Masakroi të fejuarën 17-vjeçare, gjykata e dënon me 35 vjet burg

22 Nëntor 2013, 14:30Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Ersenik Gjoshin, personin që masakroi me thikë të fejuarën e tij, Anxhela Hado, pasditen e 21 korrikut në fshatin Hekal të kryeqytetit.

Gjykata e ka shpallur fajtor 27-vjeçarin për vrasjen me dashje të të fejuarës së tij 17-vjeçare Anxhela Hado, raporton Ora News.

Ngjarja ka ndodhur më datën 21 korrik, ku Gjoshi pas një debati me të fejuarën ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë atë në kraharor, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit i dyshuari  është përpjekur ta kthejë ngjarjen në vetëvrasje duke i ndërruar rrobat viktimës. Madje ky ka qenë edhe version i parë i tij, pasi menjëherë pas krimit ai ka kontaktuar me prindërit të cilëve ju ka thënë se Anxhela ka vdekur. Pas hetimeve të para u zbulua se vajza ishte qëlluar tre herë me thikë.

Ky është vendimi i parë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për krim në familje pas ndryshimit të Kodit Penal.

4 komente në “Masakroi të fejuarën 17-vjeçare, gjykata e dënon me 35 vjet burg”

  1. uragan says:

    …mishin me gërshërë copë-copë, këtyre impotentëve talebë…

  2. Mexico says:

    C’jane keto lidhje nga 10 vjete diference? S’kane asgje te perbashket ta haje dreqi. Vetem ne Shqiperi dhe vendet muslimane shikon me shumice keshtu lloj lidhjesh qe perfundojne si mos me keq. Cfare kafshe ky tipi! Si mund t’ia besh kete nje njeriu qe do me gjithe shpirt?

  3. N Shabani says:

    Po mire ja kane bere le te rrije tani atje Brenda.

  4. Demokrati says:

    Cfare gjykate eshte kjo o popull i vuajtur! O grua shqipetare e vuajtur!
    Ky kriminel, sipas kodit tone te famshem munde te dali nga burgu pas 10 vjetesh. Ndersa Anxhela Hado nuk ka me ze te flasi. Vrasja e victimave qe nuk kane mundesi te vetembrohen duhet te kene absolutisht jo me pak se burgim te perjetshem pa te drejte apelimi. Ruajna Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje