Në vijim të procesit të auditimit të skemës së pagesave të personave me aftësi të kufizuar, Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Fier anëtarët e Komisionit Mjekësor për Caktimin e Aftësisë në Punë, KMCAP Fier, anëtarë të Komisionit Mjeko Ligjor të Spitalit Rajonal Fier dhe Administratorë të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale në Komunën Cakran, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.
Këta persona dyshohet se përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre kanë sjellë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, si dhe kanë keqmenaxhuar pagesat e aftësisë së kufizuar.
Nga kontrolli i ushtruar nga ekipi i auditit të Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se nga 542 persona me aftësi të kufizuar në Komunën Cakran, 54 prej tyre kanë përfituar në mënyrë të parregullt pagesën e aftësisë së kufizuar, pasi rezultojnë me mangësi dokumentesh në dosje. Sipas vlerësimit paraprak, vetëm për 9 raste të gjetura me shkelje flagrante në dokumentacion, vlera e dëmit shkon në 2.782.000 lekë.
Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë të mundshëm, nëse do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera.
shume mire kane bere,
para zgjedhjeve pd fuste njerez kot ne skemen e pagesave sepse i merrte votat, ka qene e organizuar, kjo nuk vetem vjedhje
kaq pak do arrestohen ?! ka me shume sa kjo shifer qe thoni ju eshte shifer modeste !! do jete me shume dhe kjo eshte nje iniciative e mire e kesaj nisme qe po ben GRUPI RILINDJE !! bravo dhe shpresoj te denohen me burgim maksimal sepse ky eshte nje krim i rend qe kane bere
Epo ja pra qe shteti po vihet ne krye te puneve qe i takon. BURG, vetem burg per ata qe dje abuzuan kaq rende. si kane fytyre e rrine ne kete vend me ata
Baaaaaaaaa, dhe dalin e flasin akoma plerat e? Po futini ne burg ore futini te biem rehat ne dhe ju. Jemi popull i pervuajtur e fale ketyre maskarenjve kemi vujt, Ptu, legenat
Shume mire. Hapat nje nga nje do i shpjerin ne qeli te gjithe hajdutet e djeshem qe hanin parate e invalideve.
Ilace i befshin ishalla te gjitha ato para. Shteti te punoje sic e ka nisur, Per 4 vjet do jemi tjeter vend ?
waaaaaaaaa, ca turpiiiiiiiiii. TE hash me parate e invalideve. Ligj qe i denon me vdekje ska? Atje te shkojne ne gijotine . TE filloje te ish ministri, ish kryeministri e me radhe hiearkia
Une sdi te them shume fjale. Une di te them bravo Rama, e turp ata qe ishin dje. Te mos e prishim fjalorin. Ata qe ishin dje meroitojne vetem BURG BURG BURG. kaq kisha
Epo nuk ka ku te veje me rende me situata. E la arken bosh e vodhen sa u ngine. Une kam besim se Rama do e coje ne burg kete kupole qe hengri gjer dje
Ku je tani o Ridvan Bole pse nuk flet… Se na dole ne konferenc dhe hodhe balt o b…e
Bravo te qofte Erion Veliaj. Ja qe po i qendisni keto pune sic ju ka hije. Me shprese se do na coni perpara ju mbeshtesim e gjer tani, perpos grahmave qe leshon opozita e mbaruar, populli ju mbeshtet masivisht edhe me shume se me 23 qershor
HE ME TE HENGSHA,BY…N,O SHTET.KA FILLUAR TE BJERE ERE SHTET…JO LLAFE.
sepse gjithcka po del ne shesh tanime,fal nje qeverie qe ende ne fillimete e eta ka nisur nje pune te dukshme. ko eshte shume e rendesishme dhe i duhet kushtuar rendesia e duhur sikurse po behet.
bravo ju qofte.
Kjo semundje ka prekur gjith shqiperin. Ky esht shteti Rumpall qe instaloj Sali Berisha.Sa shum pune i duhet qeveris te re te sheroj plaget qe i la peshqesh qeveria e hajduteve dhe matrapazeve te koruptuar ne gjith piramiden shteterore. Ne keto skema idhetaret E PD dhe hajdutet e saj per qellime politike dhe per te ber sa me shum simpatizant te asaj partie qe me Sali Berishen e cuan vendin ne gremin, kan futur duart edhe ne grupet shoqerore fatkeqe. Nuk u mjaftuan me vjedhjet ne rruget, ne koncesjone, ne dogana e tatime,ne arsim, shendetesi ne organet e drejtesis e kudo, por futen duart edhe tek invalidet dhe paraplegkjiket duke e cuar numurin ne mbi 100 mij invalid.