Ish- shefi i sigurisë në burgun e Drenovës tregon se në të gjitha burgjet shqiptare janë futur sende të palejuara.
“Unë di t’ju them se në çdo burg të vendit tonë futen sende të palejuara, si celularë, apo pajisje të tjera, por në asnjë rast nuk di të them se lejohen që të futen armë. Kështu ka ndodhur edhe në burgun e Drenovës, ku janë lejuar të futen sende të tjera, por jo armë. Të paktën unë, nuk kam pasur dijeni për futjen e armëve në këtë burg”, shprehet Behar Bregu për GSH.
Ai thekson se në çdo rast ka zbatuar urdhrat e ardhura nga lart dhe mohon që shkarkimi i tij të ketë lidhje me këtë ngjarje.
“Më kanë shkarkuar, është e vërtetë, por nuk kam lidhje me këtë. Është çështje tjetër”, nënvizon ai.
po ky a ka qene shefi i sigurise,perse ka lejuar futjen e sendeve te palejuara dhe mjeteve gjithashtu te palejushme
Nuk eshte nje interviste e Z.Behar Bregu mos abuzoni me emrat e te tjereve.
Ne IEVP Korçe nuk ka ndodhur qe te jene lejuar sende te ndaluara ,por qe gjithmone jane futur eshte ceshtje tjeter.
A e dini ju se celularet eshte shume e thjeshte te bllokohen vetem me nje pajisje e cila kushton maksimumi 700 euro e thjeshta dhe e sofistikuar e cila te tregon dhe vendndodhjen e celularit nuk kushton me shume se 2000 euro,por kjo gje nuk i intereson DPB dhe institucioneve te tjera te cilet komunikojne me personat e arrestuar, madje dhe iu fusin vet celulare duke krijuar favore per keta shtetas.
Turp te trajtohet IEVP e korces ne ekte menyre atje ka patur dhe ka akoma njerez te devotshem qe kane punuar me mish e me shpirt , deri dje ishte nje model sot qenka delja e zeze …