Kapen 400 kg kanabis Lazarati e fshehur mes qepësh e ullinjsh

18 Nëntor 2013, 09:50Kronika TEMA

Mëngjesin e sotëm, efektivët e sektorit kundër narkotikëve në sajë të operacionit të koduar “Ulliri” kanë bërë të mundur sekuestrimin e 400 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa kanë arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se droga është sekuestruar në një furgon, i cili u bllokua sapo doli nga Lazarati dhe po lëvizte drejt aksit Gjirokastër- Subash.

Gjatë kontrollit të furgonit, i cili ishte me ngarkesë perimesh, u gjet e fshehur poshtë ullinjve dhe qepëve sasia e marijuanës.

Menjëherë policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit, Luan Tahiraj 34 vjeç, banues në Vlorë i cili akuzohet për trafik lëndësh narkotike.

Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar shtetin fqinj, Italinë, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

2 komente në “Kapen 400 kg kanabis Lazarati e fshehur mes qepësh e ullinjsh”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…
    Ne fund te vitit duhet inventar i plote sa keni kapur,nga 4.5miliard USD prodhim, ne menyre qe lazot te bejne esap sa kane fituar ?
    Aloooo Çimi isha…

  2. VLTR says:

    Iku Sala dhe banda e tij qe Lazaratit t’i ngushtohej laku. Goditja e dyte do te jete hyrja ne fshat dhe asgjesimi i bandes. Pasi te vihen pas hekurave do te shikojme se si mbeshteteshin nga Kulici e te tjere bandite te Sales, Olldashit e co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje