Vodhën 12 ton naftë, krerët e parkut të automjeteve nën akuzë

29 Nëntor 2013, 14:49Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka denoncuar në prokurori tre ish-drejtuesit kryesorë të Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), pranë këtij dikasteri, pasi nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar mungesa në sasi të mëdha të karburantit dhe vajit lubrifikant.

 

“Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës në ngarkim të punonjësve të QSHAMT (e njohur ndryshe si parku i automjeteve të MPB), Ram Oruçi, me detyrë drejtor i QSHAM; Syrja Hoxha, me detyrë shef i Shërbimeve të Brendshme në QSHAMT dhe Alban Neziri, me detyrë magazinier në QSHAMT.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë përvetësuar një sasi të madhe karburanti prej 12000 litrash dhe 4000 litra vaj lubrifikant, të cilat janë tërhequr nga magazinat në administrim nga QSHAMT në muajin prill 2013. Kjo sasi karburanti dhe vajrash lubrifikante nuk është gjetur as fizikisht dhe as e inventarizuar në kontabilitet të financave të institucionit.

Në të njëjtën kohë nga kontrolli i ushtruar nga Auditi i Brendshëm i MPB në QSHAMT janë konstatuar shkelja të rënda të ligjit dhe abuzime me pronën shtetërore, të parashikuara nga Kodi Penal si vepra penale dhe që do t’i referohen prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Ish- drejtori i QSHAMT, Ram Oruçi rezulton të jetë përgjegjës për nxjerrjen jashtë përdorimit, në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji, të dy automjeteve, një “Mitsubishi Pajero” me targa “TR 3330 K” dhe një “Volkswagen 4 Motion” me targa “Policia 0391”, me një vlerë të përgjithshme prej 7.451.957 lekësh”, thuhet në një deklaratë të policisë.

4 komente në “Vodhën 12 ton naftë, krerët e parkut të automjeteve nën akuzë”

  1. Agroni, Detroit, MI says:

    Kur thuhet per llojin e makines ,per shembull “Mitsubishi Pajero”qe del jashte perdorimit per institucionin,(gje e cila eshte mese normale), nuk ka asnje lloj informacioni qe te jep targa e makines.Nje makine ne jeten e saj e nderron disa here targen. Pra mendoj qe eshte absolutisht e kote targa e makines ne lidhje me vleren e saj. Informacioni i domosdoshem per vleren e nje makine eshte : Modeli dhe prodhuesi i makines, viti i prodhimit dhe sa kilometra ka bere makina. Keto te katra informacione jane te domosdoshme. Cdo informacion tjeter eshte ndihmues dhe nganjehere edhe vendimtar ne vleren e makines…por asnjehere nuk jepet targa e makines sepse nuk ka asnje lloj vlere percaktuese ose ndihmuese ne cilesine e makines.
    Keshtu si perfundim, ajo makine “Mitsubishi Pajero”, cfare viti prodhimi ka dhe sa kilometra ose miles ka bere…qe te mendojme eshte shitur lire apo shtrejte.

  2. VEZHGUESI says:

    ore rrasi te gjithe ne burg dhe konfiskoji te gjitha me shtepi lokale makina skafe se keta i kane te gjitha me nul moken ne krye.

  3. syrja says:

    Syrjait ja kane bo me hile , pasi eshte djale persembari dhe mysliman I mire, me siguri e kan fut ne kurth.

  4. Lili says:

    Po he, cu be me kete gje, me siguri flluske sapuni do kete qene edhe kjo, nga ato te Sajmir Tahirit qe i ben vetem per hakmarrje politike, sic ia beri para pese ditesh komshiut tim I.Elezi ish shef ne polici, me akuzen per ndertim pa leje e kundershtim te policise, qe realisht nuk ekzistojne asnjera, pasi ndertimin pa leje po e bente komshiu i tij dhe kete ate nate e moren vetem per faktin qe kur e ke pare pse nuk ke treguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje