Fushë Krujë/Përplas për vdekje këmbësorin, autori largohet nga vendngjarja

15 Nëntor 2013, 08:22Kronika TEMA

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar paraditen e sotme në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur se një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Lulzim Bici në aksin Fushë Krujë-Lac.

Si pasojë e plagëve të rënda të marra në trup, këmbësori ka ndërruar jetë.

Mësohet gjithashtu se automjeti që e ka aksidentuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke lënë në mes të rrugës këmbësorin. /A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje