Edhe tani vdesin punëtorë, por të paktën dikush vihet në pranga

22 Nëntor 2013, 12:00Kronika TEMA

Një punonjës i kompanisë Kurum humbi jetën të premten, pasi u rrëzua nga një ndërtesë ku po punonte.

Viktima, 35- vjeçari Ermir Dervishi, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga rrëzimi në ish- metalurgjikun e Elbasanit.

Ai po punonte në sektorin e mazutit dhe të solarit kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Aksidentet në punë janë të shpeshta në Shqipëri, por të paktën tani kanë nisur që të vihen në pranga njerëz përgjegjës.

Në orët e pasdites, policia bëri të ditur se ka prangosur shefin e kontrollit teknik të mazutit tek ish- metalurgjiku.

Në pranga ka përfunduar Armand Shajupi, 41 vjeç.

Sipas policisë, Shajupi është përgjegjës për kontrollin teknik të mazutit. 41-vjeçari mbante detyrën e përgjegjësit të kontrollit teknik të impiantit të mazuti, ku humbi jetën punëtori, Ermir Dervishi./ep

2 komente në “Edhe tani vdesin punëtorë, por të paktën dikush vihet në pranga”

  1. Sume Gruda says:

    Shume mir qe dikush pergjegjes te “Burgoset” mos mendojne se punojne per Berishen dhe nuk jane pergjegjes per viktimat!
    Ashtu dhe ne komunicione pergjes shoferet me “Mersedesa” “BMW” “Audi”
    dhe “Porshe”. Duhet burgosur se gjendje e rrugeve nuk eshte aq e keqe per te bere “Aksidente” te perditshme me nga 4 dhe 5 viktima plus demeve te plagosurit qe eshte nje kosto e madhe per Shtetin.
    Duhet parandaluar pija e alkoholit dhe krenaria e tepruar me keta shofere qe nuk kane konsiderat per jeten e njerezve.

  2. Treviso says:

    Shteti duhet te kontrolloje ndermarjet nese punonjesit kan kryer kursin per sigurimin teknik ne sektoret ku punojne. Cdo ndermarje duhet ti kaloje punonjesit 1 here ne vit ne kuse kualifikimi per sigurimin teknik dhe te paraqiten çertefikatat e kursit me firmen e inspektorit te sigurimit teknik. Per çdo mjet te levizshem apo jo te levizshem puntori duhet te kete çertefikaten e sigurimit teknik qe mundet te qendroje ne drejtorine e ndermarjes. Baza materjale, si kepucetme mburoje hekuri, dorezat e punes, gjyslyket, tapat e veshit qe duhet te jene personale, dhe me ligj. Ndalimi i pijeve alkolike gjate kohes se punes. Kur te hahet dreka nuk duhet te perdoret pije alkolike nese do vazhdoje pune pas dreke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje