Ja ku mund të shkatërrohen armët kimike/ Eksperti amerikan: E keni potencialin për këtë punë

14 Nëntor 2013, 12:25Kronika TEMA

Për të shkuar në fshatin Shëmëtir të Kolonjës është shumë e vështirë të udhëtosh me një automjet të zakonshëm, sepse të paktën 10 kilometra rrugë që të çojnë atje janë krejtësisht të amortizuara, aq sa ato përshkohen për gati një orë me makinë.  Fshati është braktisur në vite dhe nga 500 banorë që ishin dikur, aty jetojnë vetëm 9 familje me jo më shumë se 50 banorë.  Shëmëtiri do të kishte vazhduar të ishte sërish një fshat i braktisur dhe i harruar, në rast se në territorin e tij nuk do të kishte pasur dikur reparte ushtarake kimike.

Sot ato nuk ekzistojnë më, por prania e tyre dikur në këtë zonë, ka bërë që emri Shëmëtir të përflitet në korridoret e NATO-s, diplomacisë së huaj apo edhe politikës në Tiranë, si një nga vendet ku mund të shkatërrohen armët kimike të regjimit sirian, nëse qeveria shqiptare vendos t’i depozitojë në vendin tonë, raporton Vizin Plus.

Këta njerëz, që thuajse nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Asadin, tani kanë filluar të frikësohen seriozisht për atë që zona e tyre do të mund të kthehet në një depozitë gjigande helmesh.

Ata nuk kanë dijeni nëse armët kimike siriane do të shkatërrohen këtu, por thonë se do ta kundërshtojnë një akt të tillë, nëse fshati i tyre do të kthehet me të vërtetë në një zonë të shkatërrimit të këtyre lëndëve helmuese.

Pavarësisht nëse armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në Qafë Mollë, Mjekës, këtu në Shëmëtir apo diku tjetër, e sigurt është se këta njerëz, si dhe ata që banojnë në zonat e përmendura si më të mundura për demontimin e armëve siriane, nuk janë më të qetë.

Ata presin që thashethemet që qarkullojnë në korridoret e politikës në kryeqytet, Bruksel apo Uashington, më mirë të mos ekzistojnë.

Më shumë sesa të jenë protagonistë për të tilla situata, ata preferojnë më mirë të qëndrojnë sërish të harruar e të braktisur prej të gjithëve.

Ndërkohë eksperti amerikan, Daniel Kaszeta, duke folur për Ora News, thotë se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të kryer shkatërrimin e armëve kimike siriane.

“Siria po mundohet të largojë 1 mijë ton lëndë kimike dhe Shqipëria është vendi më i afërt dhe një vend me eksperiencë në këtë drejtim. Nuk është e qartë se kush e rekomandoi Shqipërinë për të kryer një proces të tillë. Afërsia që ka Shqipëria me Sirinë dhe eksperienca që ajo ka, janë disa nga faktorët që ajo të jetë një kandidate potenciale për të kryer këtë detyrë.  Ndërtesat e ngritura për shkatërrimin e armëve kimike janë nga më të mirat dhe më funksionalet. SHBA mund ta kishte marrë përsipër çmontimin e armëve kimike, por baza që operonte për çmontimin e armëve kimike pranë ishujve Havai nuk është më.

Nuk mendoj se vendimi është marrë pasi vendimi pritet të merret në fund të muajit,” theksoi eksperti amerikan.

Ai ka sqaruar se shkatërrimi i këtyre armëve kimike nuk ka aq rrezikshmëri sa është paraqitur ditët e fundit.

“Çmontimi i armëve kimike nuk paraqet një problem të jashtëzakonshëm sa është bërë e ditur gjatë ditëve të fundit. Gjatë përpunimit të lëndëve kimike, ka edhe lëndë të tjera që janë më të rrezikshme. Shqipëria i ka të gjitha potencialet për ta bërë këtë, pasi ajo ndërtesë është krijuar për të shkatërruar lëndë kimike, është projektuar për të shkatërruar lëndë më të rrezikshme se sa është gazi sarin”, tha Kaszeta./ep

20 komente në “Ja ku mund të shkatërrohen armët kimike/ Eksperti amerikan: E keni potencialin për këtë punë”

  1. Edi says:

    Pse nuk i shkaterron ne halen tende o vella “Mik” Amerikan?

    1. qytetari says:

      Idiotit qe esht PRO

      Vendet e punes do te krijohen

      per Ekspertet amerikane

      More Gomar

      Qelbesira e intervistes ka interesa te tjera.

      Risk = Zero.

      Perralle qe tregohet nga kompanite private te Orton biznesi

      Dhe politikane te ndyre.

      1. Shqiptari says:

        Ore un idiot jam po ti ku ishe me perpara?? Gjithandej je i rrethuar me helme, metalurgjiku, fabrikat e cimentos, hidrocentralet e tani dilni ju vicidolsit e thoni qe do ndotet ambienti. Protestoni njehere per mutin e shtepise pastaj per te botes. Me ato leke qe do merren mund te hapen ca fabrika me shume e te punesohen ca njerez me shume… Apo dhe ti je nje nga ata qe buke skane te hane e hapen bythesh si puna e emigranteve qe hapen bythesh neper bote e flene poshte urave pastaj.

    2. ALpini says:

      ne shkretetiren e Nevades

  2. Gjergj Simaku says:

    Merri ti o espert amerikan armet kimike dhe futi ne b… qe te zbardhet b…. qe ta ka nxire obama.

  3. qytetari says:

    Keta amerikanet duan te bejne ligjin ne shtepine e tjetrit!
    Jane te rrezikshme s´jane te rrezikshme populli shqiptar nuk i do ,biles e kemi te ndaluar edhe me ligj kete pune,apo ligji nuk perfillet kur ne mes eshte Amerika me demokratikja ne bote?
    A ka ndonje shtet tjeter ne bote qe vendos se cfare do te behet ne territorin amerikan o zoti Kaszeta?
    Po bazen ne Hawai pse e paskeni prishur apo per ta zevendesuar ne Shqiperi se helbete vend rrumpalle ?
    Jooooooo joooooooooooooo dhe joooooooo armeve kimike te Sirise.

  4. Arben says:

    Imperializmi amerikan po behet si dikur aktual ?!

  5. Chemical brothers says:

    Po pse kujtoni se amerikanet nuk i shkaterojne vete ne vendin e tyre, por ata duan te na bejne nder neve qe te kemi me cfare te krenohemi neper bote.

  6. tik says:

    Ja ku doli dhe “eksperti”, ore po çfarë di nga armët e Asadit ky eksperti ndërkohë që të gjithë thonë nuk dimë gjë?
    Pse nuk i merr Amerika vetë ato armë dhe të çojë ti shkatërrojë në Arabi po deshi, meqë edhe tokë ka boll edhe ekspertizë Amerika ka boll.

  7. Shqiptari says:

    Kolonjen e shemtirin e ka harruar qeveria e zoti bashke. Nqse krijohen vende pune e ka te ardhura per popullaten aty PRO armeve kimike

  8. Act now! says:

    Shqiperia ore hale ka vuajtur nga politikanet tane sic ka thene i madhi Konica, por mos na di gje ti popull zulu qe ti hame kete dokrra qe po bluan.
    Kaq te trashe te dukemi ne ty e, sa tja fusim vetes e kete ta quajme fat.
    Dhe me keto helme ti don ta forcosh lidhjen e miqesise e? Coj tfala Obames dhe Kerry-t se ne jemi mik me vlerat e popullit dhe shoqerise amerikane, por smund te behemi miq me matrapaza politikane qe shtypin dhe dhunojne popuj te vegjel dhe te pambrojtur. Ne kembim te kesaj miqesije qe na ofroni ju, ne u japim vetem miqesine e b…lepiresit Rama, por jo te popullit te thjeshte.
    Na vjen keq qe u zhgenjyem kesaj here!

  9. Chemical brothers says:

    Kolonja ka per te mbajtue ere kolonje nga aroma e armeve kimike

  10. SHQIPTAR says:

    PO DONI USHTAR NGA SHQIPERIA,
    PER TE LUFTUAR NEPER BOTE,
    JAM GATI, JAM DAKORD.

    PO DONI TE SHKATERRONI NE SHQIPERI,
    ARME HELMUESE KIMIKE TE BOTES,
    NUK JAM DAKORD.

    TE KONTRIBUOJNE PER ARMET KIMIKE TE BOTES
    VENDET E MEDHA.
    TE KONTRIBUOJNE PER ARMET KIMIKE TE BOTES
    VENDET E ZHVILLUARA.

    GOD BLESS ALBANIA!
    GOD BLESS UNITED STATES OF AMERICA!

  11. sebastian says:

    Mendoj qe keto arme duhet te cmontohen ne france, gjermani, hollande ose belgjike.
    Keto vende kane inxhiniere dhe uzina moderne.
    Te pakten le te propozohet dhe te dali ne shtypin e tyre.

  12. sebastian says:

    Une mendoj te pranohen por me kusht te cmontohen ne vorio epir. Ose sic I themi ne shqip ne verr te pirit, ne fshatin e turkofagos

  13. xhemal says:

    o njerez shqiperia eshte e mbushur plote me helme ne te kater anet e shqipetaret shqetesohen per helmet te cilat jane akoma ne siri pse sprotestohet per mbeturinat industriale qe nuk dihet ku perfundojne ,per mbeturinat radioaktive nga aparaturat spitalore apo ushtarake ,per helmet qe perdoren ne bujqesi,per cilesine e ushqimeve ,apo per kushtet e punes e te pageses te punetoreve ,per ndotjen e lumenjeve ujrave ne pergjithesi ,per cilesine e karburanteve etj etj per mua demontimi i lendeve helmuse ska asnje rrezik sepse eshte i kontrolluar dhe bota po i heq nga duart e kremineleve dhe nuk besoj se duan te helmojne shqipetaret,me vjen keq per disa deputete mediokerr e injorant kur i shikoj te bejne patriotin duke manipuluar njerezit e thjeshte duke u futur friken ,unerespektoj protestat por qeveria duhet ti sqaroje ne detaje sepse ketu ska asnje sekret

  14. Filloj te pregatitet terreni ,per te siell ,,sarin,, says:

    Maskarenj per pune te pisat filluan te levizin qe te fusin ne pune disa njerez te dobet dhe injorant,mire bejne se keta kan shitur nder e shpirt per pak euro,sic thoshte rama ne intervita dikur,vendi i korrupsionit dhe prostitutave ,por rama harroj veten dhe na doli nje nga at te cilet citonte ne interviste.TE GJITH DERRAT NJE TURI KAN ,PRANDAJ DHE ATA QE IKEN DHE KETA QE ARDHEN NJE LLOJ JANE,PO MJER KY POPULL QE NE EMER TEND SHUME HERE FLITET E MERREN VENDIME TE PADREJTA.

  15. analist says:

    Kur ne i quaja Amerikanet me emrin e tyre te vertete “Amerikare”, me akuzuan si antiamerikan.
    Tani qe disa amerikare te shkerdhyer tip Sali Brisha dalin ne protesta anti-amerikare brohoriten!
    Kjo eshte metamorfoza popullore foshnjarake shqipkare: Po, po: Shqip-kare!

  16. sebastian says:

    Ah xhamal, xhamal
    Rafsh me noi kanal
    Qe me le beqar gjith jeten.
    Kunati I xhamalit.
    Puuuuuuu kush ta nigjoj
    Xhamal katnari.
    Mbeta beqar tan jeten
    Xhamal, xhamal

  17. Don Kishoti says:

    Do shikoni sa te doni te tille “eksperte”, “avokate”, etj…etj. Ata nuk jane gje tjeter vecse kontraktues private, qe jane lidhur me keto lloje firmash, pe fitime marramendese. “Ekspertet” deri dje nuk ja kishin ide ku ka qene Shqiperia, dhe vendet ku duan te zbrasin HELMET KIMIKE i kane lezuar ne ndonje raport qe i u eshte derguar me fakse. Ata flasin per Kolonjen ose Elbasanin, njesoje si mund te flasi Sala per Galaktikat e Universit. Sot po dalin dhe po thone se ne jemi vende “…qe i ka te gjitha potencialet per te ber kete gje”. ….MOS I BESONI….Ne momentin qe nenshkruen kontratat, do te zhduken nga panorama, dhe do shkojne ne ndonje vend tjeter te botes se trete, per te gjetur ndonje menyre tjeter FITIMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje