Një tjetër BMW X6 del nga rruga, plagosen tre persona

25 Nëntor 2013, 11:12Kronika TEMA

Ka një këngë që ironizon tendencën e atyre që kanë para në Shqipëri për të blerë makina BMW X5 apo X6.

Ndërsa normalisht këto makina janë simbol i një vendi të fuqishëm ekonomikisht si Gjermania, këtu tek ne ndodh ndryshe.

Të tilla makina i sheh tek fluturojnë nëpër rrugë, pa parë sinjalistikë e policë përpara.

Disa ditë më përpara një makinë BMW X6 fluturoi nga rruga në aksin Tiranë- Durrës, duke sjellë dy viktima.

Edhe mëngjesin e sotëm një makinë BMW X6 doli nga rruga në aksin Milot- Fushë Krujë.

Si pasojë janë plagosur tre persona, njëri prej tyre rëndë.

Makina me targa italiane drejtohej nga Renald Shega, 30 vjeç./ep

5 komente në “Një tjetër BMW X6 del nga rruga, plagosen tre persona”

  1. Kritiku says:

    “Te qafsha ty moj Shege, se ngeli plonci var!”
    Shiten gomeret dhe blene makina katundaret shqiptare. Ashtu vazhdoni te gjithe ju maskarenje qe e keni vene parave me vepra kriminale, duke shkruar nje e nga nje ne boten tjeter, sepse per kete bote jeni te padeshiruar.

    1. Petro says:

      Mire e thua por kur vjen puna per vote, e jep voten per keta lloje tipash.

  2. Don says:

    katunarin vishe me flori, po katunar do mbetet.

  3. lavirja e bulevardit says:

    haha tamom e ke thon. Mos i ka bere edhe ketij Sala atenatat si Olldashit????

    hahahah Albanistan hesapi….

  4. selmani says:

    Ne nje emision televiziv me te ftuarin e radhes M.Velo krahas te tjerave ai theksoi duke dhene nje shifer alarmante se sot ne Shqiperine demokratike (demgrafike)jane rreth 400 mije shtepi te jashteligjeshme!Do te doja te dija se sa makina lluksoze qe gjenden sot nen pronesine e deputeteve qe u iken jeta e me siguri te tjeret jane ne radhe e deri tek shitesit e skrapeve ,sa jane pa dokumenta te rregullta e sa jane te blera me pluhurin e bardhe siç theksonte dhe M.Velo!Apo te mos ndihemi se kjo eshte dhurate e demokracise ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje