Shehu, Vladimir Ndreraj, Frang Prenga si dhe dhe nënkolonel Thoma Kalaci,

“Lirimi nga detyra është bërë për shkak të konsumimit të gradës dhe karrierës”, kanë thënë për Panoramën burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Një nga gardistët e liruar është Dashamir Shehu, efektiv i përmendur në dosjen e Prokurorisë për “21 janarin”.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, Dashamir Shehu ka qenë person nën hetim ndonëse nuk përfundoi i pandehur në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.

Më 21 janar, Shehu ka qenë komandant i njësisë nr.2 që ka pasur si detyrë ruajtjen e godinës së Kryeministrisë, Kuvendit, banesën e Kryeministrit etj. Ai ka pasur nën varësi atë ditë 60 efektiva të Gardës.

Edhe dy efektivat e tjerë të Gardës të liruar dje nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Vladimir Ndreraj, Frank Prenga, kanë qenë të angazhuar me 21 janarin dhe që janë verifikuar paraprakisht nga Prokuroria në lidhje me këtë ngjarje.

14 komente në “Tahiri përjashton nga Garda ish- truprojën e Berishës”

  1. coku says:

    do zoti nuki arratiseni nga shqiperia se do ta keni komandantin bashke me ish ministrine brendshem ne dhomen ngjitur. atje qani hallet dhe beni stervitje bashke.

    1. Tatjana Vreto says:

      5 veta???!!

      Shume pak!
      Kontrolloni me mire o minister Tahiri,
      mjafton te shikoni fotot:

      http://goo.gl/XnVOQb

  2. henri says:

    Miq, anetare te forumit. Une di ( shif linkun poshte ), se Jozi kishte 24 ore ne dite VETEM gjashte bodyguarde. Di dikush ketu ne forum se sa bodyguarde kishte Sala ?

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg

    Di tju them, se ne Zvicer eshte vendosur me ligj prej vitesh, se nje Bodyguard mund te kete vetem prokurori i pergjithshem dhe asnje njeri tjeter.

    Di, se PBB vjetor i Zvicres eshte 636miljarde dollare, i Shqiperise vetem 12 miljarde dollare. PBB i Zvicres eshte 53 here me i madh se ai i Shqiperise dhe Shqiperia ( Ballkan hesapi ) paguan nje ushtri te panevojeshme bodyguardesh. Pse ?

    1. coku says:

      zombi ne nje fotyo si ajo e topallit per fushate kishte rreth 60 bodigarde me kostum e kollare e ke te tema nje foto tjeter, pa llogaritur ata civile dhe ushtaret e gardes.

  3. Arben Kosova says:

    ….. e the vete ( Ballkan hesapi ) do ishte me mire
    ( Shqiptar hesapi),shiqo ketej nga ne te gjithe bodyguardet jane kriminela dhe qe kerkohen nga Drejtesia,por nuk ua mban te luajn me ta.Deputetet dhe ish deputetet te gjithe jane shkerdhata ( nonshkerdhyem )themi ne ketu ne Kosove.Flm.

  4. Populli says:

    Mos i lejoni te largohen nga Shqipëria sepse kane pregatitur letrat per Azil Politik ne perendim

  5. jani says:

    Shqiptaret injorant jane shquar ne shekuj si ‘besknik’ qorra. Kjo eshte karakterisk per njerezit me inteligjense te kufizuar, te cilen mundohen te sigurojne jeten (kafshaten e bukes, kocken) si qeni besnik ndaj te zotit. Njerzit punetore, te aftet, inteligjent…nuk kane nevoje per ndonje zot. Keta (gardistet dhe te tjeret per rreth) menduan se Sala do te jete mbret per jete.

  6. Llogaritari says:

    Keta jane koljonela dhe nenkoljonela me shkolle fillore

  7. labi skeles says:

    o llogaritar po ti qe ne tre fale dy i ke gabim c’far arsimi ke?????

  8. gjuetia says:

    Nuk marr persiper te mbroj askend por nga aludimet “kane qene te angazhuar me 21 janarin” duket si gjueti shtrigash…. Duhet te kemi parasysh qe e gjithe garda eshte e perfshire me 21 janarin sepse kane qene ne pune dhe te urdheruar te superblindojne kryeministrine, kjo nuk i ben fajtor te gjithe… Pjesa me e madhe kane qene aty kunder deshires dhe te angazhuara ne plane e masa absurde si grupi i zjarrit etj… Njoh disa prej ketyre djemve te ketij grupi qe jane djem te shkelqyer dhe ushtarake korrekte por qe ate dite u perfshine ne nje plan absurd nga strukturat drejtuese te gardes..dhe sot u duhet te jetojne dhe te rrezikojne dhe vendin e punes nga kjo damke absurde… Gjeni fajtoret e vertete urdheruesit dhe hartuesit e ketyre planeve idiote….

    1. Kapter Ramiu says:

      Po mire dakort, po keta djemte e shkelqyer nuk e dinin qe plumbi te vret?
      Po qe se i ke miq u thuaj te deklarohen ata per urdherdhenesit e mos na lodhin ne, kot, te aludojme qe ata kane qene zbatues te verber te urdherave te mister Ligesise, Sali Sheqere Berisha.

      1. gjuetia says:

        Per 21 janarin une jam me shume se ty me viktimat dhe dua qe kesaj pune ti shkohet deri ne fund, por ajo qe thashe me siper eshte qe nga euforia e pushtetit po merren ne qafe punonjes te pafajshem qe ishin atje sepse ishin ne detyre…. Sa per urdherin hahahah se po me ben te qesh urdheri per te qelluar mbi njerez nuk ishte QARKORE qe ta merrnin vesh te gjithe… Tashme dy jane zbuluar dhe me sa shihet ato nuk jane oficere te thjeshte te gardes por komandues…. E rendesishme eshte te tregohesh i zgjuar ne shkarkime jo shkarkime masive ne turme se perndryshe vetem ke zevendesuar Saliun e cu pa puna pastaj…

  9. ajaxs says:

    Gabim i mdhe te hakmerresh ndaj Badigardeve. Ata jane ushtare profesioniste,marrin nje rroge dhe ushqejne familjen. Dje ata siguruan jeten e Berishes, sot mund te sigurojne jeten e Rames e te ndonje tjeteri.Keshtu si po veprohet eshte turpe.

    1. mark says:

      Ushtare profesionist?! Ata jane qorra, te verber, te pashpirt…qe per hir te nje cope buke dhe sigurimin e jetes se nje hajduti, imbecili…si Sala (e kushdo tjeter) te marrin jete te pafashme. Te tille njerez nuk i duhen askujt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje