TemA TV/ Tahiri: Lufta kundër trafikut njerëzor kërkon qasje shoqërore (dhe një përgjigje Berishës për ‘gjobat’)

2 Dhjetor 2013, 11:28Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri kërkoi angazhimin qytetar për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

“Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore nuk mund të jetë vetëm një qasje policore, përkundrazi duhet të jetë mbi të gjitha qasje shoqërore, e përbashkët me të gjitha mekanizmat shtetërorë që merren me këtë çështje”, tha ministri Tahiri.

Ai pohoi se është parë e nevojshme për të rikonceptuar luftën kundër këtij trafiku.

“Sa jemi ne të përgatitur si shoqëri ta luftojmë këtë fenomen? Duke filluar që nga shfrytëzimi i fëmijëve në rrugë. Duke mos refuzuar kërkesën e fëmijëve të pafajshëm që kërkojnë lëmoshe, favorizojmë tutorët që duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, shtoi ministri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme lëshoi një apel të fortë për të gjitha institucionet kombëtare, për ta ngritur çështja e trafikut të qenieve njerëzore në nivelin e alarmit publik.

Aktiviteti u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale si dhe Organizatën “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, nën sloganin “T’i japim fund stigmës”.

I pyetur nga gazetarët, Tahiri komentoi edhe urdhrin për të ndaluar daljen jashtë vendit të atyre që kanë makina me gjoba të papaguara.

Tahiri tha se bëhet fjalë për të penguar makinat për të dalë jashtë, jo qytetarët.

14 komente në “TemA TV/ Tahiri: Lufta kundër trafikut njerëzor kërkon qasje shoqërore (dhe një përgjigje Berishës për ‘gjobat’)”

  1. andrea says:

    hahahahaha o saimir na bere per te qeshur

  2. elio says:

    Perfekte…Sala ka frike se gjithe njerzit e vet jane pa targa te rregullta….pale pagesat e gjobave…

  3. Artan from Montreal says:

    O zoti koqe minister nese vertet do te zbatosh ligjin fillo kupto qe shkeljen e kryen njeriu e jo makina , kesisoj ti e kushdo tjeter nuk ke pse penalizon makinen ( te cilen mund ta perdore nje familje e tere )por drejtuesin e saj. Filloni te respektoni ligjin se na cate trapin me keto metoda partizane te te berit drejtesi. Likujdimin e gjobave e kthen ne titull per ekzekutim vetem vendimi i gjykates administrative dhe jo nje urdher debil i ministrit te brendshem, se pastaj i bie qe ti je dhe Ali dhe Kadi.

    1. Arli says:

      Me vjen keq se qenke ne Kanada dhe sja paske idene kesaj pune. Ka gjoba per parkim te ndaluar dhe e merr makina dhe jo individi. Mund ta perdore gruaja jote dhe gjoben e merr makina dhe jo gruaja jote. Ka gjobe per shpejtesi dhe ne kete rast e merr shoferi, por regjistrohet edhe makina. Ministri e ka fjalen qe ti ke mare gjobe per shpejtesi por mund te dalesh jashte shtetit pa makine, dhe nuk te lejon te dalesh me makine deri sa te shlyesh gjoben. Ku eshte cudia ketu qe po habitesh kaq shume, apo je nga ata te Sales qe e kane trurin sa nje koqe misri.

  4. diti says:

    Vazhdo punen ashtu sic e ke nisur – urime

  5. Pipell says:

    Saimiro fillo arrestimet e personave ne kerkim qe sistemi Berisha i la te lire por dhe ju te njejten gje po tregoni-Ne Shqiperi flitet akoma ne emer te njerezve ne kerkim vihen gjoba kercenohen pronare pronash familiare te ndershem qe jetojne me stresin e mos ligjshmerise-I lini fjalet e kota po punoni kerko arrestimin e atyre personave qe jane ne kerkim sepse te gjithe ndodhen ne Shqiperi dhe gezojne liri dhe biznese te plota-Shume shpejt do quheni edhe ju qeveria e hajduteve dhe te paafteve nese nuk beni shtet…………………………….

  6. abc says:

    Bravo per ndjeshmerine qe ka Ministri i rendit ndaj ketyre fenomeneve, por kontributin e shoqerise duhet ta zgjidhe vet qeveria me anen e strukturave te rendit sic i ka gjithe bota, sepse keto 22 vjet ka qene psh: vellai tutor ndersa motra bashkepunetore e SHISH me rroge mujore si punonjese ne institucion te rendesishem te shtetit dhe bashkepunimi me shish ka qene ne drejtim te luftes ndaj njerezve opozitare ….komike e???

    Epo duhen ndryshime me rrenje zoti minister. Tregoi kryeministrit se duhet te shtini ne dore lista nominale te SHISH dhe ata bashkepunetore duhen qerruar me shqelma..

    Dhe ministria e rendit duhet te kete civilet e saj qe te futen neper lagje, por kujdes se mos kalojne ne anen e krimit….

    Ah Saimir keshtu ke qene ti mediatik e pune hic, bashke me shoket e tu…

    Keshtu do Kryeministri, me vjen keq per kete popull…

    Na degjoni ne se i dime ca gjera se i kemi hequr ne kurriz.

  7. KUCEDRA says:

    Ore z. Minister! Ju votuam dhe kemi shume besim te JU, por a do te merni ndonje mase per kete EGERSIRE sali berisha? amani more bijini derman,jepini nje vend aty ke sheshi Skenderbej,ndertojini nje tribune e lereni te rri aty e te llomotisi gjithe diten duke ju share,se coc ka dhe lezet kur e shikon kete kafshe direkt(live), se dhe keshtu e torturuat duke shkruar ne FB,ja hengret tere khen.

  8. MUSA SHEGA says:

    Brrabo te gjitha jane me vende po me lidershipin gjigant te. Demokracise qfar keni apo mendoni se ju muar pushtetin dhe do e mbani. Sa do e mbani mos vadhe jene te gjithe te denjet ashti sice hiqene. O sajnir shum i ri je Brravo dukesh qe po punon sa lojtar spektakular ka pregaditur Rama o Mir Tahiri pere ligjet ishte vetem nje Burr BACA ENVER HOxHA KUJDES SE PO U QU NGA GJUMI SE AKOMA SKA VDEK. E PO U QU NGA GJUMI KU DO FUTENI vetem ai Burr e njofti popullin shqiptar.te tiert sa pere ligjin harroje o Mir Tahiri ti polict tu bashke me ty kane frig te ecin. Nate pa imagjinoje populli ne kohen e ENVER HOxhes si tere naten apo diten shkoshin femrat ne pune dhe u ktheshin nga puna pa asnje frige punote krejte klasa puntore me 3 turrne pra ai ishte pere qetesi e Rendin te popullit shqiptar ok futu ne montenegro. Ecen populli dit nat si ne kohen.e Enverit dhe kurr skame degjuar gje te keqe pere montenegron interresan po ne montenegro se lere ne vendet e tiera. Ishe jugusllave kure kalojne shkodran e malcor dhe shqiptar me makina nepere dogane rrine si pulat. Gaditu para kontrodheve. Doganore apo para policve.te qarkudhit rrugor. Ok ne shqipri. Te gjithe polict kane frige perevece ata te. Rrenes ok. Ti kishe frig deri dje me ece naten neper. Tiran se lere ne pere rrethe tiera ok ti Brravo po punon po shum njomshtak je pere ate detyre. Vertet nuk je. Po te jeshe vertet. Rini me shkoll bene dorheqje dhe propozon vetem Gramos Rucin. Ose Pandeli Majko.vertet sje pere at detyr je shum i RI PA ASNJE PERVOJE prandaj ske fajse te vuren skishte kuptim mos ta pranoje por duhet te gjehet vertet njeriu qe ka pervoje pere MINISTER RENDIT. Lere qe duhet specialist por edhe mosha serioze. Po merre shtruar. Ti ske tabela. Rrugesh ne shum qytete te shqipris se lere fshatrat sdin nga ti mban shqiptari. Pa lere turisti i huaj. AdhahaLlah eh done shqipria me hyre ne BE. Nga vitet 2023. Ndoshta e futen. LULZIM BASHA po per ju PS e LSI jene te gjithe miedhi i nje thesit pse sbashkoheni nje parti e vetme sepse mrena nje kualicioni qe ishin nje parti. Ps un nda LS dhe sot te dyja kane frige njera tietren te. Bashkohen ne nje parti socialiste e si futet shqipria ne BE kur nje parti e njete. U nda ps lsi dhe sot jane te frigeshme dhe nuk i besojne njera tietres po edine krejte politika shqiptare dhe botrore se kush eshte ps -lsi. Nga kane ajken e origjine ppsh dhe na bejne petullat ne uje. Si ne kohen e qeveris kualicioniot 97 qe ekzakt vetem keta ishin po. Ne vendin e. Rames ishte. Nano se. Rama ishte rrefugjat ne. France ok brravo. Rames pa ti je nje korrjer i. Rames e dine te gjithe origjinal si. Ushtari para komandantit e komisarit dhe oficerit ne kohen e. ENVER HOXHES. Ok po ju po ju mbane. Meta se me dashte meta behet. Direkt kryminister mbaje mend sa rende ka pere tju a fut ai. Meta juve ps po kruaneni me. Ilir meten po sju a mban ne del tu u kakaris ti se na trebe. Demokrat o ju pere 25 muaj beni vete doreheqejen so se dishroni po sjeni te afte me drejtu shtet shteti dhe qeveria nuk derjtohet me. Rinok fmijaca qe i kane. Buzet me qumnesht ok ikni more. Dallkaut

    1. Kelti says:

      Per Musa Shegen… Nqs INJORANCA dhe IDIOTIZMI do kishin forme fizike do te ishin te misheruar tek ti. Ik o teveqel meso te shkruash Shqip me pas komento. Injorance rurale.

  9. aus München says:

    sistemi i gjobave ne Gjermani: ne qofte se dikush gjobitet per ndonje thyerje te rregullit, edhe sikur ngaresi i automjetit te mos jete prezent, gjoba i dergohet ne adresen e atij qe e ka automjetin te regjistruar, dhe pagesa e gjobes ka nje afat deri ne nje muaj, n.q.se kjo nuk paguhet brenda afatit, te zotit te automjetit i niset edhe nje here gjoba me paralajmerim se po nuk u pagua brenda nje jave, ajo dyfishohet, dhe ne qofte se ajo perseri nuk paguhet, athere i vjen nje leter tjeter te zotit te A. me ngritje te gjobes dhe te paguhet menjehere, se po nuk u pagua ai do e shlyej me burgim per aq dite burg sa te vjejne me shumen qe ai duhet te paguante, dhe ne kete moment i zoti i automjetit eshte futur ne compjutrin e policise dhe ne rastin e pare qe ai kontaktohet me policine , duhet ose ta paguaj me nje here shumen qe i detyrohet policise ose ndalohet menjehere, pa lidhje se eshte duke dale jashte shtetit apo eshte duke udhetuar nga Tirana per ne Tropoje.

  10. ERI says:

    Zoti Minister, deri tani po degjojme vetem fajle nga ju, kerkoni gjithmone nga populli , te denoncoje e te bashkpunoje… Perpara se te kerkoni keto beni mire te rifitoni ate besim te humbur tashme ne popull, ky popull ka 20vjet qe eshte tradhetuar nga klasa politike… Filloni beni arestimet e para, trafikantet e pare , ata qe ecin serbes rrugeve pa u hyre nje gjemb ne kembe dhe do ta shifni se cfare ben populli pastaj…DERI TANI VETEM FJALE BOSHE NGA JU , MOS NA ZHGENJENJI.

  11. zea says:

    Ore i kemi perballe dyert me ta, jeni ne vet??? Kemi frike nuk denoncojme se policet tuaj tregojne numrin e telefonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje