Pranga zyrtarëve të tatimeve në Dibër/ U jepnin rrogë të plotë dy emigrantëve

25 Nëntor 2013, 10:19Kronika TEMA

Policia ka njoftuar mbrëmë se janë ndaluar për shpërdorim detyre dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër, Fadil Begu, 51 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër dhe Edlira Hoxha, 45 vjeçe, banuese në qytetin e Peshkopisë, me detyrë shefe finance, në të njëjtën drejtori.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar ka rezultuar se dy zyrtarët e ndaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim me ligjin, kanë paguar me rroga të plota dy punonjës të kësaj drejtorie, ndërkohë që këta të fundit prej disa kohësh ndodheshin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Gjithçka është bërë me dijeninë dhe me firmën e vulën e drejtorit Fadil Begu dhe firmën e shefes së financës Edlira Hoxha. Nuk është e qartë nëse këto para shkonin për llogari të tre personave që kishin emigruar prej vitesh jashtë vendit apo ato merreshin nga Begu e Hoxha. Kjo gjë po hetohet nga oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët kanë aktualisht në dosje dokumente të shumta komprometuese”, citohet në gazetën Panorama një zyrtar i Policisë së Peshkopisë.

Emrat e përfituesve të pagave fiktive nuk bëhen të ditur nga Policia dhe organi i akuzës për arsye hetimi.

“Nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar vijojnë hetimet për raste dhe persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, që kanë çuar në përfitime të paligjshme të këtyre zyrtarëve në dëm të interesave të shtetit”, bëhet e ditur nga policia.

Mësohet po ashtu se për drejtuesit e Tatimeve Dibër ka pasur dhe denoncime nga tregtarë të Matit, Bulqizës e Dibrës, duke i akuzuar ata se kanë abuzuar me detyrën./A.XH

24 komente në “Pranga zyrtarëve të tatimeve në Dibër/ U jepnin rrogë të plotë dy emigrantëve”

  1. dada says:

    Ate drejtoreshe e finance kot e keni arrestuar , pse nuk arrestoni edhe Drejtorine burimeve njerzore prane DPT se ai degonte organiken.

    1. radar says:

      pse mo ti keta te shpetojne e? edhe atij po prit se ka rradhe puna! OHU KUR THOSHTE I GJATI RILINDJE, QESHNIN KETA! BURG O BURG NJE NGA NJE! PO PRIT SE E KA PLANIN I GJATI O DADA!

    2. kamera says:

      Ju dhemb shperdorimi I detyres or ju dhjefsha mu ne detyren e tyre, dhe nuk thone shperdorim te pasurise, pra vjedheje
      te parave te popullit…

    3. 1* says:

      I njejti fenomen duhet kontrolluar edhe ne sektoret e tjere dhe ne gjithe rrethet e Shqiperise.Diku ne Sigurimet Shoqerore eshte shenuar nje shofer, diku 1-2 inspektore, ne arsim e kudo ka njerez te tille.Asnje nuk fliste edhe kur dihej qe pagen e shenuar e perfitonte drejtuesi i institucionit.

  2. Petriti says:

    Vazhdoni ky duhet te jet vetem fillimi.
    pastroni shqiperine nga klyshet e plakut serb (sb)

    1. nrj says:

      Mê tê lumte Petja e partise,keshtu i do gropa e plehrave ,njerzit!!!

  3. populli says:

    Sa gjera te kesaj natyre ka e qe shteti tregon rrumpallen qe ka patur gjate qeverisjes se PD.

  4. altin vasil says:

    Le te verifikohen ne te gjitha institucionet shteterore pasi ju garantoj se raste si keto ka me dhjetra,dhe po si gjetet juve ateher pse e moret persiper.

  5. kurro says:

    ca me bo mor burr, e kan ne gjak bakshishin.

  6. prenge sherri says:

    ky besoj eshte maja e ajsbergut boni nje kontroll edhe ne tirone se keni per te dale rru e qeth trecereku i tirones.

  7. A T Z says:

    Shikoni dhe Albpetrolin qe jep rroga tek militantet qe nuk e dine se nga paguhen thjesht marrin 40000 lek ne muaj pa levizur as gishtin e vogel.

  8. pusimezinit says:

    burg ketyre shushunjave ,,,,,,,,,,,,,ore eben pasurine shteterore sikur ekan mallin etyre ….burg ,dhe te vazhdoni pa ju dridhur syri ……….u nda shqiperia ,..gjysma vdesin per te ngrene e gjysma bejne jete luksoze …

  9. shvejk says:

    Pse qenkeni lodhur deri ne Diber.Te gjitha zedheneset, sekretaret dhe shoferet e partickave te vogla, marrin rrogat ne institucionet shteterore, pa u paraqitur asnje dite ne pune, vetem fusin karten ne bankomat.Jane me dhjetra keshtuqe shikojeni mire, sepse nuk i lejohet qeverise ta toleroje me kete problem.

  10. atila says:

    Nje reforme totale,nje kalim ne site te imet te gjithe organikave dhe pagave per pushtetin lokel dhe qendror duhet te kryhet pasi abuzimet jane skandaloze.Me mijera te punesuar qe nuk jetojne ketu dhe paguhen me mijera gjoja invalide qe perfitojne si edhe pensione fiktive qe rrjepin buxhetin ose me mire parate e taksapaguesve qe do duhej te shkonin per nevojtaret,spitalet e shkollat. Ky vend eshte mbytur nga nje korrupsion i shkalles me kriminale te mundeshme nga te “diplomuar” fiktive nga “Universitete” pazaresh qe jane punesuar me “konkurse” fiktive per tu punesuar ne zyra te cilat doemos do kthehen ne fole korrupsioni dhe paaftsie. Nje kriminalizim i tille i shoqerise qe ka prekur c’do sfere duhet te marre fund dhe nuk duhet patur meshire per abuzuesit te cilet duhet te pagujane ligjerisht paperjegjshmerine e tyre te cilen e vuajme te gjithe ne. Shteti duhet te behet me c’do kusht ne respekt te ligjit dhe se drejtes. Korrupsioni duhet goditur fort kudo dhe ne c’do forme te tij pa dallim perndryshe Rilindja do jete thjeshte demagogji.

  11. gjon says:

    Keto jane Kockat qe i kane Tepruar BERISHES.

  12. maqo says:

    U mbushen burgjet plot.
    Si ka mundesi te ndodhe kjo kur organika miratohet nga Tirana, a nuk ishte ne dijeni drejtoria qendrore per ikjen e ketyre punonjesve dhe kush e kryente detyren e tyre ne mungese?

  13. mero says:

    kjo nuk eshte asgje potekontrollohet nebashki apo institucjone te tjera sa sa do dalin kjo nuk eshte as maja e ajsbergut

  14. MOKO says:

    Akoma nuk keni filluar.Puna e pare qe duhet te kishit bere jane keto paga,ne arsim,shendetesi,e kudo ku ka pasur fonde buxhetore,jane emera jo me gishtat e dores por me mijera,prandaj them akoma nuk keni filluar.

  15. admir says:

    ju qe shani e flisni lart e posht .. mos i jepni shum gojes pa i njoft njerezit se ket njeri e njof un dhe ky ka marr vleresime per realizim plani .. dhe gjithcka ka qen nje inat politik. njerzit po vriten rrugve e spo ndodh asgje..

  16. Agron says:

    ska nevoje policia edhe shteti ta fuse ne Burke, ti sikuestroje pasurin, makinen edhe shpine, keshtu ska edhe pse e fute ne burge per ta mbajtur me para, edhe shteti forcohet, edhe arka mbushet, edhe te tjeret marin mesim, sote ne boten moderne, ka denime financiare, edhe keto denime jane nje shume e madhe qe perfiton shteti

  17. Perparimi says:

    Po ata dy personat, merrnin rroge ne administraten e Tatimeve dhe rrinin ne emigracion.
    Budallenj ishin qe nuk ktheheshin te vilnin pare me lopate ne vendin e punes ? Joooo
    Kjo tregon qe paret e rroges i merrte dikush tjeter…

  18. alba says:

    Ne diber duhen kontrolluar edhe bizneset e medha qe xhiron vjetore e kan 100 milione leke dhe paguajne sa nje biznes i vogel.Nuk eshte nje dhe dy po jane shume shume

  19. locka says:

    ky fadili mos eshte ai qe ka nja 2 hotele ne golem apo e kam gabim .kjo seshte gje fare po te dini sa njerez paguhen ne qarkun e dibres (ne institucionin e qarkut) do futet e gjith administrata e qarkut ne koker te burgut.

  20. hasie says:

    ju qe po beni komente mos flisni kot pa e ditur se si jane gjerat ne te vertet..e gjitha kjo po behet per inate politike sepse nuk kishin se cfare ti benin nuk e nxirrnin dot nga puna sepse Fadil Begu eshte nje person shembullor per te gjithe i arsimuar, korrekt dhe ka nje karriere profesionale te shkelqyer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje