Pirro Dungu, ish- përgjegjës në sektorin e Drejtorisë së Parandalimit të Arratisjeve në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, bën përgjegjës Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto për mosveprimin dhe marrjen e masave që do të parandalonin arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.
Duke folur për gazetën Panorama, Dungu thekson se kreu i burgjeve jo vetëm ka qenë në dijeni të situatës, por ka pasur një kërkesë të shkruar nga drejtori i Burgut të Drenovës me qëllim transferimin e Fran Marashi.
“Mesa di, në këtë kohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë një letër nga policia ku thuhej se në burgun e Drenovës mund të ndodhte një arratisje. Letra ka pasur dy emra, të cilët nuk mund t’ua them. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve na ka përcjellë letrën me shkrim ne, pra SHKBB-së dhe ministrit të Drejtësisë. Të nesërmen e ditës që kemi marrë letrën, e kemi shqyrtuar dhe kemi bërë një plan masash me tetë pika dhe me një afat të shkurtër, brenda të cilit duhej të realizoheshin tetë detyrat. Them me afat të shkurtër, sepse situata ishte urgjente dhe personat që dyshoheshin për planin ishin problematikë”, shprehet ai.
Ai nënvizon për gazetën Panorama se ka pasur shkelje.
“Po ka pasur shkelje. Veç kësaj, burgu ka pasur detyra konkrete për t’i plotësuar. Unë mund t’ju them se Fran Marashi është një personazh që ndërton skema arratisjeje. Ai studion më së miri elementët e sigurisë në burgun ku ndodhet, eficencën e stafit, dhe në veçanti përdor shumë faktorin kohë, pra kohën kur planifikon arratisjen. Ai zgjedh ditët me shi pasi kamerat e sistemit të burgjeve nuk funksionojnë mirë, nuk punojnë qartë në këto ditë për shkak të paqartësisë së pamjeve që regjistrojnë. Burgu ka pasur detyra konkrete për këtë person. Ai e ka shpallur publikisht edhe në TV se qëllimi i tij është të arratiset. Ka huazuar nga Gazmend Brraka shprehjen “Detyra ime është të arratisem, detyra juaj është të më ruani”,” tregon Pirro Dungu ish –zyrtari i SHKBB-së.
Nuk ka mundesi te kete pasur dijeni drejtori i ri i “rilindjes”. As Naco.
Keto jane te ndershem si Iliri i tyre. Perpara rilindja e komunizmit!!!!
O lis Mos leviz