Nga Adrian Thano
Të arrestohet Sali Berisha? Shqipëria nuk është gati. Problemi tek ne është drejtësia – thotë Mero Baze. A është plotësisht kështu? A është situata në Drejtësi arsyeja pse Sali Berisha dhe ministrat e tij nuk po shkojnë atje ku duhet të ishin? Pak e vështirë të thuhet. Drejtësia është një sistem jo i centralizuar ku interesat janë të lëvizshme dhe personalitetet që i mbartin ato janë të larmishëm. Do ishte e tepërt të besoje se dikush mund ta kontrollojë këtë sistem të gjithin, ose njëherë e përgjithmonë. Është e vërtetë që ka gjykatës që janë hedhur tashmë pa kthim në anën e krimit, – si dhe ka të tjerët që janë ende me një këmbë apo me të dyja në anën e ligjit. Cila nga këto dy kategori nuk do ta dënonte Berishën? Gjykatësit e kriminalizuar? Jo. Ata më shumë se të tjerët janë gati t’ia lëpijnë këpucët Edi Ramës (për numrin e tij u duhet një goxha llapë) njësoj siç ia kanë lëpirë derimdje Berishës. Ne nuk i kemi të pakta dëshmitë që pikërisht ata “më të zjarrtit” (këtu nuk e kam fjalën vetëm për gjykatës) janë të parët që e rrotullojnë gjuhën më “anë tjetër” kur vjen puna te talenti i lëpirjes.
Pra, këta gjykatës të korruptuar, mendoj unë, do ishin më të zellshmit për ta dënuar Berishën me sinjalin më të parë politik të mazhorancës së re. Për pjesën tjetër të gjykatësve, që nuk e kanë ndyrë ende plotësisht veten dhe profesionin, afërmendsh nuk ka arsye që të mos zbatojnë ligjin nëse vjen fjala tek një proces gjyqësor ndaj Berishës apo një ish-ministri. E thënë shkurt, kjo drejtësi, edhe kështu siç është, e dënon që ç’ke me të Sali Berishën.
Me këtë nuk dua të them që drejtësia nuk ka nevojë për reforma. Jo vetëm drejtësia, por këtu të gjithë kemi nevojë për një shkundje të madhe, për një ristartim; së pari për një reflektim të thellë individual, për atë që po i bëjmë vetes. Ne kemi mbërritur si shoqëri në një pikë kritike, në një anarki morale, viktimë e së cilës mund të bëhet secili prej nesh, nga qytetari i parë tek i fundit. Askush nuk ka mbrojtje nga kjo, askush nuk mund të krijojë ishullin e tij të luksit dhe sigurisë në një vend të tillë. Kush mendon ndryshe është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe naiv.
Padyshim pra, që drejtësia ka nevojë për reformim, por nuk është situata në drejtësi arsyeja pse Berisha, apo Ruli, Imami, Halimi, etj., që përmend Meroja, nuk po shkojnë në burg. Arsyeja është politike dhe duhet kërkuar tek politika, jo te drejtësia.
Personalisht besoj se vetë Berisha e dëshiron në këtë moment një proces gjyqësor ndaj tij më shumë se ç’mund ta dëshirojnë 1 milion shqiptarët që e kundërvotuan. Dhe sado paradoksale të duket besoj njëherazi që ndërsa Berisha e ndjell dhe e mezipret një proces ndaj tij, Rama e Meta duan ta shmangin këtë me të gjitha mënyrat. Sepse, tani për tani, më shumë u bën punë një karagjoz jashtë se një hero brenda; sepse më mirë një gërdallë komiko-politike, që vazhdon edhe pas dy dekadash të merret me kockat e tretura të Enver Hoxhës, se një Berishë i saporënë nga pushteti, në burg; sepse më mirë një i diskredituar që nuk e kupton ende sa shumë e urrejnë kur del në publik, se një i ndëshkuar që do tërheqë vëmendje për shkak të izolimit. (një tallje e vogël që e tradhëton këtë nevojë politike është “leja” e posacme që i është dhënë Berishës për të folur në Kuvend sa të dojë jashtë limiteve kohore).
Kronika e ngjarjeve sugjeron që Berisha po e kërkon me ngulm pas 23 qershorit një konflikt. E projektoi kur rrëmbeu godinën e SHQUP-it me shpresën që do ndërhyhej me forcë mbi të pas ndërrimit të qeverisë. E rikërkon me përpjekjen e pareshtur për të nxjerrë PD-në në rrugë, e provoi me nëpunësin civil, me videon e Korçës, pastaj me armët kimike, rrëmben si i lojtur gjithçka që mund të sjellë konfliktin. Dhe veç pandehmës së tij për t’u heroizuar afër të 70-ve, – një konflikt politik do energjizonte pasione të verbra në një publik që ka ende shumë rrugë përpara. Ka njerëz që nuk janë ende në gjendje as të ndërtojnë një analizë të plotë e të saktë mbi atë që i ka bërë këtij vendi Berisha. Nuk kanë informacion, nuk kuptojnë dhe kush nuk kupton, adhuron. Deformimi i mediave, ka bërë të vetën dhe Berisha është prapë hë për hë ushqyesi dhe përfituesi më i madh i kësaj situate.
Po a duhet arrestuar ai? A duhet dënuar ai dhe bashkëpunëtorët e tij? Padyshim që PO. Është e përçmueshme, e trishtuar, kriminale ajo që ky i sëmurë për pushtet i ka bërë kësaj shoqërie. Është e vërtetë, siç thotë Mero, që ndëshkimi i tij, do të ishte lehtësim për një gjeneratë të tërë të zhgënjyer shqiptarësh nga demokracia. Por problemi nuk është te drejtësia.
Ndoshta,edhe ësht edhe nuk është koha…për ta arrestuar Berishën…por,ai duhet të shmanget…(jo me dorë por me këmbë siç bëjmë kur një send i ndotur na ka zënë rrugën…,e vetmja mundësi të ngelet ta shtysh me këmbë….!Përveç atij vetë,ka dhe një klan të tërë mbrapa tij…që nuk e kuptojnë dot veten pa berishën…jozefina është një fanse e sëmurë e tij…por ajo vuan nga sindroma e inferioritetit…Nuk do ishte keq të izolohej edhe ajo….ka një mijë shkelje të ligjit për 10 vjet në politikë,miljardat nuk i ka veç nga trashëgimia..(we cila ka qenë zero…nga diktytura…)
Analiza perfekte i nderuar Adrian…!
Te gjithe komentuesit e gazetes Tema jane per arrestimin e Sali Berishes, me perjashtim te nja 10 fuksave blu qe komentojne cdo dite.
A duhet qe me pare te rregullohet drejtesia sic thote Baze? Besoj Thano ka te drejte kesaj rradhe qe Berisha duhet te arresohet me kete drejtesi sic eshte, sepse politika e ka krimbur drejtesine.
Saliu e di rrezikun e arrestimit prandaj ka kerkuar edhe te krijoje konflikte. Jo sepse Saliu eshte i interesuar qe ta arrestojne. Por sepse e di qe pak vete do dalin ne proteste per arrestimin e tij apo per prishjen e pallatit te Lulzim Bashes. Keshtu qe Saliu kerkon te sajoje konflikte pa i ardhur fleta e arrestit. Se kur ti vije fleta do jete shume vone per te mbledhur njerezit ne miting.
Por kam pershtypjen qe po enderrojme me sy hapur sepse Rama ska guxim te arrestoje jo Saliun, por as Lulin apo Boden. Rama mban rekord per ndeshkim te miqve te tij kur i prishen interesat, dhe rekord per nenshtrime ndaj Saliut. Kosta Bajraben e traojtoi si hajdut per 200 dollare. Shpetim Gjiken s’e la te fliste ne shesh te flamurit kete jave per nje leje ndertimi, nderkohe qe Meten e quajti bashkekryetar te aleances po ate dite ne shesh te flamurit.
Asnji anetar i kryesise i Partise Demokratike nuk do arrestohet. Tani media duhet ti kerkoje llogari Rames per mosndeshkimin sic po ben Thano, dhe jo ta justifikoje.
Sipas mendimit Ed Rama nuk i ka kellqet per ta bere nje gje te tille.
Kurlexon shkrime te tilla,nuk ka sesi mos te ndjesh nje peshtirosje te thelle,per ata qe Lubonja i quan “analiste llogoresh”.Ky zotnia,A.Thano,eshte nje llogorexhi i regjur;llogorja e tij quhet DITA;aty shfyrhet mllefi politik,ideologjik,kulturor,krahinor deri edhe shpirteror(fetar) ndaj Berishes,dhe gjithe c’perfaqeson ai ne mendjet e ketyre te perhenurve.Keta dominojne;mirepo, i bindur se nuk mjaftojne,por edhe per tu shfaqur si jo krahinor apo i anshem kulturalisht,ky zotni ne gazeten e tij fton edhe nga “ata te tjeret”,”te ndryshem kulturalisht dhe politikisht”(ta djathte te zhgenjyer,nga Veriu etj) vec te jene anti-Berishe;mirepo,perseri,i bindur se edhe keta prapeseprape nuk mjaftojne,duke ndjekur keshillen e nje analistit krahinor(i nahijes se tij ,natyrisht)Mucit,fton edhe te gjithe plehrat e shtypit dhe shoqerise,qe te llangosin gazeten e tij me shkrime anti-Berishe.
Dhe,i perfshire nga gjullurdia anti-Berishe qe krijohet ne gazeten-llogore te tij,kujton,ose ia ka qejfi te mendoje,se gjithe populli ka po ate urrejtje sa kopeja laramane qe shkruan ne Fletrrufene e tij!
E leme kete.
Sa i perket kesaj qe po flitet me deshirim te madh nga berishofaget,dhe qe duan ta mbajne gjalle me shkrime,pra per arrestimin hipotetik te Berishes,nga njera ane deshmon per urrejtjen e thelle te ketyre zuzareve(qe i’u jane prishur interesat e biznesit ne kohe te Berishes),dhe nga ana tjeter,per Shqiperine surreale,qe e bejne te tille edhe me shume tipa te tille te peshtire si artikullshkruesi.
Vini re:
-Me 21 janar 2011,Edi Rama,nderseu turmen,ku kishte 200-300 laxarone kriminele te rendomte te paguar,duke e argumentuar me korrupsionin flagrant te ILIR METES…!Analiste,opinioniste dhe gazetare te llogores se majte si A.Thano,thane e c’nuk thane per Meten,e asgjesuan fare me shkarrashkrimet e tyre,duke e paraqitur si djallin me te zi te korrupsionit!
-Sot,me 2013,po keta gazetare,opinioniste e analiste,po keta qenef- gazetare,qenef-analiste,qenef-opinioniste,keshillojne e sugjerojne dyshen Rama-Meta,se si duhet te veproje me Berishen!!!…
Njeriu normal dhe me mend ne koke,pyet: po keta zuzare,per budallenj na marrin neve?!
Sepse,te nderuar lexues,i bie qe Ilir Meta,me i korruptuari zyrtar i larte ne 8 vjet qeverisje, -i kapur me presh ne duar,me ze dhe figure,sic thoshte vete Rama dhe shkarrashkruesit si ky llogorexhiu Thano – te luftoje korrupsionin!
Nje ushtar i Metes ka Ministrine e Drejtesise…
S’po vazhdoj me tutje se po me vjen per te vjelle,duke komentuar qenefhane.Flm per mirekuptimin.
Fahri Balliu ?
Sipas mendimit tim Ed Rama nuk i ka kellqet per ta bere nje gje te tille.
Po e nxisni Edi Ramen per te derguar dosjet e Sali berishes ne Prokurori? Po saliu aty eshte pret edhe pak, ndersa Edi Rama eshte ne ate sutuaten: ‘une i ziu me tre pleq’!!!
Me urgjent eshte blokimi i evazionit fiskal dhe ndeshkimi i tij ne 23 vjet…sa para kane munguar ne buxhet per te pasurruar barktharet e fshatrave qe u futen ne politike? sa pune publike do te beheshin me to? keta jane kriminele te vertete…heqja e monopoleve e liberalizim ne ushtrimin e bizneseve te ndryshme..
Dhe ato kazinote qe bejne te vrasin veten njerez hallexhinj ..etj gjera me te prekshme per te ndryshuar jeten njerezve.
Jam teresisht dakort me ju per urgjencen e bllokimit te evazionit fiskal 23-vjecar,si kushtin fillestar nga nis te zhbehet me gradualitet matematik lemshi,qe ende mban te paralizuar ndeshkimin qe meriton brekedhjeri i historise dhe nahija bandite e tij.
e per te gjitha keto arsye duhet nxjerre ne gjyq dhe kalbur si qen en burg!
ka lyer duart me gjak te pafajshem dhe si monster qe eshte i kullon me mburrje para shqiptreve te rraskapitur dhe dremitur ose korruptuar…
Shkrim i Shkelqyer.Komplimente.Me pak reshta autori te jep PLOTESISHT pasqyren e se vertetes ketu.
Pikepamje shume interesante. Drejtesi te korruptuar ka dhe ne Ukraine ama ish-kreministren e denuan (me te drejte apo jo)
Drejtesia e korruptuar dhe fati i Berishes nuk jane ane te se njejtes monedhe. Jane dy probleme te ndara. Ne nje vend edhe gjysem-demokratik keto probleme nuk do te shtroheshin fare; ndersa ne nje shoqeri PARA-DEMOKRATIKE si e jona jane ende objekt medyshjeje. Imagjinoni vete se çfare shkalle demokracie dhe shteti ligjor kemi.
Zoti Thano, a mund te thoni publikisht nese bashke me Berishen, Rulin, Imamin (dhe te gjithe rracen e te korruptuarve djathtas) duhet te shkojne perpara drejtesise edhe kryetari aktual i Parlamentit????
Apo sipas mendimit tuaj (te cilit une i besoj tashme) marreveshja e 1 Prillit i dha amnistinee perfundmtaare Metes dhe bashke me te edhe Berishes & Co; kjo eshte arsyeja qe Berisha ndjehet i sigurt se nuk do ti preket nje fije floku. Une kam frike se po, nuk e di JU!
une mendoj qe Thano ka te drejte. Nese deshiron Rama e Meta Berisha dhe capaculat e tij shkojne ne burg brenda 24 oreve. Vullneti popullor u mesua, tani duhet vullneti politik i fituesve te zgjedhjeve. Nuk ka gjykates apo prokuror qe do ti kundervihej ketyre dy vullneteve. Aq me pak te korruptuarit, qe sic thote shume sakte Thano, shkelqejne ne talentin e lepirjes. Shikoni si po japin vendime pro deputeteve te mazhorances tani sic jepnin pro Shkelzenit e argotes para 23 qershorit
O zoti Adrian, per te gjithe prokuroret, gjykatsit dhe antaret e gjykates se larte qe ai i ka vene me doren e tij,ju ka dosjet ne kasaforten e tij per bemat e tyre, te lara e te palara, prandaj nxjerrja ne gjyqe e Saliut me te tille gjygjtare dhe prokurore rezikon qe mundesia me e madhe eshte qe ta nxjerin te pafajshhem deri ne gjykaten e larte me Zaganjorin gje qe do ti shuante pergjithmone mundesit per ta denuer ate njeri qe 1 milion shqiptare duan ta shohin ne burg.
na
Qeveria Rama nuk mund te coje para gjyqit Saliun,jozefinen e Co Jo se eshte drejtesia e korruptuar por se me te do ti happen rruga drejtesise edhe per te hetuar qeverine Rama.pra perseri do kete akuza por pa qeder sa per te mbushur shtypin.Shifni ne shtypin e majte e te djathte tani ne prag te vitit te ri albumet fotografike dhe kujtimet e kriminelit Sali dhe Hajvan kryeministrin duke hedhur valle.mjere shqiperia!
BRAVISSIMO THANO!
Analize e PERKRYER, te shtosh me shume E PRISH!
Veç se sa te kete Ilir Meta me 18-19 deputetet qe ka sigurine ABSOLUTISHT MATEMATIKE Te mbajtjes ne pushtet te Rames apo te risjelljes se Berishes ne pushtet, politika nuk do te mund te beje ASGJE se po te vepronte drejtesia siç duhet i dyti ne rradhe pas Berishes per nje vend ne “FRESK” do te duhej te ishte META dora vete.
Ndaj dhe Ramen e gjore (NGA HALLI) e gjeti si ate qe thoshte:
“Mbameni se e vrava”
Drejtesia Shqipetare eshte kampionet e korupsionit, gjyqtaret jane njerezit me te pasur ne Shqiperi, ata do te pranonin nje shume te majme me €uro , nga Bode, Berisha, Topalli, Imami, E shume te tjere nuk besoj qe ka ndonje qe nuk e meriton burgun. Politika dhe drejtesia jane te dyja shume te koruptuara dhe e kane te pamundur te sulmojne njeri tjetrin. Kjo eshte e dhimbsshme per te gjithe ne.
Nje gjygj vetem nderkombetar mund ti behet ish ministrave dhe ishkryeministrit. Gjygjtaret tane pa perjashtim jane 1 milion perqind te koruptuar. Mos u lodhni kot ti nxirrni te ndershem.
Ore nuk gjen nje te hajrit dhe kjo filloi me kapedan Fatos Nanon dhe mbaroi me te babeziturin Sali Berisha. Njeri i bente veprimet si dhelper, tjetri si ujk. Dhelpra vjedh nje pule ne jave nga koteci dhe se merr vesh njeri. Ujku i mbyt te gjitha delet dhe ha vetem nje.
Dosjet sa nje mal ne gjygjin e Hages dhe vetem keshtu mbaron kjo pune. Sipas Meros duhet te regullohet drejtsia, por kjo drejtsi do 20 vjet, pra nuk ngel njeri, se harrohen te gjitha, si gjithmon.
Ministrave dhe gjyqtareve duhet te fillojne tu sekuestrojne pasurite e pajustifikuara. Populli do ta priste me ovacione. Pas 6 muajve mund te shikojne ne sy edhe Berishen.
Per mendimin tim berisha shume gjera nga bemat e tij i ka shume te pastra per tu vene perpara drejtesise.
berishen e fillon nga viti 1997 ku midis gjith shkaterrimeve dhe vrasjeve qe u bene,si komandant i forcave te armatosura dha urdher qe te sulmohet jugu me avionet luftarake qe kishte ushtria.
ne 14 shtator 1998 ku pushtoi te gjitha institucionet kryesore,si k/ministrine,kuvendin dhe radio-televizionin shteterore nepermjet kryengritjes se armatosur.
edhe kur erdhi ne pushtet ne v.2005 ka shkelur disa here kushtetuten e vendit,shkelje te cilat jane te dokumentuara.
per gerdecin e famshem ku u vrane 26 persona dhe u be baterdia ne nje zone komplete me shkaterrime.
per 4 te renet e 21 janarit ne mes te bulevardit me duar ne xhepa duke protestuar paqesishte per buken e gojes.
pastaj vijne me radhe hetimet se dosja e tij eshte aq e madhe sa duhet shume kohe per ta cfletuar,qysh me vrasjet mafioze te artan hoxhes,kosta trebickes e tje si dhe privatizimet,koncensionet,deti,pasurit nentokesore,rruga e kombit e shume e shume te tjera dhe bashke me berishen dhe shume te tjere mbrapa tij.
Anarki morale? Studiesi gjerman Fallmerayr i cilesonte shqiptaret para gati dy shekujsh “se ne kete vend anarkia dhe mungesa e ligjit jane njekohesisht shpirt dhe frym e jetes” Jamw nw njw mwndje me tw nuk kemi ndryshuar aspak.Perse duhet te jete drejtesia ndryshe.Mos valle kemi zgjedhur ne kete sektor pjesen me te shendoshe morale?! JO! pwrkundrazi. Duhet ndryshuar sistemi qe ti pwrgjigjet kesaj mendesie peverse qe ne si race kemi. Ne te kunderten Anarkia morale, mllefi, egoizmi,hakmarja,primitivizmi do vazhdoje te mbreteroje te shqiptaret.Na ndihmo o ZOT
Me sa duket A.Thano,nuk i perket brezit,te edukuar me mesimet e partise!
Ai brez politikanesh,nuk duhet nenvlehtesuar,eshte shume i pergatitur dhe njekohesisht abuzues ne keto 23 vjet pluralizem.
Nga varferia dhe skamja,kaluan ne “pasurim” e pangopur.
Situates se krijuar duhet ti themi NDAL !
Ne te kundert do kemi nje grusht njerzish shume te pasur,te tjeret mjerane,produkte te elementeve negativ te sistemit.
Ne kete lufte,ndaj te keqes,nuk duhet te kete sentimentalizem.
Kush e ka kaluar vijen e kuqe,panvarsisht nga emeri ne politik,duhet te arestohet.
Ti Adrian dhe gjithashtu edhe Mero, na flisni per drejtesi dhe njekohesisht jepni edhe pretencen dhe sic keni treguar edhe ne te shkuaren kur vrdikti nuk del sipas pretences suaj, ju menjehere flisni per nje drejtesi te korruptuar dhe vertet kujtoni se njerezit nuk ju gjykojne. Jeni mberthyer aq keq ne b…lepirjen ndaj kryeministrit sa keni humbur cdo sens te realitetit dhe te gjithe qe nuk mendojne si ju nuk kuptojne…..haha…vazhdoni lepihuni, se nje dite jam i sigurte se do ti versuleni njeri tjetrit nga konkurenca e lepirjes..
ore lexoni para se te komentoni. Mero thote qe duhet reformuar drejtesia para se te denohet Berisha, Thano thote qe te denohet Berisha mjafton vullneti politik i Rames dhe Metes. Ku e sheh byth lepirjen ndaj Rames ti ketu?? Aman ore hiqni dore nga keto gjykimet kot me kot duke perfitu nga anonimati i webit. Behuni pak me te pergjegjshem mos perfitoni nga e drejta qe jep Mero per te komentuar gjithcka si tjua kercasa rradakja. PERGJEGJESI PER ATO QE BEN – te thote gje kjo fjale?
O Adrian ! Je konfuz ne ato qe thua.Saliu mezi pret qe te hapet nje proces kunder tij (thua ti). Pra tja bejme qejfin Saliut qe te behet “hero” dhe pastaj, 1. ose te dale “i pafajshem” si Ilir Meta 2. ose te denohet nga ata qe kane llapen e gjate per te lepire kepucen e Rames. Ti si njeri i mencur ke propozon nga keto dy variante? Mos haro se ata qe dijne te lepijne do te vazhdojne te drejtojne drejtesine Shqiptare dhe mjere ti, ne se do te biesh ne doren e tyre. Mos u mundo te jesh “origjinal” Shqiperia do ndryshoje vetem po te behet qilizem kudo, ne fillim ne drejtesi e me pas ne politike e administrate.
Me e arsyeshme do te ishte vleresimi i grabitjeve dhe shperdorimeve dhe zhdemtimi i demeve, ndersa per burgun duhet te jemi ca te kursyer, drejtesi po, por jo tu dhurojme piedestalin e pamerituar korbave te demokracise
I respektuar z. Thano! Jam krejt i një mendimi me ty për sa shprehesh në opinionin tënd. Rrethanat që e ,,mbrojnë”(përkohësisht)Sali antishqiptarin, janë disa. Kryesisht politike. Por duhet shtuar se edhe Organi i akuzës(prokuroria e përgjithëshme, duket se nuk e ka predispozitën e duhur për të bërë detyrën e saj. Mjafton 21 janari 2011 për tu thirrur pranë këtij organi Saliu me zagarët e tij. Ani, prokuroria le të thërrasë edhe përfaqësues të opozitës djeshme… Por, unë mendoj se Sali shkatrrimtari ka mbi vete një nr. të madh fajesh të karakterit ekonomik për të cilët. më së pari, duhen penalizuar mvartësit e tij direkt për shpërdorimet marramendës dhe sjelljen e ekonomisë në këtë gjendje të rëndë. Le të rrijë Saliu jasht burgut. Po të futen atje ku duhet vartësit e tij, ai është i mbaruar. Jam dakord me ju kur thoni se Saliu do ta dëshironte një arrestim për tu ,,herorizuar”. Nuk i duhet dhënë një shans i tillë. Por qahjallarët e sejmenët e tij, duhet të shkojnë shpejt atje ku duhet. Respekt, z. Thano!
Duhet ndertuar nje sistem ( on line ) ku njerezit nuk kane mundesi teknike per marreveshje… dhe shpresojme te mos e beje Nasipi.
Qe te haje qenush EDI bulldog SALIUN me duket e veshtire, sidomos tani qe SALA eshte nje bulldog i terbuar qe eshte gati te ktheje 97en do ishte fatale.EDI duhet te mendoje ;Cfare do bente Saliu ne vendin tim ?.INRIGANTI me i madh ne historine e Shqiperise (edhe se A.ZOGU )vetem me intriga hiqet qafe.
SHPETIMI I SALES NUK VARET NGA GJYQTARET TANE TE CILET DUKE MOS PATUR PERSONALITET PERGJITHESISHT E KANE STRATEGJI TE DREDHURIN E MUHABETIT SIPAS KONJUKTURES PRANDAJ NGURRIMI I EDIT NUK LIDHET ME TA POR
1, NESE DO TE JETE NE GJENDJE PROKURORIA E SHISHI TE FORMULOJNE AKUZA SERIOZE E TE BAZUARA QE TA PRANOJE BOTA NDAJ NJE DREJTUESI TE OPOZI TES QE TE MOS NDODHE SI ME NEXHMIE HOXHEN ME AKUZA KAFESH
2. NESE DO JENE NE GJENDJE TE PERBALLOJNE MBROJTJEN E NJE FARE SALI BERISHE QE E NJOHIM E GJITHE CFARE ” BIR KURVE: ESHTE ESHTE
VIKTOR hOTI M
N.q.s z.Thano ka te drejte se kjo mazhorance ka nevoje per nje Berishe te diskredituar se sa per nje Berishe ne burg, atehere kjo i ka hequr qafe Olldashin per te mbajtur nje dordolec qe i sherben. Dihet qe Olldashi ishte makthi i Berishes se fundi.