“Më iku rinia në burg! E vetmja shpresë që kam, janë personat që mendojnë për mua”.
Këto janë fjalët që ka thënë 19-vjeçarja Nazime Visha, e cila prej një viti e gjysmë vuan dënimin për vrasjen e Fiqiri Muçës.
Apeli i saj ka ardhur përmes emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, pas letrës që kanë përpiluar emrat më të njohur të artit shqiptar, Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe sopranoja Inva Mula, të cilët kanë kërkuar mëshirë për Nazimen.
“U dha pretenca, nuk mendova se do më jepnin aq shumë vite, 17 vjet burg. Pastaj shpresova që Apeli të më ulte dënimin, por më dhanë 10 vjet. Më iku rinia në burg. Më mirë të kisha vdekur dhe vetë. Nuk kam pasur një proces të drejtë. Unë nuk kërkova që të gjykohesha për pafajësi, por për vrasje në kushte psikike. Por avokatja e kishte ndryshuar akuzën për pafajësi pa dijeninë time. Unë nuk doja pafajësi, se doja të vuaja dënimin për krimin që kisha bërë, unë e kisha pranuar krimin”, është shprehur Nazime Visha.
Ajo shpreh pendim për krimin e kryer dhe mirënjohje për emrat e letrave dhe të artit.
“Më duket se kam një shpresë që kanë ndier keqardhje për mua. Unë u them “Faleminderit” me zemër dhe shpirt. Kërkoj që me aq sa kanë mundësi, të vënë drejtësi edhe për mua. Ata po më japin shpresë”, është shprehur ajo./A.XH
te jesh e lumtur dhe me aq sa te dhane, se mund te kishe perfunduar per jete ne burg.
per tu bere gili-vili telenovelash te dinte prapanica, po per te lexu e kontrollu avokaten nuk i kishe trute.
aty te rrish, te vuash denimin e te behesh dhe shembull per gjith fshataret nga trute (jo vetem ato qe jetojne ne fshat) se nuk eshte jeta telenovele, por eshte shkolle, nuk eshte jeta celular por libra,
e vetmja qe te nxjerr nga “llumi” ku te lindin prindet eshte vetem shkolla.
ti qenke me të vërtetë kapsoll nga mendja!
Ku ta gjente shkollën pas malit Nazimja? Tek prindërit që e dërgonin në mal me dhitë apo tek miqtë e familjes që e përdhunuan qysh 14 vjeçe??? Apo tek televizionet tona edukative?
Nazimja është viktimë e shoqërisë dhe mentalitetit që jemi, prandaj nuk mund të dënohet njësoj si një gangster rrugësh!
Ky eshte shteti i korruptuar
nuk denon GERDECIN nuk denon 21 Janarin
dhe denon kete vajz qe ka mbrojt jeten e saje
nga nje pedofil,,
uroj lirim te shpejte per ty Nazime
jo meshire ,
POR DREJTESI
Eshte vertete per te ardhur keq per fatin tend Nazime, por gjykimi ndaj teje ka qene krejtesisht i drejte dhe ke marre minimumin e denimit per vepren qe ke kryer. Eshte hipokrizi e paster te fokusohet kaq shume vemendje ndaj teje, nderkohe qe shumica e veprave penale kryhen nga njerez ne rrethan te ngjashme me te tuat.
Vetem ne sistemin penal nordik (Norvegji, Suedi, Danimarke dhe Finlande) fajtore per nje veper penale konsiderohet me shume shoqeria se autori, ndersa ne pjesen tjeter te globit (ketu kam parasysh vetem vendet e civilizuara jo xhunglat aziatike dhe afrikane ku njeriu ka me pak vlere se nje orangotang, autori i vepres eshte pergjegjesi kryesor dhe ai paguan sipas ketij koncepti filizofik jo vetem per vepren qe ka kryer vete (parandalimi i posacem) por edhe qe shoqeria te edukohet (parandalimi i pergjithshem.
Eshte e padrejte qe vetem per Nazimen te ngrihen ne qiell duke u nenvizuar rrethana te tilla si niveli arsimor, kulturor, familjar apo ekonomik, nderkohe qe rrethana te tilla pak a shume ekzistojne ne shumicen e veprave penale te dhunshme (kunder individit).
Po te shohesh me kujdes shumica e krimineleve ordinere qe denohen per vrasje, plagosje, grabitje, shperndarje lendesh narkotike, dhune ne familje etj jane te gjithe pa arsim te mjaftueshem, pa kulture, pa nje familje te shendoshe dhe padyshim me nje nivel ekonomik mizerabel!
Prandaj eshte e padrejte qe per nje qytetar tjeter ne rrethana te ngjashme te perdoren epitete “kriminel”, nderkohe qe Nazimja konsiderohet si viktime.
Te gjithe jemi viktima te kohes ku jetojme, prandaj duhen mbajtur qendrime parimore e jo sa per sy e per faqe per te shitur humanizem fiktiv.
I lexoj me endje komentet e tua. Megjithate, per kete rast mendoj se duhet te kualifikohet si vetmbrojtje
Pra ti e pranon se kushtet e jetesës mizerabël prodhojnë dhunë por thua se është e drejtë që pergjegjësia të bie krejtësisht mbi ta dhe aspak mbi shoqërinë që i prodhon individët e dhunshëm. Për më tepër pa marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të një personi në caktimin e dënimit.
Dmth, për ty qenka bardhë e zi!
Ta doje Sokratin, nuk do të shkruaje gjëra të tilla.
analize e drejte por harron nje detaj te vogel….KA QENE MINORENE!!!!! ai tjetri po te ishte gjall do te ishte akuzuar per PEDOFILI!!!! Kur flitet per kushte psikike nuk nenkuptohet shoqeria por MOSHA
Nazmija vrau nje kafshe dhe per kete duhej te denohej..si gjueti e paligjshme.! Por mbase mund te denohej maksimumi nje vit per armembajtje pa leje..por edhe kjo te shifej mire per kushtet e saj psikike.!Gjykate e felliqur..shtet i korruptuar dhe shoqeri qe nuk meriton te bashkejetoje me njerez por me kafshet e malit.! Edhe dhija mbetet shterpe dhe nuk shkon ke cjapi i tufes dhe anasjelltas.! Perdhunuesi dhe perfituesi ndaj Nazimes nuk meritonte te varrosej..por ta shqyenin qente e rruges e te rrimorqohej pas nje karroce plehrash.! Nazmija meriton lirine..!
Plotesisht dakort me komentuesin,tik. E pershendes!
O goc nje njeri nuk merr me fryme per shkakun tend, dhe disa femije kane mbetur pa baba, nje grua pa burre, dhe nje nene pa bir.Me drejtesi natyrore i bie qe duhet te ishe edhe ti nen dhe tashi por ja qe perfiton nga fakti se jeton ne nje shoqeri te civilizuar mjaftueshem qe te te meshiroje dhe te te denoje vetem me heqje lirie. Kur dhunohesh dhe perdhunohesh denoncohet fakti ne familje, polici, institucione sociale dhe me e pakta, zhdukesh dhe largohesh “incognito”, nga burimi i dhunes apo abuzimit, dhe jo te besh foto seksi dy dite para vrasjes. Ky eshte nje krim me motive te pastra pasionale dhe me nxites injorancen dhe prapambetjen kulturore te familjes. Je akoma nje person i rrezikshem shoqerisht dhe nuk mund te qendrosh e lire. Jeta perbehet dhe nga tradhetia, fyerjet, xhelozite (nuk jemi prone e partnerit, eshte thjesht nje marrveshje dhe bashkejetese/bashkeperfitim i perkohshem qe mund te behet i perhershem me vullnetin e lire te paleve). Kjo sna legjitimon qe ti marrim jeten tjetrit, se ajo nuk kthehet me. Per momentin me gjithe rrethanat lehtesuese mbetesh nje kriminele pasionale (qe jane nje kategori shume e rrezikshme sepse mund te ndryshoje perseri pasioni dhe vret prap)
dhe ne maje te malit ti akuzon dike per perdhunim, ankohesh te familja, dhe ose te vrasin ose te nxjerrin nga shtepia se je turp per familjen
lIRONI NAZIMEN O TE PA FTYR AJO ESHT NJE HEROIN LA 1 ME PAK PEDOFIL NE TROJET SHQIPTARE…NAZIME JETO E QET SE GJITH MOTRAT E NENAT JAN ME TY.